Pak ditë më parë, nga rrëzimi i një helikopteri të Forcave të Armatosura në liqenin e Shkodrës, ku tragjikisht humbën jetën dy ushtarakë, gjuha e trazuar e politikës implikoi në këtë ngjarje një tjetër mision, atë të fluturimit të një helikopteri të kompanisë “Shega Trans” drejt Tropojës.
Dhe këtu është rasti për të rrëfyer “fije për pe” se ç’deshte ai helikopter atyre anëve, që vërtet bartte në bark materiale ndërtimi.
Kolë Adem Përpepaj e origjinë nga fshati Curraj Epër i krahinës së Nikaj Merturit në Tropojë, ushtarak me gradë major, në vitet tridhjetë të shekullit të kaluar, si hakmarrje ndaj bashkëfshatarit të tij, patriotit dhe luftëtarit Gjelosh Ramë Mrishaj, bashkëpunëtor dhe bashkëluftëtar i Bajram Currrit, takohet rastësisht në Beograd me nipin e ekzektuesit të Gjelosh Ramës, Dervish Radin, siç thotë dhe kënga popullore. Kola futet në rrojtore dhe, kur berberi sapo i kishte rruar njërën faqe, futet Dervish Radi, që duke e kërcënuar Kolën e urdhëron të ngrihet për t’ia lëshuar vendin, por ai me shpejtësi nxjerr revolen dhe e qëllon tetë herë duke e lënë vdekur në vend.
Dhe Kola, pas shumë peripecish përfundon në Amerikë, por që le një amanet: herdokur të varroset në vendlindjen e tij, në Curraj Epër.
Kalojnë vite e dekada e tashmë Kola kalbej nën dhé në Amerikë, por që të afërmit e tij nuk e lenë pas dore amanetin e të ndjerit. Me ndryshimin e sistemit politik në Shqipëri, nipa dhe kushërinj ia sjellin eshtrat Kolë Ademit dhe e rivarrosin në vendlindje, duke habitur banorët e atyre anëve mes maleve, pasi ato erdhën në rrugë ajrore direkt nga Amerika, po me helikopter, ku në ceremoninë e rivarrimit u shtrua dhe në darkë me mbi 300 veta.
E kështu pra, vitet kaluan dhe pas dy dekadave, ditë më parë, një helikopter fluturon ultas mbi Nikaj Mertur e ndalon në Curraj Epër duke bërë dy fluturime. Kësaj radhe jo për transport eshtrash, por për të çuar atyre lartësive e thellësive materiale ndërtimi për restaurimin e varrit dhe ngritjen e një lapidari kushtuar të ndjerit
Helikopteri ishte i kompanisë “ShegaTrans” që e mori përsipër misionin e çuarjes në Curraj Epër të sasive të mermerit e çimentos, sipas kërkesës së familjarëve të të ndjerit, pasi rruga është katandisur në pothuajse e pakalueshme nga automjetet; dhe konkretisht nga vendi i quajtur Shtoj, Malësi e Madhe ku ndodheshin materialet, për në Curraj i Epërm, Tropojë.
Por ja që politizimi i çdo gjëje që ndodh në Shqipëri, bëri që trazojë në varr dhe Kolën e katandisur në eshtra, i cili për pak sa nuk është ngritur për t’i sqaruar opozitës se i kujt është helikopteri që po fluturonte drejt trojeve të tij, dhe se ç’mision kishte.
Ja dhe kënga për Kolë Ademin, por që sigurisht nuk ka asnjë lidhje me rastin në fjalë; e ndoshta kjo që ndodhi me ngatërrimin e helikopterit të “Shega Trans” dhe misionit të tij, meriton të tjera vargje shtesë nga rapsodi popullor.
Kolë Ademi djal i ri
Ish major me gradë n’ushtri
Në Serbi djali ka shkue
30 ditë kanë ba tuj kërkue
N’berberhane ka hi me u rrue
Dervish Radi aty ka shkue
Kolë Ademit ju ka germue,
Çou karrigen ma lsho mue
Unë karrigen s’ta lshoj për t’gjallë
Jam djal Currajsh jam shqiptar
N’kosh djal Currajsh n’kosh shqiptar
Merrmi vesh qeto dy fjalë
Mixha hakut ju u pat ardhë
Ja u pat zgjatë qafën n’litar
Gjelosh Ramen ja u pat damtue
Bajram Currin ja u pat hjeksue
O ju kto punë n’i paçi marue
Djal për mrapa kanë lanë mue
Hjek alltinë e ja ka vnue
Tetë fishekë ja ka numrue
Dekun në tokë e paska lshue
Tetë herë Kola i ra allti
Jo ma larg se bri në bri
O pse po kërset kjo pushkë n’Serbi
E dini çka ka ba vaki
Po çuditet dhe Mali Zi
Paska burra kjo Malsi
Vinë e marrin gjakun n’Serbi
Përgatiti: Gjon Neçaj – Tesheshi.com
Epo paska pas nje lloj te drejte Salihu kur tha qe ka mermer ne elikopter
@FOTAQ, Langaraq, ai Salihu jot thote qe helikopteri qe u rrezua kishte mermer, por ai ishte tjeter helikopter o Langaraqis Fotaqis
O FOTTAQ, katunari Korces, shkruje emrin bre lalke me nje T se me dy T more aga tingellon keq. Si per shembull, FOT TAQ….sha mamin. Qyteterohu more aga, qyteterohu. Te fala JANULLES mos haro. Bjeri shkurt bre FOTI
Vrasin shqipon ne Serbi,..pune te mire bejne shqiptaret, koqe katundi
E turpshme
Morali I ktij shkrimi te cuditshem : Para 100 vitesh Tropojanet vrisnin njeri tjetrin ne Beograd , Sot kane te gjitha kushtet per tu vrare ne Tirane.
I drejtohem “Ushtarit Shvejk”
Morali i shkrimit te mesiperm nuk ka te beje me vrasjet e tropojaneve me njeri tjetrin, por mbi arsyen e vajtjes se helikopterit per te vene ne vend amanetin e malesorit…..Ne beograd tropojani qe eshte shqiptar, mori hakun e bashkefshatarit te tij, duke vrare serbin.
Saliu Ha MUT si Gjithnje.. dhe nuk le Raste pa Vjelle kunder gjithckaje Shqipetare….
Doktori ka te drejte gjithmone
Kole Ademi paska qene burre e jo keta pleherat e politikes sot…
Pilotet te prehen ne pace, por skishte nevoje te transportonin mermer per Kol Ademin as per njeri tjeter , kur ne raste emeggjencash per te shpetuar njerezit apo ndonje grua shtat zene nuk shkon helikopteri . ky Miku Kola nuk eshte ndonje personalitet si te nderhynte ushtria se per ndryshe sdo pranoheshim ne europe, ku eshte deshmia e ati te mbijetuarit , saliu nuk ka te drejte te akuzoje per gjera te tjera por ka te drejte te tallet me mjerimin e shtetit ku eshte katandisur
Cfar kulture. As emrin nuk ja shkruajme dot parashkruesit.Ndersa rrefimtari i duhej te tregonte ketyre lexuesve qaret se cili elikopter kishte mermer. Me pas shkakun dhe arsyen.Por te sqaronte ndonje coban dhishe qe nuk di kush eshte elikopteri. Pasi parashkruesi mendon endrrat qe ka degjuat se elikopteri i ushtrise mbarte mermer.Por faj ka Gazeta Tema qe eshte bere me keq se ”55”. Duhet te fshihen nese ka dhe te mos publikohen komente te tilla,apo kete recete jep demokracia te nxjerresh nga maja e lapsit lloj lloj insekti,me besimin e anonimatit. Keta s’jan burra,por pleshta.!
O koqe mermeri ishte ne helikopterim e ShegaTrans qe nuk ka as ngjyren as permasat as pilotë ushtarakë.
Ka qenë thjeshtë përputhje rastësore, o pykë!!!
Lereni more burra se helikopteri plot me mermer ishte dhe mbi pesha e ka hell ne uje
Ashtu them dhe une se do jete lodhur ruges nga mbipesha dhe ka rene ne liqen
Mos ma vini re, jam grekqir, q.hem ne bithe.
Bravo re FOT TAQI mamin, era e pare ne jeten tende qe ke thene gjerat e sakta te vetes tende.Bravo re AGA jemi krenar per ty qe je ashtu sic e di edhe ti vete
Fotaqke!me lehte eshte te dallohet mermeri apo helikopteri?edhe ti qenke i “drejte” si sali pacavurja…..
Nuk u sqarua qevpse elikopteri i ushtrise te transportonte mermerin e kadise.
Helikopteri ibushtrise nuk mund te perdorwt per biznez. Apo e ka lene me koncesion ushtrine apo helikopterin edi rama?
Gjerat nuk ngjisin.
Nuk e kuptova…… pse merret ushtria me helikopteret e kompanive private dhe per pune private…? C’lidhje ka pastaj qe te ndjeret te shpallen deshmore te kombit…? Pse qeveria kur qenka “e paster” nuk e sqaroi vete kete situate por tha qe ishte ne stervitje…?
Dhe Mero ishte me mire kur kritikonte qeverine se kur e mbroka “i verber” qeverine…