Tahiri: Tek ne vendosin anëtarët, përballë kemi Partinë e një individi

9 Prill 2016, 14:04Politika TEMA

Partia Socialiste është thirrur sot në refendum me një pyetje të vetme, për të konfirmuar mandatin e Kryetarit Edi Rama.

Drejtuesi i degës më të madhe, asaj të Tiranës, Saimir Tahiri tha se anëtarësia është e thirrur të japë mendimin për reformën statutore, por kjo konfirmon dimensionin demokratik brenda forumeve.

“Ne mirëpresim çdo sugjerim nga kushdo qoftë, anëtar i Partisë Socialiste, deputet apo edhe ata që nuk janë anëtarë të Partisë Socialiste dhe e gjykojnë me vend që të na japin mendime dhe sugjerime  si ta bëjmë më mirë këtë proçes apo cilindo proçes në Partinë Socialiste“, deklaroi Tahiri.

Kreu i PS-së së Tiranës, që mban edhe postin e ministrit të Brendshëm theksoi dallimet mes të majtëve në mazhorancë dhe opozitës.

“Besoj se gjithkush e ka shumë të qartë modelet e ndryshme që përfaqësojmë ne dhe ata që kemi përballë. Këtu vendosin anëtarët e Partisë nëpërmjet një referendumi. Ata që kemi përballë, jo referendum që as e imagjinojnë, por vendos vetëm njëri. Ne jemi të hapur, transparent, gjithëpërfshirës dhe anëtarësia thotë fjalën  e vet. Ata përballë flasin me dhunë dhe me bllokim. Këto janë dy qasje të ndryshme brenda Partisë që sigurisht kanë të bëjnë edhe me qasjen në tërësi që kemi ne ndaj qeverisjes dhe ndaj reformave të mëdha që kemi ndërmarrë”, tha Tahiri pasi hodhi votën për referendumin e 9 prillit.

3 komente në “Tahiri: Tek ne vendosin anëtarët, përballë kemi Partinë e një individi”

  1. zef says:

    Shume mire e keni thene partine e nje individi qe eshte Rama.
    Ky eshte autogol.

  2. Mysafiri says:

    Ashtu te takon te thuash o Saje Qorri sepse ta do interesi, por edhe vete ti e di shume mire
    se kjo qe thua eshte nje genjeshter e madhe. Tashme i madh dhe i vogel, socialist dhe demokrat, e dine shume mire se kush vendos ne Partine Socialiste. Ai qe per interesa te tij personale ne 2009-en ju futi si dele ne greve urie ne mes te bulevardit, nuk ju lejon as te hapni gojen, le pastaj te vendosni siç pretendon zotrote.

  3. NIKO SULI says:

    SAKTE I NDERUAR TE MAJTET NE MAZHORANCE SE JO E GJITHE E MAJTA ESHTE PJESA E JUAJ , PER ME SAKTE JU JENI RILINDJA PRA NJE PJESE E SE MAJTES BASHKE ME LSI.-ne. SKA SI TE JETE NDRYSHE . JO TE GJITHE TE MAJTET JANE GATI TA HANE TURPIN ME BUKE PER NJE VEND PUNE APO PER NJE BURSE STUDIMI . CA ME KEQ TA HANE TURPIN ME BUKE PER NJE THES MIELL[ KJO KA TE BEJE ME PARTNERIN TUAJ POLITIK DHE NJERIUN QE U LA SALI BERISHEN 4 VJET ME TEPER NE KURRIZ SHQIPETAREVE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje