Zululand/ Ben Blushi: Rama e hoqi maskën e vet në 2009. Nano: Lëri socialistët, drejtoju pjesës më të fisme të shoqërisë!

11 Prill 2016, 20:03Politika TEMA

Ben Blushi ishte sonte në studion e Zululand për të folur për referendumin e 9 prillit, Ramën dhe marrëdhënien me Partinë Socialiste. Sipas Blushit procesi i votimit u “bojkotua” nga media aspo siç e quan vetë Blushi “Media u pajtua me këtë shkelje, që kryetari të mos zgjidhej”. Me gjithë “luftën” në PS për zgjedhjen e kryetarit, Blushi është i kënaqur. “Doja të testoja se sa njerëz mbështesinin bindjet e mija dhe kjo vazhdon te më pëlqejë akoma”, tha Blushi.

Në studion e Zululand Ben Blushi tha se Referendumi kishte si qëllim heqjen e të drejtës së kandidimit për kryetar të PS-së. Sipas tij, Rama ka një aftësi të veçantë për të marrë pranë vetes njerëz të paaftë. Ndërsa i ndalur tek metodat e qeverisjes së Edi Ramës, Blushi tha se është politikani më demode. Sipas Blushit “Janë shijet e Ramës për të mvledhur njerëz medioker rreth vetes. Ka një aftësi për të mbledhur të paaftë”.

I pyetur nga Mustafa Nano se përse qëndron në politikë, Blushit ju desh pak kohë për të kthyer një përgjigje. Ai tha se Politika po i shijon akoma dhe se ka ende fuqi dhe frymëzim për tu marrë me të.

Gazetari Mustafa Nano dha opinionin e tij për Ben Blushin në politikë.

Ai tha se Blushi duhet të qëndrojë jashtë PS.

“Është e kotë që të bësh një betejë brenda PS-së. Ti na duhesh që këtë betejë ta bësh jashtë, jo si kundërshtar i Ramës brenda PS, por i gjithë establishmentit jashtë PS-së.

Unë mendoj se ka ardhur koha që ti të drejtohesh atyre njerëzve që janë ndryshe nga ajo pjesë e shoqërisë që është e përgjumur, dhe ti drejtohesh asaj pjesë të shoqërisë që është më e fisme, që kërkon rregull, disiplinë dhe është më moralshme”, tha Mustafa Nano.

Gjatë bisedës në studio, Nano e pyet Blushin se kur arriti ta njoh Edi Ramën e vërtetë.

E njoha në 2009 atëherë kur humbi zgjedhjet…”, tha Blushi.

7 komente në “Zululand/ Ben Blushi: Rama e hoqi maskën e vet në 2009. Nano: Lëri socialistët, drejtoju pjesës më të fisme të shoqërisë!”

  1. Devolliu says:

    Ben HALEJA.

  2. "Horri i Bulevardit" says:

    Blush, si ke lon gjo mongut Ver Llapes, por kur te degjoj, me kujton edhe Haxhi Plasen, Haxhiu te pakten majte fasho ne koke, kurse ti po i le trute te hajvalisen dhe sje i zoti, ti mbledhesh dot.

  3. Maestro says:

    O Blush, nuk beheni dot bashke edhe me Bojaxhiun?

  4. Lulzimi says:

    Ketij I vinte hakut vetem nje person, Fatosi I Thanasit. Ai e shante me nene e moter e vela e babe e fis dhe Beni, qe nuk hecen kurre dot vete, rrinte si pule. Kujton se eshte akoma duke u kolovitur ne veturen e gjysh Dhimitrit, bablokut qe shkaterroi tere intelektualet krijues te Shqiperise, dhe na mburrej me nje roman plehre, nje fare libri te titulluar Çlirimtaret. Ik o Blushke e gjej ndonje belushke. Sa miliona vodhe kur ishe minister I Arsimit dhe Shkences? Sa miliona vodhe kur ishe minister I Pushtetit Lokal? Pastoje vehten nga thashethemet e asaj kohe. Fol e na trego per ate kohe dhe pastaj derdellis per Edin, Saliun dhe Lulzimen.

  5. gegetoske te gjithe says:

    Ooooo Muc, pusht !!!!!
    Dikur, mendoja se coc je e coc di!
    Populli dhe socialistet e thjeshte nuk jane te FISME ?????
    Te fisme te mire,te fisme te ditur, te fisme te ndershem , te fisme te kulturuar JENI ti, blushi e ca te tejere!
    Ju keni gjak BLU, te fisme, mbreteror…..
    Te tjeret, JO!
    Te NEVERIS per kete qe keni thene!
    Nuk je aq i paqme sa shitesh!
    Thjesht e mban vehten lart, por je aq poshte sa te NEVERIS !!!!!!!!!!!
    (Kete koment, copy-paste e kam derguar edhe te “Dita”, po jam i sigurte se ashtu si dhe ju, qe nuk do ta hedhin)

  6. Lanabregasi says:

    Qe beni eshte legen dhe nje karjerist i pa skrupullt, qe pa bere asnje grosh pune per partine ku aderon dhe kerkon te ngjitet ne krye te saj, e kane kuptuar i madh e i vogel ne kete vend te zululandit, por qe ty o gazetar i nderuar , ti tuash , leri socialistet dhe derjtohu pjeses me te fisme te shoqerise, nuk te kuptojme fare ose te paskemi mbivleresuar. , kush na qenkerka ajo pjese fisnike e shoqerise, qe me siguri ben pjese ne te edhe zoteria jote?. Jane ata te pasuruarit me droge, me vjedhjet e hajduterite qe i kane bere ketij vendi dhe asaj mase te madhe te socialisteve ?. Apo ajo mafie qe sponsorizon Benin te shkaterroje ate parti.? Me kot lodheni, ky vend do behet se me ne fund e gjeti udheheqesin qe i duhej..

  7. luli says:

    Politika nuk te shkon fare, po qe i zoti provoje ne nje parti tjeter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje