INTERVISTA/ Ilir Meta: Zogu, Enveri e Doktori tanët, pavarësisht se njëri hero e tjetri tradhtar

11 Prill 2016, 09:15Politika TEMA

Kryeparlamentari Ilir Meta deklaron se edhe Ahmet Zogu, edhe Enveri edhe Doktori janë të gjithë tanët, pavarësisht se njëri është hero, tjetri është tradhtar. Në një intervistë për emisionin “Komiteti” në RTK në Kosovë, Meta thekson se këto figura njëherë etiketohen hero e më pas tradhtar sipas ndërrimit të sistemeve të partive në pushtet e kështu me radhë. Meta shprehet se ata janë produktet e vendit tonë, të kombit tonë, të historisë tonë, të rrethanave tona, të pjekurisë sonë, të aspiratave tona. Kreu i Kuvendit deklaron se në vitet ‘90 PS është paragjykuar nga shqiptarët e Kosovës, për shkak të “propagandës që bëri Partia Demokratike dhe Berisha si mjeshtër i paparë, dhe sot e kësaj dite, i propagandës, që edhe nga hiçi mund të bëj një super-lajm, duke akuzuar që Partinë Socialiste, Partinë e Punës, Partinë Komuniste e krijuan jugosllavët dhe ka qenë gjithë jetën në shërbim të jugosllavëve e kështu me radhë dhe ka shitur Kosovën”. Pyetjes nëse do të kandidojë për postin e Presidentit, Meta thekson se “është kandidat i sigurt për Kryetar të LSI-së. Në lidhje me skandalin e “Panama Papers”, Meta deklaron se duhet transparencë me koncesionet.

 Shqiptarët e Kosovës është e vërtetë që gjatë viteve ‘90 kanë pasur paragjykime ndaj të majtës, mirëpo kjo u thye në vitin 1999 nga ju dhe z. Majko. Paraardhësi juaj dhe më vonë edhe pasardhësi juaj, z. Nano ishte ai me gjasë që i kishte krijuar paragjykimet e para në një takim me Slobodan Millosheviç. A besoni që z. Nano ka qenë më pak patriot se sa politikanët e tjerë shqiptarë?

Ne jemi vërtet në Komitet, por unë nuk dua të marrë përsipër të bëj gjykatësin e patriotizmit dhe nuk më pëlqen me thënë të drejtën kjo gjë. Por e vërteta është që paragjykimi për Partinë Socialiste vinte për disa arsye pas 1990-s. Arsyeja e parë është që ishte Parti Socialiste, ndërkohë që edhe Millosheviçi e kishte Parti Socialiste dhe s’kishte asnjë lidhje.

Së dyti mendoj që ishte propaganda që bëri Partia Demokratike dhe Berisha si mjeshtër i paparë, dhe sot e kësaj dite, i propagandës, që edhe nga hiçi mund të bëj një super-lajm, duke akuzuar që Parinë Socialiste, Partinë e Punës, Partinë Komuniste e krijuan jugosllavët dhe ka qenë gjithë jetën në shërbim të jugosllavëve e kështu me radhë dhe ka shitur Kosovën etj, etj. Pra ishte bërë një propagandë duke u ndërthurur disa elementë për ta paraqitur si një parti anti-kombëtare. Gjë që unë mendoj që nuk është e drejtë dhe nuk është as objektive dhe me baza.

Ndërkohë, që Partia Demokratike duke qenë se në atë kohë Lëvizja Demokratike e Kosovës ishte shfaqur si forcë opozitare dhe kundër sistemit, por dhe jo se ishte thjeshtë kundër sistemimit, por në fund të fare sepse ishte për Kosovën Republikë. Sepse ishte për të nxjerr në pah atë që Kosova është e shqiptarëve, u takon shqiptarëve, u atashua normalisht me Partinë Demokratike për shumë arsye të natyrshme. Dhe praktikisht Partia Socialiste nuk kishte një forcë politike partnere apo që mund të komunikonte, sepse dihej që deri në 1998-n ka qenë LDK dhe shumë pak parti të tjera modeste, sepse edhe LDK-ja është parë gjithmonë si një parti kombëtare, shtetformuese.

Përmendët z. Meta ngjarjet fatkeqe të 1997-s. Këto ngjarje në Kosovë dhe për luftën e Kosovës, nuk është se janë konsideruar të tilla, sepse thyerja e depove të armatimit i mundësoi kosovarëve që më pas të armatoseshin dhe më pas të hynin në Kosovë. A ka lidhje sipas jush mes ngjarjeve të 1997 dhe luftës së Kosovës?

Nuk e shikoj një lidhje të fuqishme shkak-pasojë. Unë besoj se lëvizja në Kosovë do ndodhte. Mendoj që ajo ka ndodhur në kohën e duhur. Mendoj sot se të gjithë ata që kanë fajësuar Presidentin Rugova, se përse nuk e ka hapur një front më herë, mendoj që nuk e kanë të drejtë këtë gjykim. Pse e them këtë gjë? Sepse unë vet në fillim të viteve ‘90 kam filluar kontaktet e para ndërkombëtare dhe mund të them me bindje se Kosova ka qenë shumë pak e njohur ndërkombëtarisht, sepse ka qenë në qendër të vëmendjes problemi i Kroacisë, ka qenë në qendër të vëmendjes problemi i Bosnjës, pra problemi i Kosovës ka qenë shumë periferik, shumë i parëndësishëm dhe çdo hapje fronti apo çdo lëvizje e armatosur në atë periudhë nuk do të kishte atë mirëkuptim, përkrahje dhe sensibilizim kombëtar, sikurse ndodhi në 1998-1999. Vetë konsumimi i Millosheviçit me ngjarjet në Kroaci, me ngjarjet në Bosnje, krijoi kushtet e natyrshme pastaj për atë që koha në të cilën filloi lëvizja e armatosur në Kosovë, të kishte efektet maksimale pozitive. Pra u përgatit një klimë edhe ndërkombëtare edhe rajonale, edhe e brendshme. Shqipëria në çdo rast në çdo rrethanë të kishte qenë, me ngjarjet e 1997, pa ngjarjet e 1997, do të ishte një mbështetëse e vendosur e Kosovës.

Në atë kohë, gjatë viteve 1990 kanë mbetur disa krime të pasqaruara në Shqipëri. Posaçërisht përmendet vrasja e kolonel e Ahmet Krasniqit në atë kohë, e cila ende nuk është e zbardhur. A mendoni se ka mundësi që të zbardhet kjo vrasje për të cilën ka kërkesë nga Kosova?

Nuk mendoj se ka ndonjë krim që nuk ka mundësi të zbardhet…

Si do të reagonit ju z. Meta nëse do të hidhej gaz lotsjellës në Kuvendin e Shqipërisë? Megjithëse, z. Berisha ka thënë se nuk është dakord me këtë lloj sjelljeje…

Unë besoj se situata në të cilën ka qenë kolegu im z. Veseli nuk ka qenë aspak komode, por besoj se ai gjithashtu ka treguar mjaft durim për të shmangur situata edhe më të vështira se sa ato që kemi parë. Se thonë ndonjëherë që e mira nuk ka fund, por thonë edhe që e keqja nuk ka fund. Por unë besoj se ai ka bërë përpjekje të vazhdueshme për ta mbajtur këtë shkallë konflikti maksimalisht sa më të izoluar. Nuk është e thjeshtë, nuk është e lehtë sidomos kur je Kryetari i Kuvendit, e unë e shikoj edhe në Shqipëri. Mos mendoni se të dyja palët janë të kënaqura me mua. Sepse opozita ka harruar se si trajtohej opozita më parë, e ka harruar këtë gjë dhe do të dëshironte të ishte shumë më e favorizuar në kurriz të rregullores dhe të procedurave parlamentare. Por edhe mazhoranca shpeshherë nuk është shumë e lumtur, kur opozita tolerohet më shumë se sa duhet, por natyrisht që kjo është një përpjekje për t’i normalizuar gjërat dhe për t’i mbajtur të gjithë bashkë në Parlament në kuptimin e mirë të fjalës. Sepse është gjëja më e thjeshtë për të krijuar ato raporte të cilat mua më duken shumë korrekte nga ana formale, por të cilat mund ta çojnë opozitën jashtë Parlamentit dhe t’i çojmë problemet në rrugë. Mendoj që sidoqoftë është detyra e jonë të përpiqemi ti zgjidhim problemet në Parlament. Pastaj se si ne e përdorim këtë mundësi këtë e gjykojnë qytetarët.

Një pyetje për Lëvizjen Vetëvendosja, që është promotori dhe lideri i opozitës në vendin tonë. Kryeministri shqiptar, z. Edi Rama e quajti një pasuri kombëtare, të njëjtën gjë e ka thënë edhe Lulzim Basha kur ishte për vizitë në Kosovë. Në anën tjetër ish-Kryeministri Berisha tha se veprimet e tyre janë të inspiruara ose çojnë ujin në mullirin e Serbisë dhe Rusisë. Ju si mendoni, Vetëvendosja a është pasuri kombëtare apo është vegël e armiqve tanë shekullor?

Unë kam thënë diçka me kohë, që edhe Ahmet Zogu, edhe Enveri edhe Doktori si i themi ne në Shqipëri, këta janë të gjithë tanët, pavarësisht se njëri është hero, tjetri është tradhtar, pastaj tjetri bëhet hero sipas ndërrimit të sistemeve të partive në pushtet e kështu me radhë. Pra janë produktet e vendit tonë, të kombit tonë, të historisë tonë, të rrethanave tona, të pjekurisë sonë, të aspiratave tona.

Kjo mendoj që ndodh edhe me partitë. Në këtë drejtim unë them se vlerësojmë atë pasionin e Vetëvendosjes për të theksuar çështje të ndryshme, por përveç vizionit dhe pasionit, mendoj se është shumë e rëndësishme edhe rruga që ndiqet për të realizuar një projekt apo një synim. Dhe në këtë drejtim, e kam thënë edhe më parë, përdorimi i disa mjeteve që e shtojnë tensionin dhe shmangin dhe vëmendjen nga vetë problemi për të cilin ti je i angazhuar për ta zgjidhur, nuk është i dobishëm dhe i frytshëm. Kështu që unë besoj se për të gjitha forcat politike ka një gjykatës, që është më i mirë se kushdo tjetër, dhe është vota e qytetarëve.

Z.Meta, së fundmi u zbulua një skandal i madh, ku shumë liderë janë përfshirë në atë që quhet “Panama Papers”. Në to bënte pjesë edhe një kompani nga Shqipëria. A duhet të presim që të shohim edhe emrat e politikanëve shqiptarë në rrjedhjen e këtyre dokumenteve?

Fakti që ka dalë, mendoj se është një gjë pozitive, si e lexoj unë këtë çështje ose si duhet ta lexojmë ne, sepse ne asnjëherë nuk duhet të merremi me hallet e të tjerëve, duhet të merremi me hallet tona. Rasti konkret që ka dalë për një kompani shqiptare ose që ka aktivitet në Shqipëri, ka marrë këtë koncesionin për markimin e karburanteve, na tregon sesa të vëmendshëm dhe të përgjegjshëm duhet të jemi në zhvillimin e praktikave koncesionare, sidomos të shërbimeve publike.

Për mua patjetër çdo rast duhet të hetohet, dhe ne e kemi kërkuar këtë gjë. Dhe çdo rast tjetër që do të dalë jo vetëm nga “Panama Papers”, por edhe nga çdo lloj parajse fiskale, ku ka të përfshirë politikanë shqiptarë. Nuk po themi botërorë se nuk po përgjigjemi për të gjithë botën. Sepse kjo është një çështje që ka të bëjë me transparencën, por ka të bëjë edhe me integritetin, ka të bëjë në fund fare edhe me taksat e qytetarëve shqiptare. Sepse në qoftë se një qytetar i thjeshtë paguan atëherë pse dikush tjetër, qoftë ky një politikan apo një i afërm i një politikani apo edhe një biznesmen, duhet të gjejë mënyra dhe forma për të bërë manipulime të tilla dhe të shpëtojë nga këto detyrime. Pra janë arsye të shumta. Ajo që unë mendoj për ne, nga rasti në fjalë, është që ne duhet të forcojmë transparencën për sa i takon praktikës së dhënies së koncesioneve në të ardhmen dhe të përmirësojmë legjislacionin në këtë drejtim, sepse ato mund të kthehen në një barrë shumë të madhe për buxhetin e shtetit dhe në një pengesë për zhvillimin e vendit, dhe njëkohësisht, për fat të keq, në një kosto të rritur për qytetarët tanë dhe në një cilësi të parealizuar të shërbimeve ndaj tyre. Siç edhe ka ndodhur me shumë koncesione deri tani.

A mund të dalin edhe të tjera? A keni informacione?

Ne jemi për transparencë të plotë. I takon Prokurorisë shqiptare të bashkëpunojë më të gjithë institucionet e vendeve të tjera, ku ka parajsa të tilla. Të bashkëpunojë me partnerët tanë kryesorë, agjencitë e tyre, me SHBA-të, me vendet evropiane dhe të hetojë në çdo rast.

Z. Meta, si po ju shkojnë punët me partnerin e koalicionit në Shqipëri? Në pjesën e parë të bashkëpunimit keni prodhuar shumë lajme me partnerin tuaj, Partinë Socialiste, por tani keni dalë paksa në ujëra të qeta. Çfarë ndodhi realisht?

Lëvizja Socialiste për Integrim përpiqet gjithmonë të jetë në raporte mjaft konstruktive dhe luajale edhe me Partinë Socialiste, me të cilën jemi në koalicion që prej vitit 2013. Por kemi qenë edhe më përpara me PS-në, në periudhën 2006-2007. Ne përpiqemi t’i qëndrojmë marrëveshjeve, parimeve të marrëveshjeve. Kjo është kryesore për ne. Sigurisht që është shumë e rëndësishme që edhe marrëveshjet t’i shërbejnë vendit.

Kryeministrin Rama nuk e keni lënë në gjumë të qetë. Vazhdimisht keni dërguar sinjale që ju e mbroni me fanatizëm partinë tuaj dhe nuk jeni me çdo kusht partner besnik nëse pala tjetër nuk e tregon të njëjtin luajalitet ndaj jush…

Ne i qëndrojmë parimeve të marrëveshjes dhe për ne qëndrime fanatike apo vija të kuqe janë: stabiliteti i Shqipërisë; Shqipëria si faktor stabiliteti në rajon, sepse as e para nuk mund të funksionojë pa të dytën dhe janë shumë të ndërlidhura; integrimi evropian i Shqipërisë. Nuk ka asnjë iniciativë apo reformë që i shërben kësaj çështjeje që LSI-ja të mos jetë promotore apo mbështetëse e padiskutueshme. Që kur është krijuar LSI, në vitin 2004, nuk ka qenë asnjëherë një pengesë apo një vonesë për një çështje për raportet e Shqipërisë me Bashkimin Evropian, apo marrëdhëniet tona me NATO-n e kështu me radhë. Natyrisht që ka shumë çështje të tjera, shumë prioritete të tjera por kuptohet që në koalicion duhet të jesh edhe fleksibël.

Vitin e ardhshëm do të zgjidhet Presidenti i ri i Shqipërisë. Është spekuluar këto kohët e fundit për mundësinë që ju të jeni një kandidat i koalicionit për President të Shqipërisë?

Kjo është një çështje për momentin, jo vetëm e parëndësishme, sepse në politikë rëndësia përcaktohet nga prioriteti dhe nuk është aspak prioritet. Kjo do të jetë prioritet në prill ose maj kur do të ketë kohë e saj. Aktualisht ne kemi një President, z. Nishani, i cili kryen këtë detyrë. Natyrisht nuk janë zgjedhje presidenciale, sepse Shqipëria nuk është një vend presidencial. Është zgjedhja e Presidentit nga Parlamenti. Sa i takon spekulimeve, do të ketë shumë. Do të dalin me dhjetëra apo me qindra emra, siç është traditë sa më shumë afrohet kjo periudhë. Kjo është gjë e zakonshme. Unë mund t’ju siguroj se jam kandidat i sigurt për kryetar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, sepse do të kemi zgjedhjet brenda vjeshtës në LSI, sipas statutit të LSI-së. Për këtë gjë ju siguroj.

Po flitet për një mundësi që zgjedhjet e ardhshme parlamentare të mbahen në mars ose në prill të vitit të ardhshëm, pra para zgjedhjes së Presidentit.

Nuk mendoj se Shqipëria ka ndonjë arsye për të mbajtur zgjedhje të parakohshme.

Presidentin e ardhshëm a duhet ta zgjedhë ky parlament apo parlamenti tjetër?

Kjo është çështje kalkulimesh, të cilët më shumë se kushdo tjetër mund t’i bëjnë juristët, por nuk mendoj se kjo është kaq shumë e rëndësishme.

A besoni se në zgjedhjet e ardhshme do të jeni prapë në koalicion me të njëjtin partner të koalicionit apo LSI do të shkojë e vetme dhe pastaj do të vendosë më kë do të bëjë koalicion, si përcaktuese tashmë historike e qeverive?

Unë jam kryetar i LSI-së, por nuk jam LSI-ja. Që do të thotë që LSI-ja është më e gjerë se sa kryetari i saj dhe unë nuk mund të marr vendim në emër të saj. LSI ka marrë një vendim për këtë koalicion dhe do t’i qëndrojë koalicionit sikurse i ka qëndruar me korrektësi deri më tani. Ky është një koalicion që ka bërë punë të mira, ka ndërmarrë reforma të rëndësishme por ka ende shumë punë për të bërë.

4 komente në “INTERVISTA/ Ilir Meta: Zogu, Enveri e Doktori tanët, pavarësisht se njëri hero e tjetri tradhtar”

  1. Na bashkoj kenga popullore says:

    Po fjal te urta te din bytha shum kryebabune,ne qoft se jeni ne gjendje dhe te tregosh vehten vertet se je trim te beni reformen ne DREJTESI ashtu siç duhet bere mund tju them vertet hallall posti i Presidentit edhe pse je nder te paret per tu gjykuar me sakt per tu futur ne burg,se perndryshe mos u gezo

  2. Bayoneta says:

    Vaj medet per vendin.pyeteni hajdutin se cfare i beri 700mije eurot dhe pse e shoqeja vesh fustana qe kushtojne nga 5 mije euro.
    Krahaso kete hajdut te jete kryetar parlamenti dhe te jape tru per korrupsionin.saliediilirfatos jane nje grup hajdutesh vrasesish dhe mafiozesh.Te 150 ne parlament duhen zhdukur dhe vrare apo djegur pa dallim.

  3. Kinezi mao says:

    Epo te te jape dhe lirua receta te edukates polituke dhe trasparences eshte njesoje si kur te te q. breshka ne by…

  4. john says:

    ILIR META MINISTER HA HA HA HA HA HA KETO GJERA NDODHIN VETEM NE SHQIPERI …RAMA E BEN SI ENVERI …I MERRTE NJEREZIT JO TE CIVILIZUAR PA NJOHURI TE BOTES ..TE PROGRESIT .DHE I BEN MINISTRA …. DHE PASTAJ SHNDERROHEN NE TE KORRUPTUAR .. DHE JA MBAJNE SERENATEN RAMES …. ME VJEDHJET QE I BEN POPULLIT ….PREMTOI TE LUFTOJE KORRUPSIONIN DHE TE HAPI VENDE PUNE …. DHE CFARE BEJNE ..ASGJE …. NJESOJ SI BERISHA BASHA …. QE DUHEJ TE ISHIN NE BURG QE ME SHUME KOHE …..POR NJE KASTRAVEC SI META NUK ESHTE NJE GJENDJE TA KUPTOJE …. E BERI SHKOLLEN ME KOMUNISTAT ..QE I MBYLLNIN SYTE KUR RRACA E VETE BENIN KRIME ..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje