MISTERI/ Sulmi ndaj makinës dhe çantat misterioze të deputetit të PD

10 Prill 2016, 11:38Politika TEMA

Një dokument i Policisë së Shtetit ngre pikëpyetje dhe dyshime, sa i takon motive të sulmit ndaj makinës së deputetit të Partisë Demokratike, Bedri Hoxha, vitin e kaluar, në Burrel.

Deputeti Hoxha deklaroi asokohe se, sulmi kishte prapavijë politike, duke e lidhur me detyrën e tij si ligjvënës të Partisë Demokratike.

Madje, ligjvënësi u kërkoi institucioneve ligjzbatuese zbardhjen e ngjarjes së rëndë, ndërsa PD bëri një deklaratë të fortë.

Por çfarë thotë Policia e Shtetit për këtë ngjarje? Shqiptarja.com disponon procesverbalin, i cili përshkruan lëvizjet e deputetit demokrat, para sulmit ndaj makinës së tij.

Në procesverbalin e mbajtur nga Oficeri i Policisë Gjyqësore, Azis Heta, thuhet se, nga makina kanë dalë dy persona, njëri i seksit mashkull dhe tjetri i seksit femër, të cilët kanë hyrë në hotel me valixhe në duar.

4 komente në “MISTERI/ Sulmi ndaj makinës dhe çantat misterioze të deputetit të PD”

  1. xxx says:

    cfare kerkon ky antikapati, se si antikapat eshte , edhe fole e dhjere edhe na ben moral,,, pd-ja ka deputet model ,,,

  2. Los Vjerda says:

    E deputetet e pozites(PS+LSI) nuk levizkerkan me canta te dyshimta! Keto te PDse. Keto i bejne te gjitha. Brockulla.

  3. nina says:

    ama kur u be ky deputet, ska per te ngel njeri ne boten shqiptare pa u be deputet… njeri qe kur ishte ne shkoll te larte, nje fshatar i thjeshte… qe sdinte te fliste… dhe rinte me nhe pal rroba ter kohen…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje