Dita ngre dyshime për ambasadoren e BE-së: Interesim i pazakontë për projektin hekurudhor mes Shqipërisë dhe Malit të Zi

12 Prill 2016, 09:13Politika TEMA

Ministri Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto është takuar me ambasadoren e Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin.

Takimi vjen pasi së afërmi, pritet të përfundojë një protokoll marrëveshje, midis palës shqiptare dhe asaj malazeze, për sektorin hekurudhor.

Sipas deklaratës zyrtare, ministri dhe Ambasadorja Vlahutin diskutuan “për filtrimin dhe thithjen e investimeve të huaja private në këto projekte”.

Por, gazeta Dita ngre dyshime mbi interesat e ambasadores së BE-së.

“Mbetet e paqartë arsyeja e përfshirjes së Vllahutin në një marrëveshje bilaterale.

Znj.Vllahutin është bashkëshorte e një shtetasi malazez.

Në qarqet e biznesit dhe politikës në Tiranë nuk mungojnë këto ditë zërat se pas interesimit të znj. Vllahutin për këtë projekt shqiptaro-malazez janë interesa krejt të tjera nga ato që dikton posti i shefes së delegacionit të BE në Tiranë”, shkruan kjo gazetë.

5 komente në “Dita ngre dyshime për ambasadoren e BE-së: Interesim i pazakontë për projektin hekurudhor mes Shqipërisë dhe Malit të Zi”

  1. elona says:

    Jam e bindur 200% qe po…keta jane 100x me te korruptuar se ne.Por…ne s’po gjejme keta hajdutet qe kemi ketu, le te gjejme ku i fle lepuri Romanes.

    1. Kiu says:

      Normal qe Haxhinasto, i instruktuar nga Like floriri, i kupton qe ne ajer keto punet e korrupsionit. Sidomos kur me nje gur vriten dy zogj – hiqet qafe konkurrenca e ndonje lobi malazez dhe goditet terthorazi reforma ne drejtesi. Po Z. Lu a eshte dule bere korrupsion me ndonje firme kineze, valle???!!!

  2. e ka burrin malazes says:

    e thjeshte fare sepse zonja disa muaj me pare u martua ne mal te zi me nje serb te malit te zi normal shikon interesin e burrit dhe sherbimit malazes

  3. emigranti says:

    Neqoftese e ka burrin malazes, a ka ndonje te keqe ndertimi I hekurudhes me Malin e Zi.
    Eshte tjeter gje neqoftese ne firmosim nje marreveshje te disfavorshme per ne.
    Kjo nuk do tu falej ne radhe te pare qeveritareve tane.
    Por tani nuk kemi pse paragjykojme.

  4. Bond says:

    Komente kot…O njerez, eshte e qarte qe lidhja tokesore (rruge & hekurudhe) midis Shqiperine dhe Europen kalon neper Malin e Zi. Prandaj Vllahutin po flet pikerisht si perfaqesuese e Europes! Eshte budallallek nese mendoni te shkoni ne Europe nga Kosova, Maqedonia apo Greqia….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje