Profesori i socialistëve, Servet Pëllumbi hodhi poshtë dje, pretendimet e deputetëve Ben Blushi, Mimoza Hafizi e Petrit Ago për manipulime në referendumin e ditës së shtunë.
Ai tha se kjo pakicë, që po vjen gjithnjë e duke u bërë më pakicë, duhet të pranojë rezultatin e referendumit nëse do të qëndrojë në Partinë Socialiste.
I pyetur në lidhje me mundësinë e një përjashtimi të deputetit Ben Blushi, Pëllumbi u shpreh se nuk ka nevojë për një përjashtim nëse tjetri përjashton veten.
Ja çfarë thotë ai në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”
Zoti Pëllumbi, si shkoi për ju referendumi i mbajtur ditën e shtunë brenda Partisë Socialiste për t’i dhënë përgjigje pyetjes nëse quhet i rinovuar mandati i kryetarit të partisë, kur ai është edhe kryeministër?
Unë them që ishte një demonstrim demokratik, i vullnetit të anëtarësisë së Partisë Socialiste, që erdhi menjëherë pas Kongresit. Gjithashtu ishte një akt që tregoi forcën e mirëkuptimin brenda anëtarësisë së PS-së. Ky referendum dhe votimi i ditës së shtunë tregoi se Partia Socialiste mbetet një nga forcat më të organizuara në vend.
Profesor, pati gjatë këtyre ditëve kritika nga disa deputetë të PS-së, si zoti Blushi, zonja Hafizi, se pati manipulime, madje kutitë ishin mbushur më përpara; si i vlerësoni? Ju, i vutë re gjatë votimit shkeljet që thuhen?
Nuk pati absolutisht asnjë shkelje, për mendimin tim, sepse unë mora pjesë në votim, madje anëtarët e partisë rrinin në rresht për të votuar. Çdo gjë ishte e dokumentuar. Çdo anëtar paraqitej para komisionit me kartën e anëtarësisë, ishin listat dhe çdo gjë ishte shumë mirë e organizuar. Fletët e votimit, vendet e sekretimit, kabinat e votimit ishin të gjitha në rregull. Çdo gjë ishte normale, madje do të thosha e përkryer. Çdo pretendim i atyre apo i asaj pakice – që ka ardhur duke u bërë gjithnjë e më shumë pakicë – për shkelje dhe për pavlefshmëri të referendumit, mua më duket se është jashtë çdo logjike dhe jashtë çdo realiteti.
Ka pasur këto dy ditë, opinione të ndryshme që bëjnë një analogji mes zgjedhjeve të kohës së monizmit dhe këtij referendumi, ku si pjesëmarrja, ashtu edhe rezultati dalin me rreth 99.99%. A shihni diçka të tillë?
Nuk ka të bëjë me analogji, sepse ato zgjedhje për të cilat bëhet fjalë ishin zgjedhje popullore. Këtu është fjala për zgjedhje në parti. Partitë janë të organizuara, janë me anëtarë që kanë dokumente, që kanë një organizatë të tyre. Kështu që është plotësisht normale që, një votim që bëhet brenda një partie të ketë një përqindje të lartë. Ndërsa, votimi për të cilin flitet ishte votim elektoral, popullor, i cili ishte formal dhe zhvillohej sipas atyre parametrave që përmendët ju. Analogjia, për mendimin tim, këtu nuk ka vend. Ky është votim për referendum në parti, pra votim në një organizatë vullnetare që bashkon njerëz sipas bindjeve të tyre dhe interesave. Kështu që nuk ka vend të bëhet një krahasim i tillë me një votim popullor.
A quhet e dështuar kjo betejë e zotit Blushi tanimë që ka një përgjigje nga referendumi për mandatin e kryetarit të partisë, Edi Rama?
Kush nuk do ta shohë përgjigjen, atëherë është miopi politike e atij që nuk do ta shohë. Unë zakonisht mendoj kështu, që ata që kanë mendim ndryshe, kanë të drejtë ta shprehin atë, ta diskutojnë nëpër forume, jashtë forumeve, brenda forumeve, por kur vullneti i shumicës shprehet në Kongres, aq më tepër në një referendum, atëherë nuk ka vend më për debate, për këtë çështje të paktën. Secili mund ta ruajë mendimin e tij, por në qoftë se do të qëndrojë në radhët e partisë, është i detyruar të njohë këtë rezultat.
Mendoni se nuk ka vend më për zotin Blushi në PS?
Mund të përjashtohet ai? Unë nuk mendoj se duhet një përjashtim, aq më tepër kur secili e sheh veten të përjashtuar, përjashton veten pra. Nëse tjetri përjashton vetveten, nuk ka nevojë për përjashtim.
“Nuk ka të bëjë me analogji, sepse ato zgjedhje për të cilat bëhet fjalë ishin zgjedhje popullore. Këtu është fjala për zgjedhje në parti. Partitë janë të organizuara, janë me anëtarë që kanë dokumente, që kanë një organizatë të tyre. ”
sheh dikush llogjikë në këtë fjali??
unë për vete nuk e kuptoj fare!!ose profesori nuk ka dashur ta kuptojë!!
ndoshta akoma nuk e di çdo të thotë analogji???
analogjin në përqindje?!që do të thotë atëherë veotohej nga frika dhe sot po ashtu?!
“A quhet e dështuar kjo betejë e zotit Blushi tanimë”
që blusi ka dështuar këtë ta them dhe unë!!nuk ke nevojë të pyesësh profesorin!!
ai ka dështuar në atë që nisi!!ai ka dështuar në ruajtjen e demokracisë në një parti europiane!!kurse për atë që mendoni ju,si person,si rival i një kryetari despot të një partie europiane,ai ka fituar!ai nesër mund të bëhet kryetar i një partie tjetër!ai mund të vendosë veton e tij si gjithë kryetarët e tjerë!mund të bëjë të njëjtat manovra që kanë bërë të tjerët!!
bile ai një ditë ka për të pasur PROFESORËT,PËLLUMBAT A SERVETËT e tij,ose të njëjtët që sot e shajnë!!kanë për ta mbrojtur gjithnjë!!kanë për ti shtruar rrugën!!
në këtë aspekt blushi ka fituar!!
kush ka humbur jemi ne shqiptarët,ne shqiptarët PS,PD deri tek gjithë kombinimet e alfabetit shqip,ne që nuk bëjmë pjesë në këto sigla!
“Nëse tjetri përjashton vetveten, nuk ka nevojë për përjashtim”
kjo është e vërtetë!!ai përjashtoi ju dhe vetveten!!ju nxori dhe atë pjesë të bojës që ju kishte mbetur,por dhe i nxori bojën vetes me egoizmin e tij!!
Si e ka emrin e vertet ky?
Sevret,Sefret,Serfet,Servet???
Vazhdo shoku Pellumb si ne kohen e Enverit tend te dashur…Mjerr shqiptaret qe ju kane…..
Jepi , jepi shoku Servet, si ne kohen e Xhaxhi Enverit, po si nuk ndreqeni ju nje here ne kete gjithesi,,,?!!!!!!!
Une kuptoje vetem nje gje qe Servet Pellumbi eshte diktator, nuk e lidh asgje me demokracine. Te ngresh nje problem parimor ne parti sipas tij qenke i vetperjashtuar. Hajde profesor hajde,kush ta ka dhene titullin, ky i dashka te gjithe te rrine urte, te trembur brenda partise tyre, kryetari te beje si te doje etj.etj. Eshte diktatur te besh referendum per zgjedhjen e kryetarit pa konkurent. Ju jeni te gjithe diktator, nje parti diktatoresh qe kerkojne ta internojne Ben Blushin eshte e destinuar te falimentoje komunizmin ne bote nuk e do asnje
Nuk mund te merret si reference nje plak i rrjedhur qe akoma kur betohet thote: “per ideal”. Te ishte per kete dhe shoket e tij komuniste ne akoma do ishim me fotot e enverit neper muret e shtepise, duke konsumuar tallonin, duke marre vajgurin, duke folur me shenja, duke shijuar komunizmin.
Ju bej thirrje dhe ju te gazetes sidomos Meros (qe dikur e bente lecke kete tipin) , qe te mos e ulni nivelin duke intervistuar e botuar mendimet e ketyre te rrjedhurve te regjimit te shkuar. Idete e tyre skandaloze vetem sa te bejne te shkosh mbrapa, madje keqedukojne dhe brezin e ri duke i injektuar koncepte diktatoriale, prapanike.
Sa here cfaqet ky profesori i ML ne media te mer malli te gjesh nje komentator qe te pakten ti miratoje ndonje mendim te tij.Prototip i nje ideologu te thekur te diktatures dhe per kete e sqaroj mendjen e ndritur te tij sa me poshte:Vertet e beson qe nje antar i pa pune i PS te votoje ate qe e ka lene pa buke,nje biznesmen antar i PS qe e falimentoi kryetari ta votoje ate,nje pronar antari i PS qe i ka mare pronat kryetari ta votoje ate ,nje familje me bindje socialiste qe ju prish shtepia se do shtonte nje kotec per pulat do ta votonin ate,mijera intelektuale te PS qe njuk e hane sapunin per djathin e Rames do ta votonin ate,Po pyes kush ishte kandidati i dyte ne referendum,kush i mbyllikutite,numuroivotat,pjesemarjen,pro e kundra,kush i hapiu,kush beri proces verbalin,kush i shpalli -keto i beri prototipi i Qiftes se Elbasanit qe u zgjodh ne asamble per merita te vecanta ne qelbesiren e gatuar nga Rama ne Elbasan dhe te gjitha keto mendje ndrituri Pellumbi na i servir si kulmin e demokracise duke haruar se degjuesit, lexuesit ,komentatoret nuk jane mbesa e tij deputete apo anetaret e fisit te tij me te ardhura te majme nga demokracija e ndritur e Pellumbit.Nuk eshte me e drejte te te quajne xhakete e vjeter ,perfundimisht ti je grisur komplet e duhet te hidhesh ne koshin e plerave.
Disa komente kerkojne qe tu Bejne qejfin blushit e hafizit, por profesori gjykon drejte. Ata me mire te ikin dhe te rreshtohen krah sales, aty ku I pret krah hapur edhe Kaci I zi se ne te vertete ata vetem sterkembesha I Kane vene PS. Me mire djepi bosh se shejtani ne te.