Gjykata e Strasburgut hap dosjen e 21 Janarit.
Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut u drejton katër pyetje autoriteteve shqiptare, ndërsa kërkon dokumentacionin për hetimet dhe gjykimin, në të gjitha shkallët e gjyqësorit shqiptar.
Kështu, saga gjyqësore për përgjegjësit e vrasjeve të 21 Janarit, shkeljen e procedurave të gjykimit, zhdukjen dhe manipulimin e provave, rrëzimin e fakteve dhe devijimin e ekspertizave, më në fund, ka mbërritur dhe ka vënë në lëvizje Gjykatën Evropiane, raporton Shqiptarja.com.
Katër vjet pas padisë së familjarëve të viktimave, Gjykata e Strasburgut ka hapur çështjen më të nxehtë dhe sensitive të viteve të fundit.
21 Janari është konsideruar si një ndër krimet më të rënda shtetërore, në trajektoren e historisë së pluralizmit shqiptar, ku u ekzekutuan katër qytetarë të pafajshëm, ndërsa u plagosën edhe gjashtë të tjerë.
Drejtësia shqiptare nuk gjeti asnjë fajtor për ekzekutimet dhe plagosjet e qytetarëve para zyrës së ish-kryeministrit Sali Berisha.
Por, teksa Gjykata e Lartë vijon të mbajë peng prej tre vitesh dosjen, për shkak të pafuqisë së saj përballë politikës, tashmë fjalën e fundit për zbatimin e procedurave gjyqësore për 21 Janarin, do ta thotë Gjykata e Strasburgut.
Shqiptarja.com ka zbuluar dokumentin e parë zyrtar të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, të datës 23 Mars 2016, për çështjen “Ana Veizi dhe të tjerët kundër Shqipërisë”, për 21 Janarin, ku kërkohet rihapja e kësaj çështje.
Ishalla
Ike plaku mereeee me gjithe tespije e lul gagaç…ju erdhi ora me ne fund !
o zot jep drejtesi tani jam ok kam besim
Asgje ska per te ndodhur. Gjykata Nderkombtare ka dhene prova se eshte nje farse. Ja shembulli: Pake kohe po bene qe leroi nfa akuzat kriminelin Sheshel. Shembujt hane pa fund. Ceshtjen e 21 Janarit do e zgjat e do e zgjat sa autoret e krineve me ne krye Sali Berishen do te ken ngordhur. Shqiptare! Per kete komb ska per te patur kurre drejtesi. Ne jemi te destinuar te vuajme se keshtu duan SHBA,EUROPA dhe politikanet tane.
“Ana veizi dhe te tjeret kunder Shqperise “.Titullim i drejte ,pikerisht kunder Shqiperise ,shtetit qe ishte kthyer ne armik i populates ,vrasesit shtet .
Pra vrasja eshte jona ,jemi neve qe sollem tragjedine ,jemi te pa shpirt ,kanibale .Kjo vetem e vetem per te lulezuar ne pushtet ,pa menduar shtresat e tjera qe vdesin nga skamja . Enese nuk i mund skamja …pushteti e arrin me plumba .
Uroj qe Europa te arrije te na tregoje fytyrat e krimit ,te qetesoje shpirterat e vejushave e jetimeve ,te cilet presin me ankth drejtesine .
Asnje shprese nuk kam.Europa ashte pergjegjese ashtu si Amerike per gjendjen ne Shqiperi.Ambasadoret e tyre kane qene te korruptuar nga rregjimi kriminal i Sali Berishes.kurre nuk e kane ngritur zerin edhe pse i kane pa me sy krimet qe ka kryer Saliu nga viti 1991 e deri me sot.A u shkaterrua Shqiperia me thirrjet e Sali Berishes ne vitin 1991 duke vrare edhe 4 njerz te pafajshem me 2 prill 1991? Per 5 vjet qe drejtoi Saliu askush nuk punoi vetem me vjedhje ,korrupsion,trafiqe kundrabande se keshtu ishte drejtimi i kriminelit derisa ne vitin 1997 qe i vuri shqiptaret te vriten me njeri tjetrin mbasi humben pasurite e tyre ne firmat piramidale.Ashte shume e gjate lista e vrasjeve qe jane ba ne Shqiperi nga urdherat indirekt apo direkt nga Sali Berisha por e fundit ashte 21 janari qe ashte drekt pergjegjes sepse e ka deklaruar me gojen e vet ne tv.Keshtu qe une nuk shpresoj qe drejtesia do te vihe ne vend ndonjehere per sa kohe ashte i lire Sali Berisha dhe per sa kohe nuk do te ndryshoje politika europjane e amerikane ndaj Shqiperise.nuk duhet te flitet ma me fjale te pergjthshme por cdo krimi duhet te thuhet me emer kush shte pergjegjesi.
Kjo i ve kapak Republikes Banane Ambasadoriale me krye kriminele parliament, prokurori dhe tipa si Edrama/SalehBisha, qe krekosen per injorancen e tyre tradhetine kombetare.
Ooooooooooo kaaaaaa…….raaaaa ….i zoti e nxjerr gamorin nga balta …..mos kini shpresa …….