Deputeti i PD-së, Bedri Hoxha: E vërteta e lajmit të një femre në hotel me mua

10 Prill 2016, 16:01Politika TEMA

Deputeti i Partisë Demokratike Bedri Hoxha ka reaguar sot pas publikimit në një procesverbali të policisë që jep detaje të natës kur është sulmuar makina e tij.

Sipas dokumentit të uniformave blu natën e 24 prillit 2015 Bedri Hoxha është filmuar nga kamerat e një banke kur del nga makina së bashku me një femër dhe drejtohet për në hotel.

I kontaktuar nga “Panorama.al” ai thotë se ka qenë i vetëm dhe jo i shoqëruar me femër atë natë.

 

Hoxha, si po vazhdojnë hetimet për sulmin ndaj automjetit tuaj në Burrel një vit më parë?

 

Hetimet për sulmin ndaj automjetit tim janë mbyllur. Prokuroria më ka dërguar një letër ku më njoftonte mbylljen e tyre dhe se kamerat e sigurisë së bankës aty pranë nuk kishin fushëpamje por vetëm mund shihnin bankomatet aty.

 

Hoxha, gazeta Shqiptarja.com ka publikuar një procesverbal të Policisë, i cili shkruan se ju atë ditë keni qenë me një femër në makinë dhe se keni dalë nga mjeti dhe keni hyrë në hotel?

 

Nuk është i vërtetë procesverbali i Policisë. Këto janë përralla dhe shpifje që riciklohen tani në prag fushate. Ai procesverbal nuk ka lidhje me mua. Unë madje kam qenë i vetëm në makinë. Po të isha me ndonjë femër nuk do ta kisha denoncuar fare rastin. Kisha tre miq te hoteli që i kisha njoftuar pasi nuk kisha ku qëndroja. Është shumë e thjesht për ta verifikuar, pasi çdo hotel ka një regjistër të hyrje daljeve të tij.

2 komente në “Deputeti i PD-së, Bedri Hoxha: E vërteta e lajmit të një femre në hotel me mua”

  1. Emer says:

    Me kete regjistrin e hyrje-daljeve na e mbushi mendjen! Mos kujton gje se jeton ne Zvicer o de(pusht)et?!

  2. Treviso says:

    Pergjigjet e ketije tregojne menyren esjelljes qe bejne te gjithe antaret e partise demokratike. Per tju shmangur realitetit kalon direkt ne mesymje. Ka eksperjencen e kryekriminelit Berisha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje