Grida Duma ka dalë sot në foltoren e PD-së për të sulmuar kryeministrin Rama i cili “bëri referendum për të mos bërë zgjedhje brenda partisë”.
Sipas Dumës këto “zgjedhje në partinë e tij, janë më shumë se çështje e brendshme e Partisë Socialiste”.
“Votimet e Edi Ramës për të mos lejuar zgjedhje në partinë e tij, janë më shumë se çështje e brendshme e Partisë Socialiste, pasi qëkur kjo alibi leifeniane u shpall e derisa u mbyll, pati dhunim të votës.
Të gjitha shkeljet e evidentuara nga OSBE-ODIHR në raportin zyrtar për zgjedhjet e qershorit të vitit të kaluar, ishin të pranishme në votimin e djeshëm.
Gangsterët e të fortët e Edi Ramës që kontrollojnë qendrat e votimit, ishin dje në krye të detyrës dhe tanimë ata janë promovuar nga Edi Rama pasi u ka besuar drejtimin e partisë.
Presioni ndaj administratës ishte skandaloz pasi jo vetëm u monitoruan me lista kush votonte, por u thirrën dhe u kërcënuan të gjithë nëpunësit që nuk patën ndërmend të votonin.
Manipulimi nisi me listat që në fillim, të cilat u krehën dhe u sistemuan, që të ishin aty vetëm besnikët e Edi Ramës.
Manipulimi vazhdoi me shpalljen e rreme të pjesmarrjes, duke zmadhuar shifra sipas hesapit të Ramës, pasi askush nuk pati akses të verifikonte saktësinë e tyre.
Vota u ble nga oligarkët milionerë të Ramës, deputetët biznesmenë dhe kryetarët e bashkive u hodhën në aksion që me zgjedhjen e delegatëve e deri dje pasdite vonë.
Të gjithë të inkriminuarit u bashkuan rreth kauzës, për ti siguruar kumbarit Rama sundimin e partisë pa garë e pa zgjedhje.
Të gjitha këto shkelje, dhunime, abuzime, janë tipari i një armiku të konfirmuar të votës së lirë, siç është Edi Rama.
Dhunimi i votës dje, tregon raportin që ky njeri ka me zgjedhjet, të vetmin raport që ka me votën, që është blerja, manipulimi, dhunimi.
Kjo është një kambanë alarmi për zgjedhjet që po vijnë pasi është e qartë se Edi Rama ka vetëm një projekt, shkatërrimin e tyre.
Ndaj Partia Demokratike është e vendosur së bashku me qytetarët dhe me partnerët ndërkombëtarë të mos lejojë për asnjë moment që skemat e Edi Ramës kundër votes së lirë të zbatohen në zgjedhjet që po vijnë.
Vota e lirë, zgjedhjet e lira e të ndershme janë fundi i tij. Një fund që ai nuk ka për ta ndalur dot sado të përpiqet”, deklaroi Duma.
Idiote ! Flet kot per se koti ! Flisni pa pike turpi ! Tamam si ai qeni qe leh ne hene ! Ku i pe ti manioulimet ? Si guxon ti e quan te manipuluar 81 mije njerez? Pastaj c’te duhet ty per PS. Po ato zgjedhjet tuaja si behen ? Si u zgjodh Basha Kryetar? Si i kini zhvilluar ju zgjedhjet . Si nuk e kuptoni qe jeni bere qesharak me keq se Saliu juaj………… Beni shurren ne nje ene dhe shikojeni pak veten se cilet jeni……
Jo vetem qe nuk do e lejojme por
tentatives me te vogel te manipulimit
do i pergjigjemi me menyrat qe as ne enderr
nuk i kane pare .
do mbrojme te ardhmen tone duke
pastruar manipulatoret nga politika
dhe e ardhmja.
Edi Rama do e ndjeje eren e keqe te fundit
te tij shume me perpara se te tjeret dhe do
tentoje qe te largohet fshehurazi po te gjitha
rruget do i kete te bllokuar dhe per te ka vetem nje rruge
qe te laje gjynahet e tij dhe ti ktheje shpresen shqiptareve.
Sadush, o Burdush, mos ofendo Griden se perndryshe t’i theje brijte, a more vesh? Grida
oshte ‘mein Schatz’, ok!
vazhdon sipas avazi shqiptar, me u mor me hallet e botes dhe te jo te vetes.
Je shumë vulgare moj “zonjë “. Kjo që lëçite është një anegdotë e nxjerë nga arshiva e PD-së, me pikë dhe me presje. Është po aq vulgare sa ty. Dhe e mban veten për të zgjuar dhe me kulturë. Nuk e ha më njeri atë kokër ulliri.
PD-ja do te ishte e besueshme ne qoftese nga ana e saj sikur edhe ne nje rast te vetem ne pushtetin e saj do te kishte dhene shembullin e nje partie qe respekton zgjedhjet e lira e demokratike. Fatkeqesisht ishte kjo parti qe prej vitit 1992 e ne vazhdim ka treguar se sa alergji ka nga zgjedhjet e lira, nga demokracia, nga mos pranimi i humbjes ku pervec manipulimit zgjedhor ka shkuar deri ne vrasjen e protestuesve per mbrojtjen e pushtetit te saj te vjedhur, pushtetit diktatorial!
VOGELUSHJA GRIDA. ZGJEDHJET ME SKANDALOZE NE SHQIPERI KANE QENE ATO TE VITIT 1996, POR TI NE ATE KOHE “KULLOSJE” NE LIVADHE TE TJERA… TE LUTEM, NA BEJ NJE HISTORIK TE SHKURTER TE ZGJEDHJEVE BRENDA PARTISE DEMOKRATIKE, QYSH ME 12 DHJETOR 1990 E DERI ME SOT, E PASTAJ EJA FLASIM. I NDJERI OLLDASHI NUK ESHTE I QETE ATY KU KA SHKUAR, KUR DEGJONE KONFERENCAT E TUAJA TE SHTYPIT QE “I QANI HALLIN KALORESIT QE I VAREN KEMBET”. SI NUK JU VJEN ZOR QE KENI HUMBUR CDO INTEGRITET E PERSONALITET DHE VAZHDONI TE RRINI SI PIKEPYETJE PARA PLAKUT MERE QE ESHTE “ME NJE KEMBE NE VARR”? RREGULLONI SHTEPINE TUAJ DHE PASTAJ KENI GJITHE TE DREJTEN TE FLISNI EDHE PER SHTEPINE E KOMSHIUT. RREGULLONI NJEHERE SHTEPINE TUAJ E PASTAJ EJANI E NA KERKONI VOTEN… NEVE NA DHEMB PD PER DEREXHENE KU E KENI KATANDISUR JU… NUK ESHTE HIPOKRIZI ESHTE NJE E VERTETE ULERITESE… NUK KAM ASNJE SHPRESE SE TY GRIDA (DHE SHUME SI TY) ME KUPTOJNE PER KETO QE THEM.
Cdo gje e kuptoj, por nuk kuptoj dot nje gje te vogel, se perse kjo grua flet se cfare behet ne PS?
Shiko kush flet!
Po zgjedhjet ne PD si ishin! ? Keni vjedhur gjithmon : ne parti dhe ne gjithe shqiprin. Jeni super mjeshtra per te vjedhur. Keni vjedhur 95% te gjithe shqiperise
moj Grrrrrrrrrrrrr!
Beni ju nje referendum dhe te shohim se sa do te jete pjesmarrja!
Kaq mjafton qe te na regoni se sa anetare keni.Te pakten Rama tregoi bindshem se sa anetare ka. Rezultati nuk ka asnje rendesi, sepse ai qe ka mend e kupton thjeshte nga pjesemarrja. Blushi qe nuk ishte dakord nuk morri pjese.Pjesemarrjen masive e pranoi edhe media.
Ku eshte vjedhja ketu?
Jeni bere jo vetem Partia e D-estruksionit, por edhe P e D-ezinformimit!
ku e keni PD??????????????
Gridha ,jeni personi i fundit qe mund te ngushelloni per humbjen e thelle te djeshme te blushit ,pasi jeni nje humbese gati e njejte me shifra ne 2015. Urojme qe sera juaj politike dhe mediatike te votoni per blushin dhe grupin e tij , ndoshta e nxirrni fitues sa ju dhe shqupi ???!!!
Grida si mbeshtetrs i partis demokratike po te themese nuk jeni me kembet ne toke, ju nuk shikoni se ca behet vetem berrtisni dhe ulerisni. Po nuk ndryshuat kete nje vite te jen te sigurte qe pd do marin me pak vota se para 3 viteve, te gjithe mbeshtetesit po ju ikin te lsi dhe do cuditeni kur pd te dalin partia e 3 si pasoku ne greqi po e katandisni pd. Pranoni dhe gabimet qe jane bere si keni vjedhur vota dhe te pakten vrasjen ne bulevarde, ishte gabimi me i mathe se cdo gje tjeter qe ka bere pd keto 26 vjet themelim. Dhe kur vjene puna per te dale ne protesta shqiptaret jane stepur se i degjojne me veshet e mi kur thone ku i dihet ca pergatitet ne tiran vrasin na nje per trazira dhe per te mare pushtetin dhe ikim per dhjam qeni si ata 4 fukarenjet.
Grida dhe Blushi thone qe Referendumi u manipulua.Nje koecidence e habiteshme..
PD kerkon te justifikoi humbjen qe parashikohet ne 2017. Pritej ky reagim nga ata qe vetem shpifin. Ndaj mos çuditet komentuesi me siper. Pas votimit ne 2017 dhe humbjes qe pritet, PD do dali ne rruge per dhune.