Prej javësh, Lulzim Basha ka startuar praktikën elektorale të “Toën Hall”-eve, diçka e trashëguar nga formati komunstoid parti-popull, e njohur ndryshe në një trajtë më folklorike si “gju më gju me popullin”.
Por fakti që ka dhe një emërtesë në anglisht, do të thotë që është po ashtu dhe një sajesë perëndimore e PR-së (Public Relations), që Rama e huazoi dhe e instaloi më pas në katërvjetëshin e dytë të të qënit në opozitë.
Në të parin, ishte më shqiptar, ku me një majtizëm ashiqare, bujtte nëpër shtëpi fshatarësh duke drekuar po fshatçe, sipas parimit të përshpirtshëm “bukë e kripë e zemër”; e qarë halle me ta, me pretendimin se ishin të rrënuar nga Berishajt në qeverisje. Ndërsa në të dytin, zgjodhi stile më avangardë të promovimit të vetes, vizionit qeverisës e programit, ku bënin pjesë pra edhe “Toen Hall”-ete famshme ku jo rrallë herë plaste dhe gallata për ndonjë votë më shumë.
“Epo fshatarët gallatë duan!”, thoshte Tirka tek “Zonja nga qyteti”.
E tani, është Basha që po i vijon ato duke ndjekur përpikmërisht dhe detaje të tjera të Ramës, siç posterat vertiakale prapa shpinës, në të cilat janë dhe slloganet përkatëse.
Por dikush duhet t`ja thotë Bashës se nuk shkon që përmbajtja e slloganeve të përçojë frymë revolucionare, ndërkohë që produkti verbal të jetë diçka jo në përputhje me të.
Pra, nuk shkon që verbalisht, njerëzve t’u ofrosh vizione qeverisëse, pika programi; e njëherësh, gjuha grafike krah teje përcjellë krejt tjetër gjë, siç shkruhet: “Protestë, Rezistencë, Përballje”.
Është një nonsens që i takon Grida Dumës që ta eliminojë, si sekretare e Marrëdhënieve me Publikun; ose e ndonjë mendjeje tjetër më të freskët e të kthjellët në PD, nëse ka./ Tesheshi.com
Cfare nuk shkon tek Basha? C’do gje! Eshte personi i gabuar ne kohe dhe ne vendin e gabuar! Ky njeri, cilimi, eshte pjelle e Sal Berishes, kryekriminelit shqiptar! Si ka mundesi qe kjo PD ariti deri ne kete pike! Si ka mundesi qe njerezit e zgjuar te PD ta lejojne vetes te arijne deri ketu?! Pergjigjet jane te shumta por , duket qarte se Berisha akoma e kontrollon me force antarsine e PD! Para te madhe kane bere dhe tanime kane frike nga drejtesia! Te shohim deri kur!
edhe ky i shkreti,mbledh nja pese sigurimsa dhe premton se do heqi taxat si ne socializem qe ishim i vetmi vend pa taxa.
po t mbajti sumatricja sill familjen te jetoj ketu o mashtrus kastravec hollandez.
Rama nuk ka qn asnjher ne qeverisjen qendrore,kurse ju zoti basha keni qen ne qeverijen qendrore dhe ate lokale edhe ne te dyja,ke deshtuar,ne rrugen e kombit,4te vrar ne bulevard dhe as nje qe ne bashki,prandaj jeni I konsumuar per cfar mendon te besh,populli ka nje shprheje,ku thot nje here beson heren tjeter fain e kam vet,prandaj nuk jeni te besushem me.
rama nuk ka qen asnjher ne qeverisjen qendrore ,kurse ju zoti basha keni qn ne qeverisjen, qendrore dhe ate lokale,ne te dyja keni deshtuar ,si ate,qendrore,ku vrat kater veta,dhe rruga e kombit,dhe rrezultate zero ne bashki,prandaj jeni shume i konsumuar dhe koruptuar. nje fjal e urte popullore thot heren e par te besoj,por heren e dyt jam fajtor vet,NQS ne 2011vrat 4veta kryetari juaj tani do vrasi jo 4ter por 30 dhe 300,prandaj ju jeni vrases dhe si te tidh duhet te jepni llogari per ATA QE JU VRAT DHE PER KORUPSIONIN GALOPANT QE KENI BER KETO 20 VJET,TI MBAJ PERQEQSIT TUA.
Partia Demokratike eshte nje parti e mafjes dhe bandave kriminale. Ato politikane te ndershem qe militojne duhet te largohen.