Ilir Meta: Të hetohet çdo politikan që i del emri në Panama Papers!

11 Prill 2016, 09:38Politika TEMA

Gjatë intervistes në emisionin “Komiteti” në RTK, kreu i LSI-së, Ilir Meta, foli edhe për skandalin e “Panama Papers”.

Ai tha se prokuroria duhet të hetojë çdo politikan, emri i të cilit rezulton i përfshirë në “Panama Papers”.

Meta, së fundmi u zbulua një skandal i madh, ku shumë liderë janë përfshirë në atë që quhet “Panama Papers”. Në to bënte pjesë edhe një kompani nga Shqipëria. A duhet të presim që të shohim edhe emrat e politikanëve shqiptarë në rrjedhjen e këtyre dokumenteve?

Meta: Për mua patjetër çdo rast duhet të hetohet, dhe ne e kemi kërkuar këtë gjë. Dhe çdo rast tjetër që do të dalë jo vetëm nga “Panama Papers”, por edhe nga çdo lloj parajse fiskale, ku ka të përfshirë politikanë shqiptarë.

Nuk po themi botërorë se nuk po përgjigjemi për të gjithë botën. Sepse kjo është një çështje që ka të bëjë me transparencën, por ka të bëjë edhe me integritetin, ka të bëjë në fund fare edhe me taksat e qytetarëve shqiptare.

Sepse në qoftë se një qytetar i thjeshtë paguan atëherë pse dikush tjetër, qoftë ky një politikan apo një i afërm i një politikani apo edhe një biznesmen, duhet të gjejë mënyra dhe forma për të bërë manipulime të tilla dhe të shpëtojë nga këto detyrime. Pra janë arsye të shumta.

Ajo që unë mendoj për ne, nga rasti në fjalë, është që ne duhet të forcojmë transparencën për sa i takon praktikës së dhënies së koncesioneve në të ardhmen dhe të përmirësojmë legjislacionin në këtë drejtim, sepse ato mund të kthehen në një barrë shumë të madhe për buxhetin e shtetit dhe në një pengesë për zhvillimin e vendit, dhe njëkohësisht, për fat të keq, në një kosto të rritur për qytetarët tanë dhe në një cilësi të parealizuar të shërbimeve ndaj tyre. Siç edhe ka ndodhur me shumë koncesione deri tani.

A mund të dalin edhe të tjera? A keni informacione?

Ne jemi për transparencë të plotë. I takon Prokurorisë shqiptare të bashkëpunojë më të gjithë institucionet e vendeve të tjera, ku ka parajsa të tilla. Të bashkëpunojë me partnerët tanë kryesorë, agjencitë e tyre, me SHBA-të, me vendet evropiane dhe të hetojë në çdo rast.

6 komente në “Ilir Meta: Të hetohet çdo politikan që i del emri në Panama Papers!”

  1. babel says:

    Bravo Ilir. zure mend tani, ke hequr dore nga vjedhjet

    1. e verteta says:

      Po ai eshte Burrell shteti tamam si puma jote qe e dreth…


      Ky nuk permend zvicren, qipron, arabine ndoshta Serbine…kancer…

  2. hajrie hom'ni says:

    Hahaha, i pari je ti o kok’lope.
    Kush ti hetoje ti me Llalen, Salen e Edin?
    Ju kane hetuar me kohe o kok’lope, keni qene te vezhguar ne cdo moment, o katunar i trashe Skrapari.
    Shtypni dhe skllaveroni popullin tuaj, duke ju rrejt’ mendja se i’a hudhet, po do i pagoni ne tjeter vend. Kush te le te pasurohesh aq kollaj, o pall.
    S’deshet me standartizuar shqiptaret, hajt shkoni ne gop te s’emes tani, qe te gjithe!!!!

  3. albani says:

    Te hetohet pasuria e cdo politikani i del apo jo emri ne Panama papers,por kush do ti hetoje,ata qe hetuan akuzat e Priftit ndaj Metes,Lallet apo Gjonet.

  4. Bredhibut says:

    Jo jo, ne nuk kemi nevoje per zbulimet “Panama Papers”
    Parajsa fiskale ketu eshte kudo, duke filluar nga Razem, Velipoje, Gjiu i Lalzit, Glem e Qerret por edhe ne zona te tjera, nese do te verifikojme pronsin e vertete te vilave e shtepive te pushimit, do te ndeshemi me nje liste te gjate me Polic e Prokuror, Gjyqetar e Politikan, pushtetar e ish pushtetar qendror e lokal qe te ardhura te ligjshme kan vetem pagen e bordorose. !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    Problemi yne i vertete eshte se nuk ka kush i verifikon, vlerson e gjykon keto pasuri.
    Populli yne i sheh, i njeh e mermerite me vehte perdite por duke mos folur , mos bertitur me ze te larte e mos vepruar me force, behet ndoshta edhe pa vetdije, mbulesa me e mier e kesaj “Albania Papers” te pa shoqe e te pa ndeshkueshme nga kjo klase politike thellesisht e korruptuar dhe me kete kultur demokratike te munguar.

  5. Milet says:

    Hajduti e ka te garantuar qe si ka fshehur parate e pista pikerisht ne Panama…..
    Shpresojme qe komentet per Like Floririn Meroja ti lejoje qe mileti ta besoje dhe beje president kete Virus Kanceroz.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje