“Shqiptarët e ‘Panama Papers’? Unë i di emrat, por nuk flas para kohe”

10 Prill 2016, 17:47Politika TEMA

Drew Sullivan, drejtori i OÇRP (Organizata për Raportimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit), e cila operon në Evropën Lindore, Ballkan dhe Rusi, shumë shpejt do të sjellë emrat  e përfshirë në “Panama Papers”.

“Jemi ende në proces. Ende nuk janë hapur në mënyrë të thelluar dokumentet nga Shqipëria. E nisëm me Rusinë, që kishte shumë materiale, pastaj Serbinë, Rumaninë, Çekinë. Njerëzit janë duke punuar dhe ne do t’i japim emrat, sa më shpejt të jetë e mundur”, shprehet ai në një interviste për ‘Dritare.net’.

Sullivan nënvizon se, për ta bërë këtë, gazetarët shqiptarë do të shkojnë në Bosnjë, ku OÇRP ka qendrën.

I pyetur se në median shqiptare është thënë  që në “Panama Papers” ka emra të rëndësishëm nga Shqipëria dhe kjo duhet të ketë dalë prej gazetarëve që punojnë me OÇRP, Drew Sullivan, përgjigjet prerë:

“Kush e thotë këtë? Gazetarët të cilët po punojnë me ne, kanë rregulla strikte bashkëpunimi dhe ju është bërë e qartë të mos komunikojnë me askënd. Mesa di unë, ata e kanë mbajtur fjalën. Nuk besoj të ketë folur asnjë prej tyre. A ka emra shqiptarësh të rëndësishëm? Unë i di emrat, por urrej të flas para kohe. Kjo është një maratonë, jo një sprint”, përfundon Sullivan.

7 komente në ““Shqiptarët e ‘Panama Papers’? Unë i di emrat, por nuk flas para kohe””

  1. adi says:

    PERFUNDIMI I THJESHTE
    NESE NUK PAGUANI TAKSA NE VENDET TUAJA HERET OSE VONE DUHET TI PAGUANI ATO TE “GAZETARET” AMERIKANE NESE NUK DONI TE SHKONI NE BURG.
    ME QARTE NUK KA KU SHKON

  2. capi says:

    Qe ta provosh se i di emrat duhet qe ti thuash, perpara se ato te dalin.
    Perndryshe – Ne sportin e Maratones gjysma e atleteve nuk e mbarojne garen. Sprintieret e mbarojne te gjithe.
    Te jesh kopil, nuk do te thote se je i zgjuar.

  3. the Punisher says:

    Gazetare Shqiptare?! Hahahahahahahahaha……

  4. Shoku shpati says:

    Po hyne gazetares shqipetare u dhje puna.
    Ma kollaj flet per putinin se per ketà ketu.

  5. Bredhibut says:

    Jo jo, ne nuk kemi nevoje per zbulimet “Panama Papers”
    Parajsa fiskale ketu eshte kudo, duke filluar nga Razem, Velipoje, Gjiu i Lalzit, Glem e Qerret por edhe ne zona te tjera, nese do te verifikojme pronsin e vertete te vilave e shtepive te pushimit, do te ndeshemi me nje liste te gjate me Polic e Prokuror, Gjyqetar e Politikan, pushtetar e ish pushtetar qendror e lokal qe te ardhura te ligjshme kan vetem pagen e bordorose.
    Problemi yne i vertete eshte se nuk ka kush i verifikon, vlerson e gjykon keto pasuri.
    Populli yne i sheh, i njeh e mermerite me vehte perdite por duke mos folur , mos bertitur me ze te larte e mos vepruar me force, behet ndoshta edhe pa vetdije, mbulesa me e mier e kesaj “Albania Papers” te pa shoqe e ye pa ndeshkueshme nga kjo klase politike.

  6. Bredhibut says:

    Jo jo, ne nuk kemi nevoje per zbulimet “Panama Papers”
    Parajsa fiskale ketu eshte kudo, duke filluar nga Razem, Velipoje, Gjiu i Lalzit, Glem e Qerret por edhe ne zona te tjera, nese do te verifikojme pronsin e vertete te vilave e shtepive te pushimit, do te ndeshemi me nje liste te gjate me Polic e Prokuror, Gjyqetar e Politikan, pushtetar e ish pushtetar qendror e lokal qe te ardhura te ligjshme kan vetem pagen e bordorose !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    Problemi yne i vertete eshte se nuk ka kush i verifikon, vlerson e gjykon keto pasuri.
    Populli yne i sheh, i njeh e mermerite me vehte perdite por duke mos folur , mos bertitur me ze te larte e mos vepruar me force, behet ndoshta edhe pa vetdije, mbulesa me e mier e kesaj “Albania Papers” te pa shoqe e ye pa ndeshkueshme nga kjo klase politike thellesisht te korruptuar e me kete kulture demokratke te munguar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje