Rrëzimi i helikopterit, çfarë mësuam nga “ekspertët” dhe çfarë nga ekspertët

12 Prill 2016, 13:35Politika TEMA

Prej gati një jave spekulimet për rënien e helikopterit të Forcave të Armatosura nuk rreshtin. Çfarë nuk është thënë dhe hamendësuar për shkaqet e rrëzimit të një prej helikopterëve më të rinj të Forcës Ajrore. Për hir të së vërtetës ata që kanë folur deri dje kanë qene ose amatorë ose anonimë. Vetëm dy ditët e fundit kemi pasur mundësinë të dëgjojmë ekspertët e vërtetë, ata që kanë kaluar një jetë në fluturim.

Në një status në rrjetin social në “Facebook”, ish-atasheu ushtarak në Francë, Zaim Kuçi, me 44 vite eksperiencë në FA, flet për natyrën e profesionit të pilotit dhe shpreh keqardhje që ngjarje të tilla përdoren politikisht. “Fluturimi mbetet një enigmë dhe është kapriçioz. Ai nuk mund të jetë objekt njohje i të gjithëve, aq më keq të trajtohet dhe të sillet i zgjidhur nga të gjithë. Ai i përket specialistëve dhe vetëm atyre. Është e papranueshme kur kërkohen situata për përftime politike.” – shkruan Kuçi, i cili nuk harron t’i cilësojë kolegët e tij si pjesën më të mirë të shoqërisë “Në 44 vite në uniformë kam arritur në konkluzionin se nëse do të punohej në të gjitha fushat e ndërtimit të shtetit shqiptar me ritmin, përkushtimin, ndërgjegjen dhe guximin e pilotit, Shqipëria do të ishte në listën elitare të vendeve në zhvillim.” – e mbyll ai statusin e tij.

Një natë më parë në emisionin “Opinion” në TV Klan morëm përgjigje edhe për spekulimet që na kanë shoqëruar gjatë gjithë javës. Ndërkohë që është kërkuar llogari se pse nuk janë hapur jastëkët e ajrit, ekspertët na konfirmuar se helikopteri nuk ka të tillë. Gjithashtu mësuam se helikopteri nuk ka kuti të zezë, të cilën është thënë e stërthënë se është dëmtuar qëllimisht për të zhdukur provat. Mësuam se për shkak të përplasjes, pjesët e helikopterit mund të shpërndahen edhe në një hapësirë edhe më të madhe se 300 m. Madje, për shkak të vendndodhjes së serbatorëve të karburantit, iu dha përgjigje edhe dëshmisë së banorëve se dëgjuan një shpërthim në momentin e rrëzimit të EC 145. Por më e rëndësishme ishte përgjigjja që iu dha dyshimeve të cilësisë së karburantit. “Djegia e tij nuk do ishte e rregullt dhe do ndizte një llambë në panelin e instrumenteve” – tha shefi i operacioneve të fluturimit në Rinas, Dritan Goxhaj.

“Është marrë mostra e naftës për të verifikuar cilësinë” – tha gazetari Flamur Vezaj.
“Janë 2 motorë, nuk mund të fiken njëkohësisht për shkak të cilësisë së karburantit” – tha – komandanti i Forcës Ajrore, gjeneral brigade Astrit Jaupi, i cili pyetjes direkte të gazetarit Blendi Fevziu se “çfarë mund të ketë ndodhur”, iu përgjigj se “është e parakohshme për të folur. Le t’ia lëmë komisioneve”. Dhe pyetjes së dytë se nga hamendja juaj çfarë mund të ketë ndodhur, iu përgjigj “s’mund të flas.”
Në të njëjtën linjë ishte edhe shefi i operacioneve të fluturimit në Rinas, Dritan Goxhaj, i cili pyetjes se çfarë mund të ketë ndodhur iu përgjigj: “Askush nuk mund ta thotë, përveç ekspertëve” duke iu referuar grupit që po heton shkaqet.

Ajo çka mësuam nga e gjithë kjo histori, që për hir të së vërtetës duhet të na shërbejë edhe në raste të tjera, është se duhet të bëjmë dallimin mes spekulimeve anonime dhe argumenteve të ekspertëve dhe profesionistëve të vërtetë. Por mbi të gjitha, të presim e të shohim përfundimin e hetimeve, se shyqyr Zotit janë të përfshirë edhe francezët edhe amerikanët./Lexo.al

24 komente në “Rrëzimi i helikopterit, çfarë mësuam nga “ekspertët” dhe çfarë nga ekspertët”

  1. TJ says:

    Perderisa krimineli konspirator Sala eshte jashte hekurave c’do gje e shte e mundur! Jane perpjekjet deshperuese qe po ben per t’i shpetuar drejtesise! Punoi per kete qe nga mediat, vendosjen e njerezve te tij ne poste qe kontrollojne drejtesine ,si Nishanin dhe LLallen dhe te tjere! Krijoi nje sistem drejtesia me plepat e Durresit etj. etj! Pra edhe Fevzo ,prototipi i medias berishiane apo analisti Prec Zogaj jane shembulli me i mire se cfare ka bere dhe ben Berisha! Ka aleat Meten,Ilirin, dhe kontrollojne Ramen!

    1. shaqo says:

      Pergjigjen me te pjerdhur e ka dhene eksperti ushtarak me 44 vjet pordhoje,ish atasheu ushtarak i Sali Berishes ne France,Zaim Kuci,qe nuk ka dhene asnje mendim vec pordheve te tij se pilotet qenkan shqiptaret me te mire ne Shqiperi!
      Pirdh,o Zaim sharlatani!
      Nuk te pyeti njeri se si ishte kafeja,por pse u rrezua helikopteri!

      1. armandi says:

        E shaqo, qenke shaqo nga trute.
        Pa lexoje edhe njehere ushtarakun qe ka shkruar kete artikull. Pilotet vertet jane heronj. Ata kane shpetuar jete njerezish duke sakrifikuar jeten e tyre. Jane me dhjetra raste qe ata luftojne me natyren , me veshtiresite. Ushtaraku qe ju e pergojoni ka qene pilot dhe profesor dhe se moralisht ai duhet ti mbeshtese studentet e tij qe te ngrihen perseri ne ajer dhe te marrin veshtiresite e profesionit. Ata do te ndihmojne edhe ty kur te kesh nevoje edhe pse je jashte norme te shoqerise.
        ju pershendes dhe bravo per mbeshtetjen

  2. Likja says:

    Perderisa te jete Saliu gjalle dhe ne politike,gjithmone dhe per çdo ngjarje do degjojme “bullshit” ! Palla

  3. salem says:

    Lerjani Saliut t’i zgjidhi keto pune se ai “di shume” nga te gjitha fushat.

    1. iliri tjeter says:

      1. Saliu thaxse ne Divjake ulen e ngrihen avione me droge, ndersa tha se jane per mushkonjat. Kush pati te drejte?
      2. Shkrimi eshte sofist. Pse nuk pyetet se pse u krye fluturimi? Pse nuk pyetet cfar ka pasur si ngarkese helikopteri?
      A kane pare pilumbaret dhe ata qe e nxoren helikopterin nga uji, se cfar ka ne reren ne fundin e liqenit ku ra helicopteri?
      Renie te helikoptereve apo avioneve ka kudo, por sqarimet dhe kerkimet ne vendin e renues nuk behen mbas kater apo pese ditesh. Kjo kohe lejonte manipulimin e fakteve dhe provave.

      1. Artiles says:

        Ilir, ne i kemi marre helikopteret qe ti mbajme ne parkim,,,,,,keshtu mendon ti? Fluturimi behet per detyre dhe per stervitje. Eshte si puna e sportistit ( meqenese ti patjeter je edhe specialist sporti) stervitet rregullisht per te marre pjese 1 here ne jave ose 1 here ne muaj ne gare. Ke degjuar 2500 – 3500 ore fluturimi? Si i kane bere thua ti duke qendruar ne parkexho e ferkuara avionin?.

  4. ILIRET says:

    Pra ju thoni se ai qe, i ka besuar gjysma e popullit te pjerdhur (pjesa e pjerdhur e popullit eshte 50%), eshte nje genjeshtar i paskrupullt. Po si ka mundesi qe pjesa e papjerdhur e popullit shqiptar, te mundet nga pjesa e pjerdhur?

  5. i irrituari says:

    fatkeqesia e ketij kombi eshte se te gjithe hiqen si experte te te gjitha fushave,te gjithe politikanet na jane bere specialista te futbollit,te mjeksis,te naftes,te bujqesis edhe te aviacionit qe nuk dine as rregullat me elementare.
    fatkeqesia e ketyre njerezve eshte se keta nuk marin vesht as per ate qe paguhen edhe jo te marin vesht nga ato qe mundohen ta fusin ne politiken e partise tyre ne politiken (apo hulline)qe i pelqen kryetarit te partise,keta lloj sharlatanesh trushplare duan te prfitojne edhe nga fatkeqesit edhe nga vdekjet vetem e vetem qe te ngjisin shkallet e karieres sharlatane.
    mjafton te dali salehu te thote versionin e tij (se komunist i felliqur me thashethemet e tij ja ka mare edhe profesorit te tij enver)sikur i di te gjitha,eshte bere specialist i gjithckaje;mjafton qe ky sharlatan te hapi gojen dhe lakenjte si presh zogaj e co ,te mbrojne tezen e ketij felliqesire,keshtu ndodhi edhe mbreme me presh in e zogajve qe mundohej ta fuste biseden aty ku donte salehu i ketij spiuni te sigurimit.
    prandaj e kam thene dhe them qe komb ka mare rrugen e mootit dhe specialista e cdo fushe jane lene menjane dhe flasin dhe japin mendime keta sharlatan komuniste qe hiqen si antikomunista,keta enverista qe na jane kthyer ne berishista bythlepires.

  6. Muharrem says:

    Bravo Tema… ka filluar te vere ne pune artin e dyshimit dhe pritjes perpara “shperthimit te kapsollave” mediatrike. Vetem se eshte per te ardhur keq qe nuk e ka zbatuar kete art perpara 3 vjetesh kur i nxirrte akuzat dhe skenaret me shpejt se byrektorja te lagjia ime. Megjithate me mire vone se kurre, edhe pse disa thone qe kjo gazete tashme eshte kaq e blere ne artikuj sa cdo artikull mund ta imagjinosh ende pa e hapur

  7. mirel says:

    Atehere cfare shkaku dha expertiza?

  8. Pashai says:

    Anarkia nr.3 e Nolit!

  9. A says:

    Nje nga aresyet qe eshte rrezuar HELIKOPTERI eshte se karburanti i perdorur, qe i kane mbushur serbatorin, eshte jashte cilesise dhe standartit te dobet qe furnizohen mjetet e fluturimit shqiptare. Ja pra, u rrezua helikopteri duke humbur DY JETE dhe nje tjeter i plagosur rende.
    Keshtu eshte kur prej 26-te vjetesh ne krye te shtetit, te qeverise dhe popullit kemi vendosur persona te papergjejgjeshem, te pandergjegjshem, te paskrupullt. Ku nje gje e bejne mire pisllikut si derrat, vjedhjet, grabitjet, korrupsionin.
    Pergjegjesi direkt me kete rast mbajne Kryeministri EDI RAMA, Ministri i Transportit EDMOND HASXHINASTO dhe Ministre e Mbrojtjes MIMI KODHELI, qe lejojne qe keto lloj karburantesh te levizin mjetet ushtarake shqiptare,bile kaq te pa pergjegjeshem jane sa lejojne me kete karburant lejojne deri mjetet fluturuese si aeroplanet, avionet dhe helikopteret.
    U bene disa muaj qe nga viti 2015 e deri tani ne muajin prill 2016, ne qarkullim dhe ne te gjitha pikat e shitjes e karburantit te automjeteve shiten karburant surrogato, virgjer, direkt nga puset e nxjerrjes se naftes, bile me cmime te larta, jashte realitetit nderkombetar.
    Njekohesisht edhe Firmes se Kontrollit te Automjeteve SGS, i kane dhene urdher te prere qe te kthejne automjetet ne kontroll per ndotje ambjenti, kur nuk marrin asnje mase per cilesine e karburantin. Kete e bejne qe te vjedhin disa here ne taksen e kolajdimit te makinave. Tani, duke pa kete situate edhe ato qe kane automjete te reja e blejne karburantin per mjetin e tyre jashte Shqiperise, ne shtetet fqinje me cilesi te larte, me cmimim me te ulet, duke filluar nga Greqia, Maqedonia dhe Mali i Zi.
    Keto jane reformat qe ka bere dhe masat qe ka marre nje pizeveng EDI RAMA. Por me keto taksa dhe mbi taksa bredh si legen edhe tani ne SHBA per vizita pa bereqet qe nuk i hyjne kerkuj ne pune.

  10. Zaim Eurocopteri says:

    Ke te drejte Zaim se ti ne fakt je eksperti i vertete i ketyre helikoptereve te prishur qe erdhen nga Franca. Do te kesh nje fletethirje shpejt edhe ti .
    I di vete ti arsyet e qendrimt ne Paris per 4 vjet si atashe ,ku 99% e punes suaj ka qne blerja e ketyre rrengallave me 2 fishin e cmimit te tyre.
    Piloti i Farkes.

    1. Fatmir says:

      O pilot i Farkes, po ti e di me mire se kushdo tjeter qe pedagogu yne nuk ka qene kurre pjese e marreveshjes per blerjen e helikoptereve. Do te ishte jo e drejte qe te heshtja. Para se te shkruash pyet nje here dhe do te jesh i qarte. Turp qe genjen.
      Profesor Flm qe na mbeshtet,

      Je i respektuar
      Piloti tjeter i Farkes
      Jam krenar qe kam qene studenti ijuaj

    2. Petriti says:

      O ti Pilot i Farkes,
      Ne te dy jemi pilote ne Farke dhe kemi patur te njejtin pedagog. Si ka mundesi qe nuk e di ti qe koloneli nuk ka qene pjesetar i grupit te punes? Si ka mundesi qe nuk e di qe vendosem ne, forcat ajrore dhe MM dhe jo Atasheu i Mbrojtjes ne Paris? Ne se je pilot ti do te shkruaje vetem fjale pershendese per pedagogun qe edhe pse nuk eshte ne forcat tona ai na moralizon per fluturimin qe ne te bejme detyren per te cilen kemi veshur uniformen. Eshte e padrejte qe nuk je informuar se blerja eshte bere ne kompani private dhe jo ne forcat e armatosura franceze. Si nuk e ke lexuar mesazhin e bukur te profesorit tone per gazetaret qe te mos merren me llafe. A e kupton ti se çfare kerkon pedagogu ne mesazhin e tij “fluturimi eshte enigme dhe kapriçoz”?
      Ju pershendes pedagog

    3. andre says:

      Edhe pilotit te ” farkes” i paska humbur koka. Sa te çmendur ka kjo toke. Po pse Atasheu e pergatiti praktiken per blerjen e helikopterit? Si ka mundesi te mendohet qe Franca, Gjermania, Anglia, Spanja, Italia etj pergatiten helikopterin per te rrezuar pilotat tane. Turp kjo logjik injorantesh. Une jam nje ish student i pedagogut ne Farke dhe turperohem kur shikoj qe pergojohet nje pilot i farkes per pedagogun e tyre. Turp
      Respekt per ju dhe Flm qe na mbeshtet,
      Piloti real ne Farke

  11. Piloti luftarak says:

    Ne opinion Te blendi fevziut pervec z.astrit jaupit qe ka qene pilot dhe komandant aviacioni ,Te tjeret ishin “shtyje daj”nuk u shua shqiperia per ekspert aviacioni qe Te analizojne sic duhet ngjarjen,o z.blendi ,apo do Te mbushesh emisionin ,nuk eshte serioze qe Te Japin mendime njerez qe nuk Jane specialist.nderkohe qe vazhdon analiza e ngjarjes.edhe ministrja z.kodheli le Te kete durim Te mbarojne konkluzionet. E pastaj Te jape dekorata.”mos Te nxitohemi .pershendetje

  12. Devolliu says:

    Mos besoni asnjë ekspert, as të Vendit e as të huaj; përgjigjen për shkaqet e rënies së elikopterit e jep me kompetencë vetëm Saliu i Viçidolit.

  13. gjergj thanasi says:

    Z.kol. Kuci si ekspert aviacioni a mund te na thoni se ne cfare kushtesh mbahet i magazinuar karburantii tipit kerosen pa plumb (Jet-A 1) i quajtur ndryshe dhe kerosen nafte? Po karburanti per helikopteret me motorr me turbine i quajtur Jet Fuel ne englisht ne cfare kushtesh magazinohet, kam parasysh kontenitorin, enen mbajtese? Dini gje ju z. kolonel nese karburanti para se te mbushte serbaratorin e helikopterit i eshte nenshtruar kontrollit per papasterti ( pwrmbajtje dheu) apo per permbajtje uji? Karburanti i perdorur ne fluturimin e vdekjes a ishte plotesisht komptibel (i pershtatshem) per motorrin tip Turbomeca Arriel te ketij lloj helikopteri, qe eshte motorr goxha “nazeli” persa i perket cilesise se karburantit? Agjenti antistatic (qe e ben me te veshtire aksidentin e vetendezjes se karburantiti) pjese perberese e karburantiti, a i kishte ruajtur vetite fiziko-kimike te nevojshme apo i kishte humbur ato per shak te magazinimit te p0apershtatshem?
    Z. kolonelkl meqenese ju keni qene pjese e ekipit, qe i blete keto helikoptere, qe ne kohen e Imam Baterdise a mund te na konfirmoni, qe ndryshimi i kontrates nga “cifti” Mrika&Edvin (nga Super Puma, Cougar ne EC 145) ishte me leverdi? Helikopteri, qe ra ne liqen a eshte vertet EC 145 apo eshte EC 145 e, nje variant me i lire, me me pak instrumenta ne bord e me cilesi me te ulet se origjinali EC 145? Po ju bej keto pyetje, sepse fiks 20 dite me pare kam dhene alarmin per mundesine e ndodhjes se nje hataje te tille. Z. kolonel nga fundi i artikullit te ky linku:http://opozita.com/2016/03/gerdeci-sypeshkaqeni-dhe-sypeshkabucet-e-rilindjes/. Pas rrezimit te helkikopterit keni kete info te ky linku:
    http://opozita.com/2016/03/gerdeci-sypeshkaqeni-dhe-sypeshkabucet-e-rilindjes/
    Z. Kolonelk e di qe keni qene pjese e grupit te ngushte, qe negocioji blerjen e helikoptereve keshtu qe keni edhe konflikt interesi, por gjithsesi shpresoj te marr pergjigje nje dite.

    1. mirel says:

      Gjergj Thanasi, uroj qe pytjet e tua te konsiderohen seriozisht dhe te mos bien ne vesh te shurdher.
      Sot shqiptaret jane revoltuar me shkeljen e Pedonales, shteti eshte dhunuar te pedonalja, por te keto pislleqe me kontrata dhe blejre te paligjshme asnje nuk do tia dije.

    2. Vaso says:

      Zoti Gjergji,
      jam nje anetar i grupit te punes per blerjen e helikoptereve me drejtor B.Balla Ndershmerisht, Asnje here Atasheu i Mbrojtjes shqiptar ne Paris nuk ka qene anetar i grupit te punes per blerjen e Helikoptereve. Atasheu i Mbrojtjes eshte vene ne dijeni disa muaj mbrapa nenshkrimit te kontrates me palen e Eurocoperit. Thjesht ne dijeni dhe jo veprues. Nuk e permban misioni i diplomatit ushtarak per negociata private. Eshte e denueshme. Helikopteri nuk eshte mjet fluturues i Forcave Ajrore te Frances dhe nuk mund te behej pjese e planit bilateral dypalesh France- Shqiperi. Edhe pse ishte pilot Atasheu i yne nuk u pyet edhe pse ka qene shef i sektorit te strategjise ne FA. Ishte vendim i grupit te pavarur qe vendoste kompletimin e Forcave tona. Do te ishte me mire qe para se te shkruanit te pyesnit atehere do te ishit me i qete…..
      Me vret ndergjegja ne se do te heshtja per kete perfolje nga njerez te çakorduar. Atasheu yne eshte nje kolonel qe i ka dhene vendit tone dhe edhe ju Gjergji ne se do ta takoni do te ndjeheni mire mbas takimit. Jam i bindur qe do ti keroni te falur. Koloneli eshte ne Tirane. Prononcimi i tij eshte profesional qe i ben mire shoqerise sone, qe eshte e semure ne rrenje. Ju pershendes

  14. demo says:

    Teknikisht Saliu nuk te le pa pergjigje,si per ceshtje teknike te aviacionit,si per bashkepunimin e policise me krimin,si per maredhenjet me FMN , per centralet atomike dhe mesimin e gjuhes kineze.Me keto njohuri universale ja prishi mendjen Hysni Kapos,Ramiz Alise dhe 80% te popullit shqiptar ne periudhen “poshte komunizmi”.Kam pershjtypjen se Saliu nuk di bicikleten,nuk di te lidhi kepucet,nuk di te lidhi kollaren,nuk di te gjuaje topin,,aq sa di te notoje.Akoma nuk ka dale ndonje deputet dyshues,te pyese Saliun per tabelen e shumzimit

  15. beni says:

    Fevzo pordha do bej rolin e hetuesit prokurorit dhe gjykatesit, o zot ku jetojme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje