Në Tiranë, Vlorë dhe Durrës është duke u zhvilluar java e Sigurisë rrugore në shkollat 9-vjeçare.
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe ambasadorja e BE-së Roama Vlahutin zhvilluan një bashkëbisedim me fëmijët e shkollës “Edith Durham”.
Tahiri tha se zbatimi i rregullave të qarkullimit rrugor, duke nisur që nga fëmijët është një frymëzim i madh dhe për të rriturit. “E rëndësishme është, – vijoi Tahiri – që ju të siguroheni dhe të siguroni jetën tuaj”.
“Për Shqipërinë që duam na duhet një brez fëmijësh që të rriten ashtu si duhet: me rregulla, duke respektuar ligjin, duke respektuar punonjësin e policisë – dhe e gjitha kjo për të garantuar shëndetin dhe jetën tuaj”, shtoi ai.
Ju lumte!