Cinik i urryer apo budalla i mirë?

11 Prill 2016, 19:11Politika TEMA

Nga Lorenc Vangjeli

Fotografia e çastit në Partinë Socialiste tashmë është e qartë. U mbajt një referendum. Zyrtarisht u shpall se morën pjesë një shumicë dërmuese socialistësh. Nga kjo shumicë, shumica dërmuese votoi për linjën zyrtare të partisë: kryeministri është dhe kryetar i partisë.

Rama, njeriu për të cilin u bë referendumi tha se ishte krenar për rezultatin dhe se ai ishte një arsye më shumë për “…t’i shërbyer me mish e shpirt familjes së madhe politike”.

Blushi, kontestuesi i kryeministrit, kontestoi edhe referendumin, edhe rezultatin e tij si të fallsifikuar dhe të paravendosur. Premtimi i tij ishte se do “…t’i tregonte Shqipërisë se nuk është koha për të përçmuar Rilindjen, por për ta rrëzuar”.

Kjo pikë fundore të përplasjes ofron një arsye të mirë për palët, për atë që qëndron dhe për atë që duket se po ikën, për të reflektuar një çast më shumë. Për t’u rikthyer dhe njëherë në pikën e nisjes dhe për të rikujtuar sesi ka filluar vetë përplasja. Për të zëvendësuar sipërfaqen që jep fotografia e çastit, me thellësinë e imazhit që mund të japë piktura; për të zëvendësuar suprinën e lëmuar të letrës me shkëlqim me një realitet më të ashpër të bojës së vajit.

Ajo që ka ndodhur në Partinë Socialiste nuk është gjë e re. Nuk është as diçka e panjohur. Me goxha ndryshime në formë, në thelb ajo mbetet thelbi i mundshëm dhe i vetëm çdo mosmarrëveshjeje politike: pushteti, ndarja dhe menaxhimi i tij.

Në opozitë, kur pushteti është vetëm një premtim, ai ka fuqinë magjike të bashkimit të energjive, të përmbledhjes së shumë vullneteve dhe garantimin e solidaritetit në mënyrë vullnetare nën ombrellën e partisë. Si rregull i pandryshuar deri më tani, në Shqipëri, në kohën e opozitës, ato vullnete bëhen bashkë kryesisht për shkak të “urrejtjes” për kundërshtarin. Në pushtet ndodh e kundërta. Vullnetet dhe individualitetet e partisë duhet të bashkohen nga “dashuria”. Dhe këtu zë fill problemi që mbajti pezull shumë pak vullnete dhe akoma më pak individualitete në PS këto muaj: në Shqipëri kjo ndjenjë politike ose mungon, ose është shumë e rrallë dhe zëvendësohet tërësisht nga interesi.

Marrja e pushtetit, gabimisht, konsiderohet si pika fundore e shpërblesës së gjithë asaj që është dhënë në opozitë. Në opozitë secili e mat veten jo me mundësinë, por me shpresën. Jo me realitetin, por me ëndrrën. Dhe ëndrrat me shpresë, zakonisht janë të parealizueshme, kurse shkaku se pse nuk realizohen, merr menjehërë edhe emër të përveçëm, edhe fytyrë individi. Për Blushin ky individ ishte Rama, për të cilin beson sinqerisht se është ai vetë një nga garantuesit e fillimit të karrierës së tij politike në fundin e viteve 90’. Për Ramën Blushi ishte pak ose fare-fare pak pjesë e kontributit të opozitarizmit të PS-së. Më shumë se kaq, ishte dhe një kokëçarrje ciklike, pavarësisht se ishte tepër i ri për t’u sjellë si plak që meriton respekt për hir të moshës në parti.

Për Blushin, miqësia me Ramën dhe njohja e dobësive reciproke, duhet të ishte dhe sinjali i parë objektiv se kur njëri të bëhej i fortë, për tjetrin nuk do të kishte më vend në varkë. Dhe duhej të kuptonte që pritja e tij për sukses në PS mund të hynte vetëm nga dera nga ku do të dilte disfata e Ramës. Në zgjedhje, për shembull, por jo si zgjidhje statuti nga partia.

Blushi, si dje, si në ditën tjetër pas referendumit nuk ka pushtet tjetër përveçse atij që i buron nga fjala dhe që fatkeqësisht në Shqipëri, as nuk bëhet fjalë që të vlerësohet. Tirana është ende atdheu i pandryshueshëm i aksiomës se fituesi i merr të gjitha. Edhe varkën. Edhe kontrollin mbi ekuipazhin. Edhe destinacionin. Edhe portet nga ku mund të niset dhe ku mund të bitiset. Çështja është Rama, por jo më Edi si individ, por si kryetar i partisë dhe kryeministër. Eshtë çështje e zgjedhjeve nga ai vetë i dilemave turbulluese që i kanë marrë mendjen gjithmonë drejtuesve të pushtetshëm, sidomos në momentin kur pushteti i tyre duket më i fortë se kurrë. Rama duhet të zgjedhë nëse është më mirë për të vetë një kundërshtar i mençur apo një duartrokitës budalla. Eshtë më i dobishëm ciniku i bazuar në dyshime apo optimisti i buzëqeshur edhe në funeral. Ja vlen më shumë plaka Nurihan që shihte zi në zi apo naivët e lumtur që shohin ylbër edhe natën.

Në këtë fund të përkohshëm të një cikli ndeshjeje që është cikël si gjthçka tjetër në dynja, përfshi dhe vetë partitë që prodhojnë pushtet, është e qartë se Rama fitoi një betejë që e kishte të panevojshme. Që për arsye të panjohura e shpiku vetë, ndoshta nga bindja se po vepronte drejt, ndoshta nga vështirësia për t’u kthyer pas kur kishte arritur të mohonte mundësinë e garës në PS, ndoshta pa kuptuar se po refuzonte t’i jepte Blushit fiks atë gjë që vetë Blushi nuk e donte: garën. Njëlloj si tani kur nuk duhet t’i japë fiks atë që Blushi do më shumë: përzënien nga varka socialiste!

Zarat e hedhur prej kohësh, tashmë kanë një minutë paqe. Hedhja e rradhës së tyre do të duhet të marrë parasysh shumë e shumë faktorë, vullnete dhe individualitete brenda dhe jashtë PS-së, brenda dhe jashtë Tiranës. Fotografia e çastit flet qartë: Rama ka fituar, Blushi ka humbur. I pari mori një gjë që e kishte, i dyti fitoi çfarë nuk i mungonte. Tani, së paku Blushi duhet të kuptojë se në politikë ka një aksiomë: fitimtarët duhet gjithmonë të sakrifikojë. Para tij e ka bërë sakrificën Rama, përpara Ramës e ka bërë Meta. Ka sakrifikuar pafund Nano e po kështu Berisha. Gjithë të tjerët në teatër kanë qenë vetëm dhe thjesht të përkohshëm! Edhe kur i nxirrte fati në skenë për të recituar momentin fatkeq që në Ballkan e marton pamëdyshje marrëzinë me madhështinë dhe le në dilemë pikpyetjen e madhe: më mirë një cinik i urryer apo një budalla i mirë?

Javanews.al

7 komente në “Cinik i urryer apo budalla i mirë?”

  1. x says:

    Ti ta can karin qe ne fjaline e pare!!! Mos na dil me ne tv se na hape barkun o legen!!!

  2. shaqo says:

    Por a ka staturen e Rames, dhe mbi te gjitha cili eshte kontributi i Blushit ne PS.
    Kurkund nuk eshte pare, as atje ku e kane “zgjedhur”, as ne parti, por vec ne parlament e jashte tij, ku komenton ato qe thote parafolsi, Berisha, u meshon me teper fjaleve te tij dhe i perforcon, kesisoj ka fituar edhe mbeshtetjen e ketij te fundit, por ka humbur mbeshtetjen e elektoratit qe e ka “VOTUAR”, tek te cilet eshte perforcuar mendimi qe kemi votuar kandidatin e PS apo te PD.
    Nuk jam dakort me Lorencin, qe vlereson edhe CINIKUN edhe ate qe djersitet ne PS ne menyre te barabarte, duke thene qe edhe ciniku ka vlere. Po ciniku di cmimin e cdo gjeje, por nuk di vleren e asgjeje.

  3. POP says:

    NUK NA THE KURGJE

    1. anticensurë 543234 says:

      po mor lal po!!të ka thënë shumë!!
      shkurt e shkurt ta përmbledh lali ty!
      “më mirë një cinik i urryer apo një budalla i mirë”,këto janë fjalët e fundit,përfundimi i shkrimit!!
      -“ciniku i urryer” -është një tip si unë,si plaka nurihan,si blushi!!
      “budallai i mirë”-je ti,janë shumë të tjerë si ti,që për nga aftësitë mendore janë të kufizuar!!normalisht me fjalë të tjera quhen bythëlëpirës të të fortit!!
      kur bie i forti ju i viheni të githë kundër!!lëpini bythën e rradhës!!
      “U kap koment i përsëritur; duket sikur e keni thënë një herë këtë!”
      ???????????????????????

  4. Petriti says:

    Lorenc.
    Me shume kujdes dhe me shume pikatore po te them se tanime ka ardhur koha qe edhe ne fushen e analizave u duhet lene rruge te lire te rinjve, te cilet, megjithese nuk i mungojne ketij vendi, nuk u a var askush, pasi vendet ne autobuz (ne ekrane te TV-ve) jane prej vitesh te zena. Nje nder keto vende ke zene dhe ti dhe as nuk e ndermend me te shkulesh deri ne fund.
    Eshte kjo “garanci” qe keni ju disa te ashtuquajtur “analiste” qe keni filluar te botoni ndonje shkrim sa per tu dukur se jeni gjalle. Pra nuk e vrisni mendjen per thellesine qe kerkon analiza, cdo dite qe shkon prodktet tuaja dalin te dobeta ngaqe jeni te mbrojtur nga konkurrenca.

    Vete titulli i shkrimit eshte nje vetasgjesim, per ty si “anal-ist”.
    Lexuesi nuk pret qe ti ta pyesesh se kush eshte me i mire “NJE CINIK I URRYER APO NJE BUDALLA I MIRE”?. Natyrisht, ata lexues me nje “barre mend”, e kane te lehte ta zgjidhin kete dileme, kur njohin se per ke behet fjale.
    Por ka edhe lexues te shumte qe ndoshta te lexojne por edhe presin deri ne fund qe “analisti” te shprehe me argumenta se cili do ishte me i mire prej tyre.
    Ti kete nuk e ben per dy aresye:

    E para se edhe ti vete nuk e di me te vertete se cili eshte me i mire,

    E dyta: Pozicioni qe prej disa kohesh ke marre, nuk te le te thuash ate qe mendon.

    Prandaj, me mire nje analist qe me pak rreshta thot mendimin e tij te bazuar ne analiza, se sa nje “anal-ist qe shkruan e shkruan pa thene asgje dhe ne fund pyet lexuesin: “si mendon ti”.

    E fundit, shprehja “funeral”, te cilen me shume cinizem, e perdor Blushi ne shenje hakmarrje ndaj Partise Socialiste, disa here (nje term i denje per disa grupe te vecanta njerezish), nuk duhej te perdorej nga ju, jo per te kursyer PS-ne apo Edi Ramen, por ne politike, shprehje te tilla nuk jane etike, shprehim mjerim te madh, eshte fyese per ata qe e mbeshtesin kete force politike dhe keto te pengojne shume per te thene te vertetat objektive.

  5. D says:

    Cfare po tymos Vangjel? Po e rrotullon muhabetin dhe nuk po nxjer konkluzion te mencuri. Blushi nuk eshte kundershtar por ,berishist antisocialist. Cdo njeri me pak tru ne koke e kupton qe kryetari I PS nuk mund te nderrohet para zgjedhjeve parlamentare. Edhe ne se eshte shkelur statuti I PS ate e shkeli vete PS me unanimitet. Fundja eshte statut partie dhe jo Kapitull I Kushtetutes. Ne kete moment Blushin kerkon ta demtoje me qellimisht PS. Pastaj Blushin eshte njeri I vockel, PA karizem e per me teper mizantrop tipik. Blushin nuk ka tru dhe durim te drejtoje nje parti si PS.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje