Ka punë sa t’dush!

10 Prill 2016, 16:35Politika TEMA

Nga Enkel Demi

Diku në vitet e para ’90 një mik më rrëfente një ndodhi, tek priste tragetin në Portin e Triestes. Në një bar ishin bërë bashkë, shoferët e kamionëve, udhëtarët e tjerë dhe disa djem të rinj që jetonin prej pak kohësh në qytetin italian. Kuptohet krejt të panjohur me sho-shoqin bisedat kanë qenë të zvarritura dhe më shumë të përgjithshme para ndonjë birre. Ndërsa prisnin të gjithë bashkë, afrohen do burra të moshuar dhe çunakët pasi shkëmbyen do fjalë me ta i ndoqën për t’u kthyer pas nja dy orësh. Shoferët e kamionëve, kuptohet edhe më të rrahur me vaj e uthull, u kërkojnë djelmoshave që t’i qerasnin me ndonjë birrë, se kishin kapur ca pare, meqë ndoqën ata burrat. Djemtë krejt të revoltuar me këtë propozim qyli u thonë: “Shkoni ‘re punoni! Ka punë sa t’dush!!”

Kanë kaluar më shumë se 20 vjet nga kjo ndodhi, e cila qarkulloi si gazmore në ambjentet e gazetarëve, sepse ai që e tregonte ishte njëri prej nesh. Tash, nuk besoj se ka më djemuri që pret në sheshe portesh a stacione trenash, por gjërat janë bërë më hafif.

Fjala vjen, është një çikë shumë e bukur, e cila nuk e di përse është e famshme në Shqipëri, Kosovë e gjetkë, por ka ca muaj që veç poston foto nga plazhe e bazene ekzotikë të Orientit. Vajza është pothuaj gjithë kohës në format banjo, madje fton dhe të tjerë të shfrytëzojnë mundësitë që të afron ky treg jo më aq i largët. Nuk di që ky personazh që ne e klasifikojmë VIP të ketë ndonjë talent, të ketë mbaruar ndonjë shkollë biznesi a të ketë një profesion që kërkohet sot nga kapitalizmi si inxhinierët apo mjekët. Është një zanë e bukur dhe me sa kuptohet ka gjetur një shteg të sipërmarrjes që padija nuk na lejon ta thithim.

Nëse lundron në mediat virtuale ka plot vajza dhe djem që demonstrojnë një jetë shumë të pasur, mbushur me luks dhe gjithmonë të hareshme sa baba i një vajze 20 vjeçare më ankohej pikërisht për këtë realitet që raportohet në media. U përpoqa me vullnet t’i shpjegoja se ligjësitë e medias, raportimeve, konsumit dhe komercialitetit janë të këtilla sa jo rralllë janë ato që i imponohen medias, por zotëria kishte revoltë dhe të madhe shumë.

-Jo, or’ ti, më tha. Ç’më bën teori mua, ne këndej po përvëlohemi. Goca ime është copë-copë me mësime dhe kur i fola se kështu do të bëhet një hiç në jetë, m’u përgjigj që mos të mërzitesha, se do të bëhet si ato pjeshkat e internetit. Më iku mendja, vajza do që të bëhet k…!

Me thënë të drejtën dhe shumë faj nuk ka, se e bija është e bukur pikë. Racë e mirë ne shqiptarët, aq më tepër që punë ka sa t’dush.

8 komente në “Ka punë sa t’dush!”

  1. Klimax says:

    Patjeter Enkel! Qe kur shkelet ne kete toke edhe racen na e “zbukuruat”, edhe jeten me “bakshishin tuaj dhe thiken ne brez” na e keni bere me te “lumtur”, edhe gjuhen e folur na e “permiresuat” nje “cike” me fjalorin tuaj duke e bere me “hafife”!!!!!!!!

  2. albani says:

    Enkel Demi.
    Do te thoja qe kete shkrim e ka shkruar ndonje rrugac qe deri ne vdekje i tille do te mbetet.
    Kete opinion ma imponon pallavra e shkruar ,kujtimet e tij te rrugacerise dhe llogjika me te cilen mundohet ti percjelle.

    1. tuli says:

      …..Por eshte nje realitet o ..Albani…

  3. baba nga durrsi says:

    Teorikisht ti z.Enkel nuk e ke keq……Shume gjera te keqija qe i kane bere ketij vendi, i jane bere nga njerez te cilet i kemi besuar dhe votuar, pushtetare qe futen duart edhe tek media duke promovuar pislleqe dhe anti vlera, dhe jam i bindur qe ata nuk do te paguajne kurre per keto deme dhe poshtersi. DJALLI atyre u dha nje dore (ndihme) ne poshtersite qe bene me kte vend, por ne fund te fundit sic e ke kuptuar dhe ti vete, eshte gjithnje ZOTI ai qe te sjell faturen per te paguar! Tashme ka ardhur koha te paguajme kte fature!

  4. Vjosan says:

    Ky njeri nuk di te shkruaje fare, po fare fare. Ka nje gjuhe te drunjte dhe pa pike talenti. habitem me Ata qe ia botojne keto pacavure!!!

  5. pp says:

    Gjynah qe jubme siper nuk e paskeni kuptuar shkrimin. Do kenaqeshit

  6. Erjon says:

    Pershendetje
    E trishtueshme per fat te keq eshte realiteti,por duhet te na “ngushelloj” fakti qe nuk eshte vetem nje fenomen i shoqerise shqiptare.eshte nje fenomen me te cilin po perballet edhe evropa e civilizuar. Me liberalizimin e internetit me shtrirjen masive te social network si FB,twitter ,istagram etj,po krijojme imazhin e gabuar qe e “paguan” me shume paraqitja fizike se kultura

  7. ladi says:

    Enkel

    Me pelqen se gjerat (historite ndodhite ) i shkruan sic kane ndodhur pa shtuar ose hequr. Je shume i sakte origjinal. Ilexoj shkrimet e tua me

    shume kenaqesi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje