Pa ndonjë surprizë, gazeta “Shekulli” e Koço Kokëdhimës, e vuri numrin e saj të sotëm në shërbim të kreut të Partisë Socialiste. Kur po shtohen akuzat se referendumi i socialistëve ishte një farsë, se listat ishin të manipuluara, se kutitë ishin mbushur prej ditësh, se numri i votuesve nuk e legjitimon këtë proces, gazeta e Kokëdhimës flet për një atmosferë “festive” dhe zbulon “mekanizmin” se si u shtuan rradhët e socialistëve pjesëmarrës. Përpjekja nis me një reportazh në njësinë 5, në Tiranë, qendra më e madhe të votuesve socialistë të Tiranës.
“Nuk kisha ndërmend të votoja pasi nuk jam ndonjë socialist i thekur, por ngaqë ma kërkoi një kushëri që është i angazhuar në strukturat e partisë, erdhëm të votojmë bashkë me këtë shokun. Kuptohet për hatër”, i thotë “Shekullit” socialisti Bashkimi.
Citimet e socialistëve vijojnë me logjikën që kryeministri Rama ka shpalosur këto kohë për të mbrojtur veten nga akuzat se ai nuk pranoi të respektonte statutin për të zhvilluar zgjedhjet për kryetarin.
“Kryetari është kryeministër. Ka fituar dy herë zgjedhjet. Nuk ka logjikë ky referendum. Merreni kot me atë dhe i bëni qejfin”, thotë një grua, sipas “Shekullit”.
Gjuha e Ramës vazhdon më tej në këtë reportazh të gazetës së socialistit Kokëdhima në bastionin socialist në Tiranë. “Ben Blushi është ai që na bën si i zgjuar. Kam 25 vite në PS. Nuk kam parë njeri që të flasë kundër partisë së tij. Nuk mund ta tolerojmë pa fund”, vazhdon e njëjta grua.
Dhe sipas gazetës, në referendum morën pjesë edhe ata që nuk janë të kënaqur me qeverisjen Rama. Por gjithësesi e kanë votuar atë. Tamam si ajo socialistja që doli në televizione pak javë më parë në Vlorë, kur tha se do ta votonte Ramën edhe sikur pa bukë të ngelej. Është sërish një grua ajo që citohet nga “Shekulli”.
“Referendumi i sotëm po dëshmon se socialistët janë të kënaqur me keqqeverisjen e Ramës. Jemi si familje me PS-në. Kishim shpresë së fëmijët do të punësoheshin në shtet. Mezi i kemi shkolluar. Djali punon kamerier për 15 mijë lekë ndërsa vajza me master punon në call center. Për këtë gjë ne e votuam ne Ramën?”
Atmosfera e “festës” në PS s’kish si të mbyllej pa të qeshura. Ja si e përshkruan “Shekulli” atë në një dialog mes një votuesje dhe komisionerëve:
“Na kanë premtuar se po votuam do të na punësojnë në shtet”, shprehet më zë të lartë studentja Ermira Hyda. “Nuk je nga ato që punon për 40 mijë lekë ti jo. Me Iphone 6 ti nuk ke nevojë të punosh dhe të presësh rrogën e shtetit”, ia pret një nga komisionerët. Votojnë shpejt dhe mes të qeshurave dalin, për të vazhduar jashtë qendrës së votimit dialogun nëse do të punonin në shtet për 40 mijë lekë ose jo. Ndërsa i pyesim nëse punonte ndonjëri prej tyre përgjigja që marrim ishte: “Nuk punojmë për 40 mijë lekë. Po bëjmë gjithë këtë shkollë”. /Lapsi
Parti – Enver, jemi gati kurdohere !
e mbani mend kur PD tallte trapin me njerezine para zgjedhjeve te 2013????
ja ketu eshte dhe rilindja sot
1 vit kalon shpejt.
vidhni ca mendoni se ka ngelur akoma.
edhe une ramen do te votoja kjo nuk ka lidhje me punen o trapa ,kam pune s’kam pune , blushi eshte nje krrierist , fshati digjet blushi do te qihet ne ramen e duam te beje reformat ,te konsolidohet demokracia se keemi 25 vjet qe sorollatemi rrugeve te botes por!!!!!! ka gazetare koqe qe shkruajne votuan dhe te papunet
Shkova ne qendren e votimit pothuaj ne fund te votimit. Te gjithe ishin te shqetesuar sepse pjesemarrja ishte shume e ulet. Bile nje organizate qe kishte te rregjistruar 45 anetare, deri ne oren 16.00 kishin votuar veten pese anetare. Te tjerat pak me shume. Kryetari i komisionit u shpreh: – Kjo eshte domethenia e asaj qe do te ndodh ne zgjedhjet e 2017, se kete sot e rregullojme ne.
Dhe e rregulluan. Pjesemarrja nga 39 %, u be 95% dhe pro 97%.
O ti qe votove i fundit…duhet ta kesh bere nga saliu akademine e skuthllekut…po prap i hy ne hak saliut se zakonishta ata skuthat e tij e kane te qarte ca dmth konspiracion dhe qe ne pjaten ku haet nuk peshtyhet..te pakten kto wa ka ngulit xhaxhi qart..
Ty sdi me ke te te renditesh…firmosu po je aq gjoks hapur se Socialostet e kane 1pergjigje me prova te kundershtojne shpifjet e pastra!
Si i transformoni gjerat??!! Do ta votojne Ramen te gjithe se reformat e tij jane gjitheperfshirese jo vetem per te punesuarit!!