Mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste është shoqëruar sot me debate mes kryetarit të grupit parlamentar, Gramoz Ruçi dhe deputetit Ben Blushi.
Burime thanë për Shqiptarja.com se Blushi ka kërkuar t’i vihen në dispozicion materialet zgjedhore të referendumit.
Ai ka ngritur dyshimet se rezultati është i stisur dhe se kutitë e votimit janë mbushur.
Por përgjigja i ka ardhur menjëherë nga kryetari i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi i cili i ka kërkuar Blushit që të bëjë një kërkesë zyrtare komisionit zgjedhor të partisë.
Sipas tij, grupi parlamentar nuk është përgjegjës për materialet zgjedhore.
Debate në mbledhjen e grupit parlamentar ka patur edhe për punën e ministrave të qeverisë “Rama”.
Ka qenë Erion Braçe ai që ka kërkuar nga ministrat se duhet të mbrojnë në parlament punën e tyre përballë opozitës.
“Ministrat duhet të jenë të pranishëm në Kuvend gjatë seancës. Ne mbrojmë punën e ministrave në Kuvend, ata mungojnë. Dhe jo të vijnë në Kuvend vetëm kur vjen kryeministri se kur është ai vetë, ju jeni rehat në sallë”, ka deklaruar Braçe.
Nga ana tjetër, kryetari i grupit parlamentar të PS, Gramoz Ruçi ka urdhëruar ministrat që asnjë prej tyre të mos mungojë gjatë seancës së Kuvendit.
Debatet në grupin e PS
Blushi: Dua të më vihen në dispozicion materialet zgjedhore të referendumit. Jam i bindur që pjesëmarrja ka qenë e ulët dhe rezultati nuk është ai.
Ruçi: Nuk jemi ne përgjegjës për materialet zgjedhore.
Blushi: Ku janë procesverbalet?
Ruçi: Bëji kërkesë komisionit zgjedhor të partisë për materialet
Blushi: Nuk mu lejua të kisha vëzhgues në referendum.
Ruçi: Nuk ke depozituar asnjë kërkesë zyrtare për këtë.
Gjylameti: Gjatë seancës së të enjtes ne ishim të shqetësuar për kolegun Braçe, ndërsa Blushi vinte dhe me kërkonte llogari për shifrat e anëtarësisë.
Ruçi: Është respektuar Kodi Zgjedhor i partisë. Kanë votuar vetëm anëtarët e regjistruar deri në 31 dhjetor 2015.
Braçe: Ministrat duhet të jenë të pranishëm në Kuvend gjatë seancës. Ne mbrojmë punën e ministrave në Kuvend, ata mungojnë.
Ruçi: Ministrat të jenë të pranishëm në Kuvend. Është ngritur dhe herë të tjera ky shqetësim dhe ju vazhdoni ta shkelni këtë detyrim.
Braçe: Të jenë në seancë, dhe jo të vijnë vetëm kur vjen Kryeministri, se kur është ai vetë, ju jeni rehat në sallë.
Blush ,therrit aleatin tend nik sorren se jau tregon ai qejfin te majteve. Njekohesisht duhet te kerkosh qe kutite te rinumerohen nga ristani se ai eshte specialist per zgjedhje te ndershme. Te tre ju do vertetoni 4 ciperisht se rezultati ka qene 96 % kunder rames. dhiz iz a mirakull ov fridem.
ta hip
per 1 vit jane zgjedhjet
rilindja nuk do jete me parti e pare ne shqiperi
ju do jeni ne opozite
nje pietje kam une si do ja beni me edi ramen apo do beni prap nje statut tjeter.
apo kur humbisni, zgjedhja e krietartit eshte pune e brendshme???????
sa do qeshim ne me ju , qe tani ka filluar tju qeshi bota .
tahip
me kongresin ,statutin, referendumin keni vulosur vete shkaterimin dhe fundin e PS.
nuk ka asnje shqiptar me inteligjence normale pervec idioteve ose interesaxhinjve te besoje me te PS.
jeni bere si LSI me ndyshimin e vetem se ju jeni dhe te pabese.
sa do qeshi e do tallet shqiperia me ju nuk ka qeshur e tallur asnje deri me sot
1 vit na ndan nga gallata e madhe!!!!!!!
basti eshte publik
Me sa mbaj mend ,saliu dhe ju djathtoshet ish komuniste qe nga 1992 nuk keni fituar zgjedhje ,keshtu qe mos ver bast kot se je i humbur. Edhe vickelat qe po hidhni ,edhe kartat qe po perdor saliu si blushi me shoke e shoqe nuik e ndalin dot mandatin tjeter ,pastaj tjeter .
A nuk eshte pak e cuditshme qe tani kur po flitet per reformen ne drejtesi,po dalin kundershtar ne ps?!!a mos valle kjo eshte loje e Rames, metes, plani rezerve i sali udb-es apo te tria bashke?!!!!politikare ju kam dhje….re, s’ju besohet asnjehere.
Blushi: Je bere bajat prandaj:
Mbylle ate h… se na cave Tra…
Po paske qene karagjoz i demoduar! Si nuk
te paskemi njohur.Ik gremisu gjakundi dhe mos
u duk,se na i peshtire gjithecka.Legen.
Drejte dhe sakte Adi po “te hypurit” normal qe nuk ja ndien. Ai eshte aq idiot sa nuk ka rendesi si jeton, cfare ha, cfare pi, etj etj. E rendesishme eshte te denohet armiku i kllases dhe te kete udheheqejen e forte. Ai eshte nje Balle i vertete por pa post. E thene me thjeshte idiot i padobishem.