Ku gaboi Rama me Donald Trampin?

9 Prill 2016, 17:21Politika TEMA

Nga Andi Bushati

Deklaratat e përsëritura të kryeministrit Shqiptar lidhur me mundësinë e fitores së zgjedhjeve amerikane nga miliarderi sharlatan Donald Tramp, kanë ngjallur një stuhi të vërtetë në këtë provincë të largët të botës perendimore.

Për Edi Ramën disa janë shqetësuar dhe shumë të tjerë e kanë akuzuar dhe përqeshur.

Rivali i tij politik Lulzim Basha, me nota të thella ironie e ka etiketuar si « një lider global i cili po mëson amerikanët se kë të zgjedhin ».

Këto deklarata kanë ngjallur një shqetësim të arsyeshëm edhe tek mbështetësit e Ramës, fati i të cilit do të qe katastrofik në rastin e një fitoreje surprizë të Trampit.

Ato kanë ndezur reagimet e diplomatëve amerikanë të cilët i kanë dërguar mesazhe, se në rast se në janarin e ardhshëm, manjati i ndërtimit dhe kazinove hyn në Shëpinë e Bardhë, atëhere ata do të jenë të detyruar ti raportojnë këto deklarata në departamentin e shtetit.

Ato kanë përndezur gjithashtu edhe idhtarët e teorive konspirative që kanë nxituar të denoncojnë sërish dorën e fshehtë të Xhorxh Sorosit që sponsorizon Hillari Klintonin në ShBA dhe Edi Ramën në Tiranë.

Por, pas gjithë këtyre debateve të nxitura nga deklaratat e para të Ramës në « Zululand-in » e Mustafa Nanos dhe më pas në « Zonën » e Baton Haxhiut : mbetet një pyetje : A duhet të fliste kështu kryeministri shqiptar ?

Mendoj se të gjithë ata që e tallin, e ironizojnë, që janë të shqetësuar për pasojat, e kanë gabim.

I di argumentat e tyre të mosndërhyrjes në punët e një vendi tjetër, aq më tepër të një superfuqie.

I kam parasysh tabutë se kryeministrit të një vendi, nuk i lejohet të bëjë publike gjithçka çfarë mendon, aq më tepër në politikën e jashtme.

E njoh kompleksin tonë tradicional të inferioritetit që ngre krye në formën e dilemës : kush jemi ne që të përziemi në punët e të mëdhenjve të kësaj bote.

Por, pikërisht për këtë mendoj, se kushdo qoftë, madje dhe një politikan, duhet të dijë ti mbrojë idetë për të cilat lufton, bindjet me të cilat është mbrujtur, vlerat tek të cilat beson.

Pak rëndësi ka nëse ai është qytetari më i parëndësishëm i kësaj bote globale, apo lideri i vendit më të vogël të saj, ai ka të drejtën të ngrejë zërin kundër fashizmit, ksenofobisë, racizmit dhe misogjinisë, apo të gjitha devijimeve që po prodhon prej vitesh zhgënjimi i thellë nga elitat ekzistuese.

Në këtë këndvështrim, as qytetari Edi Rama dhe as kryeministri shqiptar, nuk është i privuar nga kjo e drejtë. Përkundrazi, ai e ka detyrim të reagojë dhe ta interpretojë botën sipas pikpamjeve të tij.

Ai nuk ka as pse fshihet, as përsë friksohet. Çdo sjellje e tillë do të ishte kompleksive dhe padenjë.

Ndaj mendoj se Edi Rama ka thënë gjënë e drejtë, megjithëse fatkeqësisht, ai, është njeriu i gabuar për ta bërë këtë.

Ja sepse.

Në këtë rast më shumë sesa një politikan me formim intelektual, që afishon kredon e tij, kryeministri shqiptar është sjellë si një kalkulues banal që nuk paguan çmimin e ideve që mbron.

Ai e di që nuk merr asnjë kosto nga qëndrimet që po mban. Ai e di që nuk ka asnjë pasojë nga ky risk që po merr.

Sepse sipas të gjitha sondazheve, analizave të politologëve, parashikimeve të gazetarëve më me emër, shancet që Donald Tramp të zgjidhet presidenti ShBA-së janë afër zeros.

Edi Rama është i informuar padyshim që tenorët e Old Party do të përpiqen ta pengojnë miliarderin kontrovers që arrijë shifrën e magjishme të 1237 delegatëve në konventën e Clevelandit në korrik.

Ata do të bëjnë çështë e mundur që ai mos fitojë me turin e parë në votimin e republikanëve për ta zëvendësuar pastaj, me një tjetër figurë të kësaj partie (ndoshta me Ted Cruz).

Por, Rama e di gjithashtu që edhe nëse republikanët nuk e ndalojnë dot Trampin, sipas të gjitha sondazheve, ai është i humbur qoftë në përballjen ndaj demokrates Hillari Klinton, qoftë ndaj socialistit simpatik, Berni Sanders.

Dhe me që jemi tek ky i fundit : çmendim ka kryeministri shqiptar për fushatën e tij?

A mund të prononcohet kryetari i PS-së që erdhi në pushtet edhe në emër të luftës kundër pabarazive dhe të një rishpërndarjeje më të drejtë të pasurisë ( që Rama i përdori sa për të fituar zgjedhjet, kurse Sandersi i ka kredon e një jete) edhe për këtë garë?

Natyrisht Edi Rama, as nuk guxon të hyjë në këtë parashikim. Ai e di se vërtet ky është një bast me risk.

Në këtë pikë ai nuk ka as gjykim, as mendim dhe as prononcim.

Pikërisht kjo analogji, bën që qëndrimet e tij kundër Donald Trampit, përpara së të duken si reagime të një politikani me stof intelektual, të ngjajnë me ato të një prestigjatori vanitoz.

Kur Edi Rama shpalli në “Zonën” e Baton Haxhiut, se fitorja e Trampit në ShBA mund të prishë mardhëniet amerikano- shqiptare, ai ishte i bindur se kjo nuk do të ndodhë.

Ai e di se miliarderi i kazinove nuk do të hyjë në shtëpinë e bardhë. Pra ai bën aktin tipik të intelektualëve fallco, që ngërthehen në beteja pa risk.

Ky është problem i tij.

Prandaj ai nuk mund të kritikohet se pati guximin për të thënë një të vertetë, por se si gjithmonë, është kumtuesi i të vërtetave që nuk kërkojnë guxim.

Lapsi.al

41 komente në “Ku gaboi Rama me Donald Trampin?”

  1. tfgs1 says:

    corapekuq,piete bithen mire kur te flasesh per nje amerikon qe neser mund te jete presidenti i USA-s.
    mos kujto se perpara ke nje sunit,shiit apo cam te pabese e tall topet si te duash ti……..!

    1. Tarrasi says:

      Jam dakord me Bushatin :
      Rama, megjithese e heq veten si “parimor”, eshte nje personazh i llogarive te vogla meskine.
      Shkurt, nje politikan “pa bythe”.

      1. raimond vlonjati says:

        Ne fakt problemi i Shqiperise nuk jane vetem politikanet qe jane pordhace, por jane edhe keta analistat, qe jane komplet pordhace.

        Ketu problemi nuk esht as tek inferioriteti dhe as tek guximi intelektual e pordhi kali

        Ketu problemi esht tek etika e Kryeminsitrit , qe me keto qe tha tregon se ka etiken e nje rugaci dhe te nje te papergjegjeshmi , i cili ka probleme me shendetin mendor

        Ndaj parlamenti shqiptar duhet te kerkoje ngrtjjen e nje Komisioni mediko-legal ku te analizohet shendeti mendor i Kryeminstrit dhe ata pastaj te dalin me nje Konkluzion perfundimtar nese ky Kryeminsiter esht i afte menderisht ta drejtoje Kryeminsitrine apo jo.

        Sepse kjo deklarate skandaloze e EDI RAMES ngre pikepytjet nese Edi Rama e ka shendetin mendor ne paramtrat e nevojeshme dhe te mjaftueshme te nje nejriu normal , apo jo.

        Ndersa ky gazetari , me kete artikull esht nje krijese qesahrake, , e mbytur ne varferine e tij prej mediokri

        1. Grigor says:

          I madh je. Keshtu shkruhet. Jo terrci e verrci.

      2. Atdhetari says:

        cfare vlera mbron rama? Vlerat e fashizmit zionist,pederastizmit,droges,shthurjes dhe shkaterrimit te familjes.Parime,masonike te sponsorizuara nga Xhorxh Sorrosi dhe nga organizatat e tij djallezore qe quhen organizata per shoqeri te hapur

    2. tfgs1 says:

      te me falin camet e pabese se per pak i ……fendova!
      sa per sunitet dhe shiitet,atyre varu kkkkkkkkkkkk…………allah uakbar!

      1. Alban says:

        Ti je i semure a derzi. Shko gjej ndonje papul te te fryj, se as doktori s’te bene derman.

    3. lelegu says:

      ”Amerikon”… nga cila hale e ”Tirones” je o jevg sumqelbur?

      Pu, pu, te vjen era e qelbur deri ketu…

    4. adri says:

      Edi rama eshte ai qe ka dhunuar femrat me te cilat ka pasur te beje, qe po perdoret nga nje dore e fshehte per interesat te caktuara. Edi rama po ju kushtezon dhe ju tregon qytetareve amerikane se ke duhet te zgjedhin President. Me keto fjale ky fyen ata miliona e miliona Amerikane qe mbeshtesin dhe votojne donald trump qe ne fund te fundit eshte nje personalitet i Politikes dhe Biznesit Amerikan. Vetem nje politikan i paafte i shitur dhe i ceket mund te flase me kete gjuhe. Po edi rama perpara se te hyje ne punet e mbendeshme te shteteve te tjera eshte mire te permbushe dhe mbaje premtimet qe ju ka bere popullit shqipetar para se te vinte ne pushtet ne 2013 ne lidhje me te vraret e 21 janarit, dhe per shume e shume vjedhje te tjera e krime qe Qeveria e kaluar e PD se kishte bere ne dem te pasurise dhe interesave te popullit shqipetar. Edi rama shperdoroi ne menyren me te paskrupullt pushtetin ne bashkine e Tiranes shkelje per te cilat ai duhet te ishte ne burg.

  2. GJUHA JONE SA E MIRE says:

    ku ishte gjeja interesante e shkrimit?
    shko e shkruj ke kopshti pa drek, se ato me drek i ka zon gjumi…

    1. Omega says:

      Edi Rama pervec se eshte treguar MEGALLOMAN I MADH,ai ka fyer 50% te qytetareve amerikane qe simpatizojne Partine Republikane!
      Pra ai tall elektoratin republikan qe po e mbeshtesin Trump-in!
      Nje deklarate te tille mund ta bente vetem nje BURRE SHTETI SI ENVER HOXHA,por Edi Rama nuk i ka kellqet e as BOLET e Enverit,qe ta bente kete!
      Per mua nje deklarate e tille eshte SKANDALOZE sa qe nuk e ka bere asnje kryetar shteti ne Europe!
      Per popullin shqiptar nuk kane rendesi se cila parti apo kandidat do fitoje,por maredheniet e mira me vete SHBA-te!
      Rama me kete deklarate u ngjan IDIOTEVE kosovare,qe mbeshtetin Sali Berishen,gjoja si njeriu i tyre,kur ne fakt ata duhet te gezojne qe te gjithe qeverite dhe partite shqiptare t’i duan kosovaret njelloj!
      Per me teper qe Berisha ata i shiti,i vrau dhe ka punuar per interesat serbe!

    2. Grigor says:

      Kusheri e kam kete dreq Andin, por se se si eshte ky. Akoma me mamane fle.
      Por, i nderuar komentues, me duket se ne te dy nuk dime gje. Ky Bythkofagosi dhe ai me poshte tij, qe ja kane rrasur me dhimbje, duket se dine me shume. Ndoshta edhe keta flene me mamate e tyre.
      Shume te mencur keta cunat e sotem mor burre i dheut. Kane vrare mendjen dite e nate se cfare ka nder mend Edi Rama. Jane cuna te mire, cuna me zemer. Edi Rama nuk e di as vete se cfare ka nder mend, por keta e dine ama.

  3. katarakti says:

    Nuk eshte e thene qe Trump nuk do te fitoje. Madje ka shume mundesi qe ai te fitoje. Duan apo nuk duan lobet dhe kastat globaliste qe qeverisin Uashingtonin dhe boten. Keshtu u tha edhe per Obamen para ! vjetesh, por ai ia doli qe te jete i pari president zezak i Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Prandaj arsyetimi dhe shkrimi i Andi Bushatit bie ne uje. Edi Rama ka te drejte te thote çfare te doje si qytetar i Shqiperise, por ai nuk mund te thote gjithçka mendon si kryeminister i vendit. Se i bie pastaj qe ne rast fitoreje te Trump-it, Rama duhet te jape menjehere doreheqjen nga posti i Kryeministrit. Ndryshe eshte ai shkaktari numer nje i prishjes se marredhenieve shqiptaro – amerikane. Me qendrimin qe ka mbajtur.

    1. Shaban Marina says:

      Tamam. Asnje fjjale per sqarim.

  4. Labi Vlore says:

    Nga nje ane i jep te drejte,nga ana tjeter thote se Rama s’ka te drejte dhe e ka thene kot ngaqe….bla bla bla.Andi,ky artikull eshte sallate fjalesh dhe sallate llogjike.Paske rrjedhur mor djale.

  5. Albogentivlora says:

    Ti Bushati je injoranti me i madh qe ka pare historia e Shqiperise. Ti thua se deklarata e Rames ka krijuar nje stuhi te vertete. Kush po pyet per Ramen ne Washington o idiot? Jo se i mbaj iso Rames po se cfare thote Rama nuk i intereson kujt dhe sidomos ne perendim ku Shqiperia as prish e as ndreq pune. Sa ka si puna e Rames qe kane perdorur deklarata kunder Trump por nuk ua vuri veshin njeri. Jane thjesht deklarata ne cilesine e lirise se shprehjes se fjales dhe te mendimit. Ketu ne Britani disa MP kerkonin ta shpallnin persona non grata ne Britani qe eshte akoma me e rende se deklarata e Rames dhe nuk i plasi njeriu. Vetem aty ne Shqiperi ju pseudo gazetare dhe analiste ku e ku tu dali ndonje fije bari qe te kapeni e te shkruani ndonje artikull pa vlere se duket qe jeni te mbaruar. Pse nuk shkruani per tema aktuale qe perjeton Shqiperia? Ka plot. Vetem dilni njehere neper Shqiperi dhe keni per te pare. Boll u moret me Ramen e Berishen.

    1. aron says:

      Te lumte zoteri! Gazetaret tane lusin zotin qe Berisha dhe Rama te mos i lajne kurre breket, sepse u iken era e pordheve dhe mutit qe ata bejne, pa aromen e te cilave gazetaret tane nuk bejne dot. Gazetar leshi, gazetar zyrash dhe ekranesh, armiq te betuar te halleve te popullit qe i mban me buke.

  6. Sali kari says:

    Brravo Sul

  7. genci says:

    Rama ka thene te verteten, qe Donald Trump nuk ka per ti lejuar myslimanet te hyjne ne amerike! Dhe shqiperia eshte 70% mysliman. E kuptoni tani!

    1. dhe fajin e paska Trapi me balluke te kuqe ktu ?
      no no no
      fajin e kann vet shqyptaret ,
      sepse ne cdo epoke feja e importuar dhe qi e hane me ashurre ,
      i osht kthy ne Bumerange dhe po i kushton jeten

    2. Illyria_ny says:

      Shqipetaret e kane te shkruajtur ne balle qe jane muslimane? Ne cte drejte fliske ti qe na ben 70 perqind myslimane? feja e shqiperarit eshte shqipetaria ore Genci qe ke edhe emer ilir. Po ti e ke vendin te vellezerit e tu turke. Keni ndyre vendin sebashku me politikanet. Enverin doni ju, turkushare.

    3. kit says:

      une qe i perkas 30% bej tifo per trump ?

  8. Tema says:

    Kryeministri rama s’ka gabuar në zgjedhjet e 8 nëntorit duke parë që te republikanët duhen 1237 kandidat ndërsa trump ka aktualisht 74O. Vëndit ton si duhet një aleat i till pasi s’do mund të ndëshkoj italin nëse therr fëmijë të tjerrë.

  9. Dani says:

    Senders simpatik?Na shkrive fare,ai premton dembeleve vetem per vota,hajde njehere ketu Te punosh dhe Te shikosh si iken mundi jot tek ata qe rrine gjithe diten tek dera ngrohen ne diell.Trump Eshte njeriu qe ka nevoje amerika sot.

  10. Drin Valbona says:

    Bushato po i ngjan gjyshit gjithnje e me shume.Po mire mo loqe nga e din ti se Trumpi nuk dote jete kandidat i republikaneve dhe se mund te fitoje zgjedhjet, ti mendon se zgjedhjet paracaktohen si ne Shqiperi hahaha, o i miri i gjyshes po futem ne diskutimin tend, a e din ti se ca muaj para republikanet talleshin me Trumpin se mendonin se do te dilte nga gara shpejt , po shif si erdhen punet dhe sa per dijeni pothuajse eshte zgjedhur kandidat i republikaneve, por atehere ti do besh sikur nuk e keshkrujt kete shkrim, s’eshte hera e pare, hajt te fala edhe gjyshes se e kena shefe te vjeter.

  11. orli says:

    Edi Rama ka thene ate qe çdo shqiptar qe e do atdheun e tij duhet ta thote!donald trump eshte aleat i armiqve tane shekullore serbo-sllave,ai ka denuar nderhyrjen e natos urdheruar nga i madhi Bill Klinton ne Kosove.

  12. nuk ka tym pa zjarr says:

    Ja ke fut kot andi. Tw pyes une ty.
    Po nese peesidenti amerikan, grek apo serb do te peononcoheshin me te njejtin fjalor te rames kundra rames, cfare do thoshe ti apo rama?
    Me vjen keq qe se njihke si punon diplomacia.
    Edhe sikur rama te thoshte deshiroj trump te humbase apo klinton te firoje si shtetar i nje vendi ka berw nderhyrje ne pune te brendeshme. Rishikoje dhe nje here shkrimin ansi pasi te jesh konsultuar me gjyshen.

  13. Rudini says:

    Aman o Andi,kur ske cre thuash,hesht se te pakten nuk kompromentohesh

  14. Nik says:

    Trumpi e lag Ramen me sh…. e mengjezit!
    O rrumpalla politikane shqiptare. Ju e shihni veten nen hijen e mengjezit dhe flisni brockulla, prandaj jemi atje ku jemi!

  15. Genti says:

    Neqoftese Donald Trump nuk eshte nje Trump Card i elitave financiare qe kontrollojne Ameriken, atehere ai ja vlen te jete presidenti i ardhshem i SHBA-ve dhe shumica e Amerikaneve do ta votojne. SHBA-te e kane humbur sovranitetin e tyre dhe parimet kushtetuese demokratike te cilat e bene ate vend djepin e demokracise dhe prosperitetit Boteror. Globalistet luciferiane satanike e kane zene per gryke Ameriken dhe neqoftese Amerikanet nuk i kundervihen axhendes se tyre, Amerika do te kthehet ne nje platforme per te lancuar Rendin e ri diktatorial Boteror. Kjo axhende parashikon shkaterrimin e Amerikes dhe sistemit financiar aty, por jo vetem ne Amerike. Globalisteve nuk ju intereson shume Amerika e se ardhmes, por ju intereson nje qeveri diktatoriale boterore, me nje sistem financiar elektronik te centralizuar dhe me nje kontroll dragonian mbi njerezimin nepermjet ushtrise dhe policise Boterore. Ata duan qe Bota te qeveriset nga Jerusalemi nga ai qe Bibla e quan Antikrishti. Ata i duan te gjitha, duke e kthyer njerezimin ne nje makineri pa shpirt dhe skllever te nje qeverie private diktatoriale Boterore.

  16. Drini says:

    EJ Bushat na cudite te gjitheve kur the e di edi Rama se Trump nuk fiton.Edi Rama nuk ka si tas dije si nuk mund ta dine amerikanet vete. Ti mund fare mire ti ishe bashkuar kritikeve te Rames po ti nuk ke as formim gazetaresk as formim intelektual. Trump po mbeshtet nga intelektualet ne amerike sepse ai flet ate qe mendon , njerzit jane lodhur me mete qenit politikisht korrekt.
    Edi Rama sigurisht qe bene gabim qe flet ne ate menyre. Kur te vije Trump me presidence edi rama duhet te jap dorheqjen. A eshte pergatitur Rama per kete, nqs ndodh. Degjova kryeministrin e kanadase nje liberal qe tha se nuk kam ndermend te luftoje me Trump qe eshte nje pergjigje e zgjuar. Edi Rama kryemiinistri I nje vendi qe se ka kush ne vemendje mundohet te hiqet si politikane me rendesi boterore.Une jam nje tifoz I Rames por mendoje se ketu ka bere nje gabim te madh,-ne shqiptaret Brenda shqiperise nuk duam politikanet kosovare te perzihen ne zgjedhjet tona jo me te pranojme te perfshihemi ne debatinn zgjedhor ne amerike.

  17. Genti says:

    Tema postoi komentet. Ja kush jane ata te cilet financojne fushaten e Hillary Clinton, dhe te cilat Bushati i quan teori konspirative.

    Soros Fund Management $7,039,800
    Laborers Union $4,000,250
    Euclidean Capital $3,502,700
    Pritzker Group $2,814,343
    Saban Capital Group $2,531,995
    Paloma Partners $2,505,400
    Herb & Marion Sandler/Sandler Foundation $2,502,700
    Women’s Self Worth Foundation $2,502,700
    Priorities USA/Priorities USA Action $2,151,000
    Newsweb Corp $2,013,500
    Renaissance Technologies $2,010,950
    Operating Engineers Union $2,010,000
    Fair Share Action $2,010,000
    Center for Middle East Peace $2,008,100
    Plumbers/Pipefitters Union $2,005,000
    Barbara Lee Family Foundation $1,749,604
    DE Shaw Research $1,552,950
    Carpenters & Joiners Union $1,505,400
    Bohemian Foundation $1,252,700
    American Federation of Teachers $1,065,755

    Emily’s List $907,510
    Citigroup Inc $891,501
    DLA Piper $852,873
    Goldman Sachs $831,523
    JPMorgan Chase & Co $801,380
    Morgan Stanley $765,242
    University of California $686,509
    Time Warner $603,170
    Skadden, Arps et al $562,182
    Corning Inc $492,750
    Kirkland & Ellis $491,066
    Paul, Weiss et al $430,919
    Greenberg Traurig LLP $422,195
    Akin, Gump et al $398,898
    Sullivan & Cromwell $395,807
    National Amusements Inc $386,698
    Harvard University $384,769
    Ernst & Young $377,082
    21st Century Fox $373,482
    Lehman Brothers $362,853 $359,853

  18. TJ says:

    Gjyshi i Andit eshte perdite i pranishen ne madiat shqiptar! Te vjen keq qe Andi,pipiruqi, nuk prononcohet! Flet edhe per Ramen se cfare mendon dhe nuk thote nje fjale per Salen?! Ky eshte patriot ! Ky eshte kritikues?! Ky eshte nje bythlepires i Sales!

  19. Konica says:

    Rama ben gabim qe nuk te pyet ty per qendrimet e tij ne politiken e jashtme te brenshme ne ekonomi etj..se ti I di te gjitha more Andi more toc kuklle qe na cave k… me shkrimet e tua te gjata pa kripe

  20. fieraku NGA ferrasi says:

    @ nuk ka tym pa zjarr
    Kete qe thote rama per trump
    E ka thene ndjese paste Sabri Godo per ramen
    Mjere shqiperia po u be rama kryeminister
    Po rama u BE
    Edhe trump do behet
    Se Zoti kur do ta ndeshkoje nje popull
    I ve ne krye udheheqesit qe merito
    @ genci
    Amerika eshte mbushur plote me KOmuniste nga te 4 anet e lindjes qe Jane me te rrezikshem se terroristet.
    Prandaj kur te zesh myslymanet me goje laje gojen .ATA nuk i mohojne librat qe ju erdhen Juve te krishtereve, nuk i mohojne profetet tuaj si beni ju me fene islame kjo fe do te zhdukte ne qofte se do Zoti e jo se ju do qefi Juve.

  21. aleksander thana says:

    Rama me deklaraten e tij ngre pyetjen ne se kjo eshte e sakte nga pikepamja diplomatike te thuhej nga Kryeministri publikisht. Mendoj se sa per thelbin e deklarates, e sakte do te jete, ne rast se Tramp zgjidhet, se nuk do te demtohen marredheniet SHBA-Shqiperi, por ceshtja shqiptare ne teresi do pesoje nje terheqje te forte te paparashikueshme saktesisht, pasi gjithe deklaratat e tij te cojne ne kete konkluzion qe, Trump nuk do te mbeshtese kombin shqiptar, perkundrazi. Dhe ky konkluzion del nga analiza e vetem nje pjese te deklaratave e personalitetit te Trampit. Ja disa prewj tyre; ai ka deklaruar publikisht se Putini eshte gjeni [Putin is a genius], pra per aleatin me te ngushte te serbeve, por ne raport me ne edhe te grekeve. Eshte fanatik antiislamik dhe kete e ka shprehur pa rezerva shume here. Efekti i ketij qendrimi per shqiptaret ne teresi KA TE BEJE ME ATE QE TRUMP nuk ka dalluar boten arabe me kete term por gjithe boten islamike, ate bote ku ne na futi dhe e kem peshqesh nga mercenari Berisha etj. Fakt tjeter eshte se Tramp gjithe lidhjet e tij familiare nga ana e grave, qofte nga e para, qofte aktualja, jane slave. Pra, perendia qofte me ne, sic thoshin te mocmit. Nje element shprese e ngushellues ne tere kete ‘topsy-tervy situation’ mund te jete nmiqesia e ngushte e Trampit me Regis Filbin, amerikanin e njohur qe s’ka lene asnje rast pa pohuar oregjinen e tij shqiptare.

  22. wow says:

    Rama vertete ne kete rast ka gabuar. Nuk eshte cudi dhe as e papritur qe Trump do te fitoje zgjedhjet per president. Pse Hillary Clinton mos ka ndonje nivel me te larte se Trump? Apsoluti jo , ajo flet si ish gruaja e nje presidenti te suksesshem por vete eshte shume larg te te qenit president.

  23. Kosmos says:

    RAMA NUK ESHTE NJE POLITIKAN I MIRFILLTE , QE TE JAPI MENDIME PER SHTETE TE MEDHA SI AMERIKA , MADJE RAMA SI POLITIKAN NUK VLEN AS PER NE SHQIPERI . RAMEN UNE E VLERSOJ VETEM PER NJE PUNE TE MIRE QE KA BERE GJATE KOHES SI KRYEMINISTER , QE MORI BORXH PER TE RREGULLUAR TE GJITHA QYTETET E SHQIPERISE , GJE TE CILEN BETISHA E KISHTE LENE MBAS DORE . TJETER GJE RAMA NUK KA BERE . PERSA I PERKET , PRESIDENTIT AMERIKAN RAMA DUHET TA DIJE QE CILI DO TE ZGJIDHET , NUK MUND TE BEJE ASGJE ME KOKEN E TIJ ,PA VENDOSUR QEVETIA NE PRAPASKENE . NDRYSHE PERFUNDON CDO PRESIDENT SI KENEDI . POR RAMA LUAN LOJEN E TRIMIT ,SE E DIN MIRE QE NUK MERRET KUSH ME FJALET E TIJ . AMERIKA KA DEMOKRACINE E MENDIMIT .

  24. baffo says:

    Bushat je analisti me kote nuk di cfare shkruan

  25. jasemin says:

    Hedh Bushat idioti nje gur ne pus dhe po mundohen dhjetra te tjere e se nxjerrin dot.

  26. tomorri dr says:

    Fatkaqsia me e msdhe e popullit shqipatre pas vdekjes Skenderbut esh zgjedhja e ramen kryetar partie,deputet e kryeministre.
    Ky par dy vjet ja tejkaloj berishes per 23 c vjete
    harrora te heq tosistet.
    Nje bebe i vockel nuk do ta kishte marr persiper nje pergjigje te rames qe po fitoj tarmpi marrdjenet diplomatike shqiparia do ti prishen me ameriken
    Mundet ket e sponsorizon Rusi ose kina
    per arye gjeostartegjike
    Por e siguret esht qe rama ka nenshkrar marrveshj me SOOORRROOOSSIIN qe behent kaqe trimRama esht budalla vete
    nuk me mre vesh nga politika qe cfare thote tani nuk thote me vone ose e hane fjalen Prandaj thone politka esht KURVE:Ky i njef kurvat,sesep ne pune nuk merr njerz te mire te afte te ndershem ,prof e dr,te afte por mer ciftat e tahirithosve e vicve qe i lajne kembet e pjekein kafe.
    Rama esht raciste lokalioste ne kuptimin e gjere te fjalen.
    Ai esht satarp qe i bene hapta poshtersite
    Nepçerme gjoja rreugillim bregdeteit i jepe gjitha fondet fierit Vlores sarandapenda kokdhimes
    te gjith Koncensionet tendrate,derei dhe gjen me te shtrejet korrupsioni e kriminalizimin ne te gjith administaret e tij.
    Po nuk qe mafioz,prapaskenik,fallsifikatore te jepe asgje
    Te ndershmit rrine te Dera bile dhe degradohen e nuk shkojne paralele.Shifi rrethet veriore ne errsire ,pa starhime bile dhe branad ne Tiraen ku rama ,si dallkauke i poshtron femrat e deputet koleg
    Po kush MMm… Jet ti .qe sillesh me prepotence,mosperfillje e arrogance.Ofenedeon Intelektua te shquare me prockat tuaja
    rama ska asgje me Popullin shqiptare ai i sherben nje kauze Koministo Fashiste.
    Ben sikur nuk degjon kembanat qe bien per pronet
    Asgje ska bere per te kthyer Proant te Pronari
    Aq me keq i quan ishe propnaret siku po bene ndonje leshime

    Ben sikur nuk dine qe ka gra e bura aqe me keq dhe femije te ngujuar qe nuk shkojn ne shkolle
    Pika qe su bije qeveriatve e Deputeteve
    Marr ,TURP per KETE TRAGJEDI qe lejoni Por edhe ju jeni si europa Kurve e motit per vendin tuaje.
    Po si lejohet ngjitur me bythet e rames qe esht ne kushte lluksoze,me uje e drita e cka po done qushte dallandyshje e blete,ku po done me shkaur ne majami apo austarli avionet e hardet i pagaune ai puntor ne kmer ne nje qilar .pa drita pa ujie ,pa buke ,pça ushqeim
    He zoti u marrofte e dita mos pafshi kurr mor ju qe shani ZOgun e Enverei,e nga halli them qe enveri e zogu paskan qen me te mire
    sesep i lejnte dru me pra e psiha me sjell ne shtepei e uje me marre me kanale.
    Zoto qe rama nuk e beson zotin ase fetaret por ju fute krahaun se ju jepe nga 1m toke,e thoet shqiparai ka unitet fetare.Asnje fje nska unitet fetar por e bene per elektorate ne bote.
    SAi nuk njef asnje norme njerzore
    Nje patriot i madh dhe intelektau i njphur tani pensioniste
    kur i than c mendime ke per Ramen
    C tu them asgjekundi nuk esht shquar vec ne Imoralitet ble brenda ne familje atehere mos prite gje te mire ne shtet e ne popull po veretohet fjale r tij pas 2,5 vjete.
    Ram per elktorat persoanel the te futet lenda fetare ne shkolle
    Kunder riliodjes PS duhet ti hiqet me vendim kushteteu Emeri RILINDJE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje