Parashikimi ogurzi: Ja çfarë do ndodhë nëse Trump do jetë president!

11 Prill 2016, 16:30Politika TEMA

Një ballinë makthi, kështu mund të cilësohet ajo që ka publikuar gazeta “Boston Globe” dy ditë më parë.

E përditshmja amerikane ka shkuar para në kohë duke publikuar një ballinë imagjinare të 9 prillit 2017.

Titulli i madh nis me fjalinë “Le të nisin deportimet” dhe foto të madhe të Trumpit.

Ashtu siç ka premtuar gjatë fushatës së tij, nëse Trump zgjidhet president, do të largojë gjithë emigrantët ilegalë.

“Trump do t’i largojë klandestinët aq shpejtë sa do t’u merren mendtë”, shkruan gazeta.

Në faqen e parë gjithashtu shihen edhe disa tituj të tjerë, një parashikim ogurzi i gazetës.

“Bursat po bien vazhdimisht dhe shpallja e falimentit është afër”, thotë një titull ndërsa një tjetër shkruan për urrejtjen e Trump ndaj medias, “Ligj të ri kundër shpifjes së jashtëqitjeve në media”, shkruan Boston Globe.

Një mënyrë origjinale kjo e gjetur nga gazeta e cila në Twitter ka shkruajtur: Shpresojmë që një ballinë të tillë të mos ta publikojmë kurrë!

2 komente në “Parashikimi ogurzi: Ja çfarë do ndodhë nëse Trump do jetë president!”

  1. autoctonus amerikanoid says:

    po ky dreq qe esht klysh emigranti gjerman per vete…
    apo,kalova lumen t dhjefsha kalin.
    edhe grun emigrante e ka…

    1. testimus says:

      Propaganda bajate e lobeve te fuqishme dhe burokrateve te Partive humbasin financimet e tyre nga zgjedhja e Trump.

      Trump eshte kundra emigracionit te paligjshem, jo kundra emigrateve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje