Ja dokumentet qe ju gjetën vëllait të Enkelejd Alibeajt nga policia gjermane

10 Prill 2016, 19:00Politika TEMA
Ja dokumentet qe ju gjetën vëllait të Enkelejd Alibeajt nga

Këto janë 3 nga 4 dokumentat që i janë gjetur nga autoritetet gjermane, Taulant Alibeajt, në qytetin Han të Gjermanisë, pasditen e 5 Prillit, si i dyshuar se ishte përfshirë në një grabitje me armë.

Tv Klan ka siguruar këto 3 dokumenta, që i janë gjetur Alibeajt nga autoritetet gjermane dhe për të cilat i është kërkuar informacion Interpol Tiranës dhe Interpol Romës.

Ai mbante këtë kartë identiteti, këtë dokument policie si inspektor i repartit RES me emrin e tij të vërtetë, Taulant Alibeaj të lëshuar nga policia shqiptare, një letërnjoftim me gjeneralitet Xhavit Mornica dhe këtë dokument të lëshuar nga Ministria e Financave italiane në vitin 2002, me një kod fiskal me gjeneralitet e plota të Alibeajt.

Nisur nga këto dokumenta për të vërtetuar gjeneralitet e sakta të këtij shtetasi autoritet gjermane i kanë kërkuar informacion policisë shqiptare dhe homologëve italiane.

Pas procedurave ai është lënë i lirë. Por autoritetet gjermane kanë nisur kërkesa për të marrë informacion në Shqipëri e Itali, për shkak të dokumentave të ndryshëm të identitetit që i janë gjetur atij, njëri prej të cilëve ishte italian

8 komente në “Ja dokumentet qe ju gjetën vëllait të Enkelejd Alibeajt nga policia gjermane”

  1. Artiles says:

    Ne lajmet e tjera te kesaj gazete, por edhe te tjerave dukej sikur Taulanti kishte 3 dokumenta me identitete te ndryshme.
    Ne fakt, tek te treja ai rezulton njelloj – Taulant Alibeaj – pra me te njejtin emer, mbiemer, datelindje dhe vendlindje.
    Edhe dokumenti ka po te njejtat gjeneralitete.

    Mendoj se edhe sikur nje dokument identifikimi te kishte, cilin do nga te tre, perseri policia gjermane do ta verifikonte.
    Media nuk duhet te mundohet ti beje gjerat me te medaja se sa jane. Akuze per rrembime me arrme eshte mjaftueshem e rende. Nese dokumentet do te jene falco, shtohet edhe nje tjeter akuze, qe rendon edhe te vellain Alibeaj deputet.

    1. adri says:

      Tamam fytyre m…t si ai enkeld alibeaj. plehra qe te dy hajdute e kriminele. E paska marre europen mbare duke vjedhur dhe duke trafikuar. Plehra e funderrina te tilla kane qeverisur shqiperine ne kohen e berishes. Ne burg qenin pasi ka mashtruar policine gjermane .

    2. Kiu says:

      Po Xhavit Mornicen ku e keni???!!!

  2. nextG says:

    kodi fiskal italian nuk èshtè dokument identifikimi, eshte thjesht i njevlefshem me numrin e kartes se identetit ne Shqiperi ose SSN ne amerike….

  3. tfgs1 says:

    tipik sunit i pafytyre e i pabese…………….

  4. arta says:

    Fantastik ky lajmi: i gjejne Taulant Alibeajt dokumente qe i perkasin Taulant Alibeajt, te nxjerrin edhe fotot e ketyre dokumenteve. E çfare duhet t’i gjenin???
    Nga ana tjeter thone se i eshte gjetur edhe nje dokument tjeter me emrin e njefare Xhavit Mornica, e ky duhet te ishte lajmi, por deri sa nuk tregojne foto si per tre dokumentet e para duket ca e veshtire per t’u besuar.

  5. Agron says:

    NextG, karta e identitetit në Shqipëri për vetë emrin është mjet identifikimi. Për të tjerat ke te drejtë.

  6. alban says:

    Ore po asnjeri dokument nuk thote Xhavit Mornica..?! Qorra jeni ju te gazetes apo ju ka hyre mornica??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje