Referendumi i PS, mbyllet votimi; pjesëmarrja më e lartë në Malësinë e Madhe

9 Prill 2016, 19:06Politika TEMA

Janë mbyllur para pak çastesh në mbarë vendin qendrat e votimit të ngritura nga Partia Socialiste, për të votuar në referendumin mbi legjitimitetin e kryetarit Rama.

Burime nga selia rozë kanë deklaruar se, pjesëmarrja më e madhe ka qenë në Malësinë e Madhe, me 94.8 për qind.

Konkretisht, sipas burimeve, në Vaun e Dejës pjesëmarrja ishte 93.6%, në Pukë 86.3%, në Has 87.9% dhe në Tropojë 83.8%.

Ndërsa në Lezhë pjesëmarrja ka qenë 76.7 për qind.

Nga 1.906 anëtarë votuan 1.525, nga të cilët vota të vlefshme dolën 1511. Sipas të dhënave, 1.468 anëtarë votuan pro, ndërsa 43 kundër.

1 komente në “Referendumi i PS, mbyllet votimi; pjesëmarrja më e lartë në Malësinë e Madhe”

  1. RILINDJA ME BYTHE PERPJETE says:

    NUK ESHTE E VERTETE NE LIBRAZHD PJESMARRJA ISHTE 130 %

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje