Lulzim Basha është ende kryebashkiak dhe po mundëson zgjatimin e bulevardit!

10 Prill 2016, 18:52Politika TEMA
Lulzim Basha është ende kryebashkiak dhe po mundëson zgjatimin e

Nga Elvin Nuri

Është mëse e qartë që titulli i këtij artikulli provokon distancë dhe alienim nga realiteti. Po për cilin realitet po flitet? Për atë virtualin, online.

Në fakt në faqen zyrtare online të partisë më të madhe opozitare, www.pd.al, mes pak gjërave që mund të konsultohen ndodhet edhe seksioni “Njerëzit”, ku opsioni “Kryetari” bie në sy më shumë nga të gjithë. Me një “click” gjithkush (qytetarë, studiues, militantë, gazetarë, diplomat të huaj etj) mund të informohet mbi profilin e kryetarit të kësaj force politike, Lulzim Basha. Pikërisht tek “Kryetari” po gjithkush mund të zbulojë fakte interesante nga jeta e Bashës dhe mbi realitete paralele.

Poshtë sfondit blu, e zezë mbi të bardhë: Në vitin 2011 Basha kandidoi për Kryetar të Bashkisë së Tiranës me një fushatë model në qendër të së cilës u vendos qytetari dhe si Kryebashkiak ai tashmë është i fokusuar në zhvillimin e ekonomisë së Tiranës dhe krijimin të vendeve të reja të punës, për ta bërë Tiranën një qytet modern dhe europian. Nën drejtimin e tij këto 2 vite, Bashkia Tiranë planifikoi dhe ka nisur zbatimin e projektit më të madh infrastrukturor në historinë e vet, atë të zgjatimit të Bulevardit kryesor deri në Parkun e Paskuqanit dhe të rehabilititmit të Lumit të Tiranës.

E zezë mbi të bardhë, në të vetmen faqe zyrtare online të kësaj partie historike, nga zyrat e shtypit të SHQUP-it ende nuk është pranuar moskandidimi i kryetarit dhe disfata e thellë në vendoret e 21 qershorit të vitit 2015. Përtej gabimeve me gjuhën shqipe që kjo parti i ka bërë zakon sa herë i drejtohet elektoratit (317620 votues në vendoret e vitit 2015, sipas të dhënave të KQZ) Lulzim Basha ende (në këto dy vite) konsiderohet si kryebashkiak dhe zbatuesi i projektit më të madh infrastrukturor në historinë e Tiranës? Duke marrë për të mirëqenë se e drejta e informimit (me transparencë dhe duke pasqyruar sa më shumë realitetin) i takon si përgjegjësi dhe një partie politike që ka qeverisur vendin për katër mandate, edhe këto “çikërrima” duhet të evitoheshin. Sidomos kur kemi të bëjmë edhe me të parën parti që “dixhitalizoi” vendin, çalë – çalë, me moton “Shqipëria në moshën e internetit”.

Përveç fotos së Bashës (Po, po, ai është!) të vetmet informacione të përditësuara për kryetarin janë shkollimi, kontributi i dhënë (në Europë) dhe ky tekst përmbyllës: Lulzim Basha dhe bashkëshortja e tij Aurela u njohën në shkollën e mesme “Sami Frashëri” në Tiranë. Aurela u diplomua për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin e Utrechtit në Hollandë dhe kreu studimet pasuniversitare ne Universitetin e Amsterdamit. Prej vitit 2000, Aurela punon per EWPPP, nje organizate joqeveritare qe asiston parlamentet ne vendet e Europes Juglindore dhe EuroAzise duke perfshire edhe Shqiperine. Luli dhe Aurela janë prindër të dy vajzave, Dafina dhe Viktoria.

 Për ta mbyllur, ndërkohë që në “kampin tjetër” implementohen iniciativa si “transparenca.al”, “komisraiati dixhital” apo “Tirana Ime”, Partia Demokratike duhet ende të informojë personelin dhe elektoratin se Tirana drejtohet nga dikush tjetër. Mund edhe të diskutohet mbi etikën e videos elektorale të Veliajt që na shfaqte një kryebashkiak në gjumë të thellë në divanin e zyrës, por mbetet nevojë urgjente që Basha të bëjë një xhiro nga zyra e shtypit dhe t’i zgjojë ca njerëz.

3 komente në “Lulzim Basha është ende kryebashkiak dhe po mundëson zgjatimin e bulevardit!”

  1. zef says:

    Basha presidenti i Republika JugoSrpska

  2. Konica says:

    Ky nuk ka qene as kryetar bashkie as kryetar partie …ky thjesht genjen dhe mer nai lek nga sala per vjedhjet qe ka firmosur vete

  3. Vezhguesi says:

    Shtes biografie: Lulzim Basha ,ky minister i mbrendshem,i cili nuk la kriminel pa kapur, nuk la hajdut pa arrestuar, arrin kulmin me zbulimin e hajdutit me te madh te qeverisjes se tyre , zbuloi me intuiden e tij te trasheguar nga zbulimi i transplanteve te organeve ne nje shtepi te verdhe andej nga malsia, ku i “madhi ” Diku i Martineve i dha medaljen e arit, zbuloi se ministri i transporteve gjat qeverisjes 8 vjecare te PD,kishte vjedhur jo pak po 232 milion eurve. Per kete rezultat I madherishmi , i paarriteshmi i shekullit 20 e 21 Sali Berisha , urdheroi qe te vriten 4 demostrues me 21 janar 2011. Madje per mos te ngelur prapa ,e per t’u dukur si i perkedheluri i pejkamber Saliut urdherin e perseriti edhe vet. Keshtu qe kete merite si pjesmarres ne vrasjene 4 qytetareve duhet t’a shenoni ne civine e tij,po ne i themi biografi, Pse nuk ia kini shenuar kete “merite”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje