Sabit Brokaj në një intervistë për gazetën Ditë, flet për figurën e Sali Berishës, të cilin e njeh mirë pasi e ka pasur koleg si mjek dhe e ka rekomanduar për anëtarësimin në Partinë e Punës.
Në këtë intervistë ai tregon edhe pendimet që ka për Berishën.
Doktor Brokaj, në këtë pjesë finale të intervistës me ju do të përqendrohemi te figura e Dr. Sali Berishës, emri i të cilit është lakuar fort dhe ka ngjallur shumë dyshime gjatë trajtimit që i kemi bërë historisë së vdekjes së Hysni Kapos…
– Dakord. Unë i kam thënë hapur dhe pa asnjë paragjykim ato që di për Saliun, qoftë si mjek, qoftë si politikan dhe u qëndroj atyre.
– Ju dhe Berisha kini qenë të dy mjekë të Hysniut. Kam vënë re se ju bëni një dallim midis mjekut Sali Berisha dhe politikanit Berisha. Pse e bëni këtë? Mos kemi të bëjmë me dy Salinj në këtë rast?
– Po. Sepse është i qartë ky dallim. Por dua të theksoj se sjellja e Berishës si politikan pas vitit 1990 ka ngritur shumë pikëpyetje dhe dyshime edhe për Saliun mjek. Unë mbështetem në ato argumente dhe në ato prova që unë kam patur në raport me ato realitete që i kam përjetuar vetë intensivisht edhe si mjek, edhe si njeri, edhe si politikan. Saliun e njoh mirë, ndaj dhe flas me bindje. Në këtë kontekst unë nuk i jap të drejtë vetes të ngre dyshime përtej provave dhe jashtë realiteteve.
– Sidoqoftë, ju më kini thënë se e keni rekomanduar Berishën të futej në Partinë e Punës në vitin 1968 dhe se jeni penduar për këtë…
– Po, është e vërtetë se unë e kam rekomanduar Saliun të bëhej komunist. Unë e kam propozuar Saliun për pedagog dhe po unë e kam propozuar më pas të futej në radhët e PPSH. Kur unë isha në vitin e 5-të ai kishte 3 vjet pedagog dhe donte të hynte në parti e për këtë kërkonte mbështetjen time. Mendoja se ai do të ishte biri besnik i Partisë. Unë e bëra rekomandimin sepse kisha bindjen se Sali Berisha ishte besnik i devotshëm i PPSH. Pasazhi më interesant që kam shkruar në atë rekomandim është ky: “Kam bindjen se Sali Berisha do të jetë komunist i devotshëm dhe besnik i partisë dhe i popullit”. Mirëpo Saliu në gjithë veprimtarinë e tij provoi të kundërtën, ndaj dhe jam penduar që i dhashë dorën atëherë…
– Dhe për këtë jeni zhgënjyer?
– Po, jam zhgënjyer dhe penduar thellë. Për gjithë sjelljen e tij në politikë pas vitit 1990. Bëmat dhe gjëmat e Saliut janë thënë e stërthënë gjatë këtyre viteve dhe duket se unë nuk do të shtoj asgjë të re në ato që do të them.
– Mos ka edhe ca mllef në këto që po thoni pasi dihet se Saliu dhe regjimi i tij ju kanë futur në burg për pak kohë dhe ju ka përndjekur politikisht më pas?
– Që Berisha më futi në burg, kjo dihet. E kam thënë edhe tjetër herë. Po nuk është kjo arsyeja kryesore për të cilën unë e kontestoj rreptë Berishën…
– Para se të kalojmë tek arsyet e kontestimit të Berishës politikan, mund të na tregoni se si dhe në ç’rrethana jeni arrestuar?
Po. Ka ndodhur në 28 shkurt 1997. Një ditë më parë kisha dhënë një intervistë të rreptë në një kafe afër PS. E prisja të them të drejtën. Isha me Namik Doklen dhe Arta Daden duke shkuar në Vlorë, kur në Lushnje më doli një makinë policie dhe më arrestuan. Namiku dhe Arta kundërshtuan ashpër, por kjo nuk kishte vlerë për policët. Ata më futën në një makinë dhe më sollën në Tiranë. Gjatë rrugës njëri nga policët ankohej se kishte lënë kamionin me mall dhe ishte veshur polic. Ata kishin problemet e tyre. Kur erdha në Tiranë as akuzën nuk ma thanë. Në qeli isha me katër persona të tjerë. Secili kishte hallet e veta. Ditën e tretë më thirri hetuesi. Por mua më kishin porositur të mos flisja pa avokat, sepse mund të kapeshin në ndonjë fjalë. Avokat kisha Spartak Brahon. Në Gjykatën e Tiranës mora vesh akuzat. Isha organizatori i Kryengritjes së Jugut dhe organizator i bandave të 26 majit. Ata nxorën një regjistrim. Unë kam një motër në Vlorë të cilës i vdiq burri herët e i la fëmijët jetimë. Më mori motra një ditë më tha i kishte ikur djali në demonstratë dhe telefonova vëllain të bënte kujdes dhe thashë se pas demonstratave policët ushtronin dhunë dhe të bënin kujdes në demonstrata. Avokati im u kap tek data e përgjimit që ishte përpara ligjit për përgjimet. Pasi më nxorën, erdhën të më arrestonin sërish me shumë zhurmë në orën 1 të natës por unë nuk ua hapa derën. Madje i kisha vendosur një shul të rëndë dhe policët nuk mundeshin ta hapnin edhe me forcë. Për dy orë pranë shtëpisë sime dhe pallatit u krijua një situatë e nderë. Polici gjithandej dhe unë në shtëpi që nuk dilja. Një polic tha: Mirë ne jemi budallenj por ti qenke gomar që nuk na hap derën. Rreth orës 4 të mëngjesit e hapa derën. Ata më arrestuan dhe më çuan prapë në rajon dhe pas disa orësh më kthyen në shtëpi.
– Gjithsesi ju jeni një kontestues i rreptë i Sali Berishës për gjithë aktivitetin e tij politik të pas vitit 1990, kur ai doli në krye të opozitës politike, e cila mori edhe pushtetin në vitin 1992. Si e argumentoni këtë qëndrim tuajin?
– Shiko, Xhevdet. Ne kemi qenë të dy mjekë të Hysni Kapos dhe e njohim mirë njëri tjetrin. Ateherë ishim edhe komunistë dhe besonim se ishim në krah të njëri-tjetrit, luftonim për një ideal. Por me kapërcimin e madh që Saliu bëri nga komunist në antikomunist, tregoi veten e tij. Ua kam thënë edhe njëherë tjetër se mua më është propozuar nga Ramizi para Saliut të vihesha në krye të PD-së dhe të opozitës, por unë nuk pranova. Saliu pranoi dhe tregoi se çfarë është në të vërtetë në thelbin e tij.
– Ju nuk kini ngritur dyshim për sjelljen e Saliut mjek?
– Sepse në atë kohë sjellja e tij në atë kohë si mjek kur shërbeu si mjek i Hysniut ishte jo dyshuese. Ndërsa argumentet dhe provat që e vënë thellësisht në dyshim sjelljen dhe veprimtarinë e tij erdhën pas ’90-s, duke parë se ç’i bëri kësaj Shqipërie.
– Për shembull? Çfarë bëri ai mbrapsht pas vitit 1990?
– Absolutisht gjithçka. Gjithçka, gjithçka. Po të shprehemi me një fjalë të popullit, ai erdhi me pishë në dorë dhe i vuri flakën Shqipërisë. Është ai arkitekti i shkatërrimit të gjithçkaje materiale në këtë vend, por edhe të vlerave shpirtërore. Ai krijoi shtetin e bandave. Mbetën gjallë rastësisht vetëm digat e hidrocentraleve, pasi mund të mbytej edhe vetë po të shpartalloheshin ato, pasi shtyllave të tensionit të lartë u vuri tritolin. Merre me mend se çfarë ka bërë ai njeri kundër këtij vendi. U fut, nuk e di me ç’të drejtë një mjek, të diktojë edhe historinë. Kur dihet se historia është shkencë që u takon historianëve, madje të mirinformuar dhe jo të disa ballistofilëve dhe disa të tjerëve që dihet pozicioni i tyre në raport me luftën antifashiste dhe me fatet e Shqipërisë. Nuk dua të zgjatem me shembuj të tjerë të keqqeverisjes së tij, pasi ato janë thënë e thuhen përditë në shtyp, si 97-a, grushti i shtetit në 98-n, Gërdecin, 21 janarin e morinë e pafundme të shembujve të tij flagrantë të veprimtarisë kundër Shqipërisë e shqiptarëve.
– Mendoni se Sali Berisha ka një vend në historinë e Shqipërisë dhe ç’vend do t’i jepnit atij në raport me emra të tjerë që kanë spikatur në historinë një shekullore të shtetit shqiptar?
– Unë them më mirë të mos shtrohet kjo pyetje. Këtë e them sepse ai bëri të kundërtën e asaj që pati mundësi të bëjë. Ai mori një Shqipëri absolutisht me gjithçka në kuptimin material dhe një popull shumë solidar dhe e bëri atdheun e tij dhe tonin copa-copa. Shikoni se çfarë po ndodh me Shqipërinë. Përfshi edhe Ahmet Zogun që u shërbeu devotshmërisht serbëve. Dihet se ç’bëri Zogu në raport me Serbinë. Ai u shiti Shën Naumin dhe Vermoshin, likuidoi Komitetin e Mbrojtjes së Kosovës, gjithë inteligjencën përparimtare, i dha territore Serbisë, erdhi me ndihmën e ushtrisë serbe etj., etj. Me Enver Hoxhën nuk ka asnjë pikë krahasimi. Ky, pra Saliu, gjeti një Shqipëri të shtetformuar dhe të kompletuar dhe dihet se si e katandisi. Kështu që nuk e vlen të krahasohet. Me Enverin jo se jo, por edhe as me Ahmet Zogun. Sepse ku u shiti grekëve më shumë se 300 km katror hapësirë detare të pasur me naftë. Këto janë akte të pastërta antikombëtare.
– Megjithatë Berisha sot flet më shumë nga të gjithë për dekomunistizim dhe dekriminalizim të politikës shqiptare. Sa seriozisht duhen marrë thirrjet e tij?
– Saliu këtë e ka tipar të karakterit të tij. Ai bën thirrje për dekriminalizim, në një kohë që është vetë kriminel dhe ndoshta kryekriminel i këtij vendi. I pangjashëm në llojin e vet dhe në keqbërjet e tij. Si mund të merret seriozisht ai? Kjo është një tallje që ai bën me realitetin shqiptar dhe me shqiptarët. Mjerë kush nuk e kupton këtë! Por kur ka një kundërshtar politik, si këtë mazhorancë që në vend ta marrë këtë nismë dhe ta fillojë dekriminalizimin me Saliun, paradoksi qëndron në faktin se këtë e merr Saliu. Kjo është tallja më e madhe që ndodh me Shqipërinë dhe shqiptarët. Këtë mendoj gjithnjë sa herë dalin Saliu dhe Lul Basha kur flasin për dekriminalizimin. Nuk ka fyerje më të madhe për këtë popull.
– Ju duket se jeni skeptik për dekriminalizimin. Po në se bëhet reforma në drejtësi, si i bëhet, nga duhet të fillojë ajo?
– Nuk jam unë skeptik, por ky është realiteti. Ata do të përpiqen që reformën në drejtësi ta shtyjnë e ta shtyjnë pambarimisht me pretekste të ndryshme, mundësisht për pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, ku ata shohin ëndrra se mund të vijnë sërish në pushtet. Ky është synimi i Berishës. Unë mendoj se në këtë rast, socialistët, duke e ditur fare mirë që Saliu nuk e do reformën në drejtësi, le t’i drejtohen popullit për referendum, siç bënë me Kushtetutën dhe ta zgjidhin njëherë e mirë këtë çështje.
Intervistoi Xhevdet Shehu, Dita
Nuk keni gabuar aspak ,
nqs ju quajn ashtu Sabit .
Eshte nji defekt Genetik ,
qe eshte e pamundur ta kuptosh ,madje shpeshher as edhe i vdekur .
Dr. Sabiti te mos behet pishman aspak! Komunist me i mire se Sali Berisha as ka patur dhe as i vjen ketij mileti…
Dr Zabiti, hej?///Zabit Brroka, servet pellumbi/gramoz ruci/namik dokle/kastriot islami edhe ju personalisht, o kelysh te kuq…..
Varu lesht te gjitha pikave te ketij artikulli se “fshati qe duket nuk do kallauues” thot populli yne.
Fundi I artikullit eshtee me I teres per te ardhme:
Duhet me do e mos te permbushet reforma ne drejtesi dhe mazhoranca nese do qe te dekriminalizoje vetveten duhet ti drejtohet popullit per referendum.
I ke rene pikes.
Sala duhet denuar per tradheti ndaj shqiperise dhe kombit shqipetar me teresi.
Sabit, kujt mundohesh ti tregosh per Sali imbecilin? Tarallakeve e teveqelave shiptare? Merr vesh gomari?
Po pse burr MA I Mir je ti, nji mut jeni te dy, nje mut ishte dhe enveri
si interviston kte lloj idioti
No la Enveri me fabrika thote.
Ne s’kishin buke me honger shteti ma i varver ne evrope dhe nder me te varfrit ne bote.
Jeni budallenj te medhenj mer jahu. Pse tani jemi shteti me i pasur gjasme? Atehere Shqiperia kishte infrastrukturen qe te konkuronin m produktet e cdo vendi. Po me urdher te Sale babes, robte s’vemin me ne pune ne fabrika, filluan ti prishin e ti shihni makinerit prodhuese e shkaterruan cdo gje. E vetmja gje qe i duhej atij shteti ishte te kerkonte ndihmen e te huajve qe te mos nderpritej prodhimi, por robte “shperthyen nga zinxhiret” e na inxhinier vajten te pastronin halet e Europes. Sigurisht dhe Europes i interesonte kjo gje, se merrte skllever shqiptar me cmim te ulet/ Nderkohe qe shqiptareve i vajti jeta malore. Shih ne Greqi qe as pension nuk kane. Po urdherat per shperthim te shtyllave te tensionit te duket normale ty, po privatizimet per 2 krunde, shkaterrim i plot i ekonomise prodhuese te Shqiperise te duket normale ty? Aman ju s’dini cfare flisni. Pff/
Ke te drejte shto arsimin dhe shendetsine.
Dhe une qe po shkruaj kam qene i persekutuar dhe anti Enverist, por qe tani shoh egersine e kapiralizmit dhe jam kthyer ne pikpamjen politike , ne komunist.
mir o mire e morem vesh, po Saliu çelsat e kashtes ka, tani na intereson palloshi, se po e vdes ate popull per buke.
te rafte damllaja edhe ty qe e bere komunist kete perbindesh egersir te vicidolit.nuk mjaftoi 25 vjet qe mori me qafe shoket e tij mjek por edhe 25 vjet qe shkaterroi Shqiperin dhe futi ne vellavrasje popullin,ju shofte rraca ketij maloku qe nuk u be e nuk u be njeri.
Ne fushen e ndertimit te vendit Enveri ndertoi ,Sala vetem prishi gjithcka shqipetsret bene per gati 5o vite.Ahere simund te krahasosh keta njerez,Enveri denohet per luften e klasave por jo per zhvillimin e forcave prodhuse te vendit qe ska te krshasuar me republiken e bananeve ne shqiperine e sotme..
Qipidhasi
Po tu shkaterrua shtepia nuk e ngren dote brends dites,,
Inderuar profesor kjo qe ti shpreh eshte krejtesisht nje rralitet dhe nje coptime djegeje shkatrrime qe krimineli S Berisha i ka bere vendit tone po a doket drejtsi qe ky njeri i mbrapsht dhe shkatrrus te denohet per krimet qe ka ber une nuke besoj.
Dr. flet si komunist i papenduar ashtu edhe do te vdes i gjori. Shpirt i ndyte komunist, jane soji i ti qe kurr nuk mund ta thone nje te vertet te sinqert dhe bindese.
T’morsha t’keqen, or Sal Berisha! Si me rri, si sokol malit, krahe per krahe me udheheqesit. Do vije dita, o shpirt, qe ky popull ta kuptoj sa te mira ju ke bere ti komunisteve keta 25 vjet, vet shoku Ramiz me gjithe Byrone e tij politike nuk do I kishte realizuar kurre.Natyrisht, ata bene nje pune qe po I jep frutet e saj sot, krijuan njeriun e ri, nje specie qe nuk gjendet askund ne bote, por ti o xhan, krijove ate per te cilen do te mbetesh perjetesisht ne histori, krijove “pronarin e ri”, komunistin qe nuk le gje pa zhvatur, njelloj si karkalecat kur vijne si re nga Afrika dhe nuk lene gje pa shfarosur. Aferim, o “engjell” kraheshkruar, qe te dergoi vet djalli per t’ja bere zi dhe me zi jeten ketij populli te mjere.
Sali Berisha je legjende…….ishte komunist por pate kurajon dhe ndergjegjen e dole nga ai ferr…….Zoti ta dha zgjuarsine per ti ndryshuar gjerat dhe qetesine per ta pranuar ndryshimin.
Vetem imbecilet nuk ndryshojne mendim……komunistet vene idealet mbi Atdheun ,mbi familjen dhe vazhdojne ashtu si kopet…….pa ditur ku shkojne ,njerez pa palce kurrizore.Sa me shume flasin per ty,sa me shume qe perpiqen te te ulin aq me lart ngrihesh ndaj rri i qete se keta nuk behen njerez kurr ……
sali byrrisha s’eshte asgje tjeter ,se nji vegel ne duart e gjithe antishqiptareve qe u turren te shqyejne shqiperine ,
mbas ndryshimit te sistemit , te cileve i sherbeu me zell , vetem e vetem per te qendruar ne postin e te parit ,te pushtetit ,
e jo vetem kaq , edhe shume poshtersi,krime ,shkaterrime monstruozeqe ai vet i shkaktoj ktij vendi ,
qe shqiptaret i dijne tashme fare mire ,si nji Islamist i devotshem ,nji antishqiptare ne gjak .
ky eshte realiteti e jo shpifjet qe keni ju islamutat ne gjake .
ktu nuk eshte arabi e as turqi ,qe shpifjet te benin historite mjerisht
Ah ty te vrafte qulli! Legjenda e agjentures serbe ne Shqiperie eshte Sali Berishovici. Nje njeri qe shkaterroj kete vend per 25 vjet rradhe, e s’ka asnje qelize te shendetshme te vendit pa e kancerizuar. Njeri qe ka rritur percarjen ndaj shqiptareve, shkaterroj plotesisht ekonomine shqiptare, ka sjell percarje fetare, ka krijuar lemshin me te madh ligjor e politik ne vend dhe ende sot e kesaj dite hedh vrere e behet sebep per te ndalur ate zhvillim te vogel te ketij vendi. Vetem nje agjent si ai mund te arrinte kete shkaterrim te plot te Shqiperise dhe rrenim te shqiptarve.
SA I BUKUR SALIU SI DHIJA QE I PRE BISHTIN,,,S KENI GABUAR POR NE E KEMI MERITUAR ATE DHE JUVE
Interesant, fotot jane shume domethenese si u vardisej ish bllokmeneve, deri ne varken me femijet e Enverit dhe shume te tjera, nga komunist i flaket u be demokrat dhe nuk u la vend qe te drejtonin vendin njerezit qe ishin burgosur dhe internuar se midis tyre kishte dhe ka njerez intelektuale te ndershem dhe qe te drejtonin kete vend, ata qe i vene nga pas duhet ta kuptojne kete po nuk duan se e deshen kete vend lesh e li si e beri, nuk kemi cfare te themi, faktet flasin shume mjere ne ne dore te kujt rame.
Xhevdeti ja ka arritur qellimit te rrise audiencen e dites duke intervistuar nexhmijen,izetin,zabitin etj.U ka gjetur ilacin nostalgjikeve qe kenaqen duke lexuar sharje per berishen dhe sikur mos te hane buke fare.Duke e share perdite ja rrisni vlerat a e kuptoni.Duam sduam ai e dominon skenen politike shqiptare fatkeqesisht.Pse nuk e pyete per nanon xhevdet dhe per spiunet e grekut qe I emeroi atasheh ushtarak pas 97 kur u perplas fort me te per kete problem.Apo shoku nano eshte komunist liberal.Se harrova mer dhe idajet mashtruesin se ka dhe ai ca fakte per saliun.Ka dale ne mode shaj saliun qe te pelqejne.E kuptoni ku jemi katandisur?Keni bythe futeni ne burg ca dmth shiti api dhuroi detin?A nuk eshte tradheti kombetare provojani dhe futeni ne burg.
KY NUK ESHTE GABIM POR FAJ. POR KJO I TAKON TE KALUARES DHE SI TE BEJME QE TANI KEMI TE BEJME ME OPOZITARIN ME TE “CUDITSHEM” BASHA-HOXHA ? KUR DO TE BEHET ANALIZA SE SI MBIU KY “TALENT” NE SHQIPERI ?
O doktorT politikane te shqiperise, nuk e kuptoni qe jeni njesoj qe te dy, vecse ne dy ane te kunderta te barikades antishqiptare: njeri ngarkuar nga katovica ne 90 per ta shkaterruar, dhe tjetri ne 97, i vuri zjarrin me revolucionin evgjito – fshataro – komunist , ku dhe u shperblye me postin e ministrit te mbrojtjes, me urdhera nga greqia, ku trafikuan dhe armatimin me te rende te shtetit shqiptar. Te dy nga cica e memes parti kane pire, te dy zjarrvenes jane. Urrejtja eshte cmire e paster se sabiti hyri e doli shpejt ne politike, kurse salen e kemi te perjetshem. Rast i vecante qe dy mjeke te lene stetoskopin dhe te marrin kallashin, por partia mbi te gjitha. Ajo te jep urdher, se te ka ushtar, per atehere kur i duhesh.