Është mbledhur sërish Byroja e Kuvendit për incidentin e së enjtes në sallën e Parlamentit, ku deputetë të PDsë u përplasën me deputetin e PSsë, Erion Braçe.
Ky i fundit acaroi atmosferën në sallën e Kuvendit teksa u përplas verbalisht me ishkryeministrin Berisha dhe deputeten Topalli.
Më pas, Ristani, Paloka e Keta tentuan që ta largonin nga foltorja, por ndërhynë truprojat e Gardës për të parandaluar konfliktin fizik.
Nga njëra anë, PSja kërkon që të përjashtohen nga Kuvendi deputetët Berisha, Ristani, Paloka e Keta, ndërsa opozita kërkon përjashtimin e Braçes me 10 ditë, duke pretenduar se ka përdorur një fjalor të ulët ndaj grave deputete të PD-së, raporton Panorama.
Preisni akoma edhe pak deri sa te vijne qytetaret te hyjne ne parlament dhe ta nxjerrin kryekriminelin prej leckash, sebashku me halabajket e tije.
PERJASHTONI PLAKUN GRINDAVEC DHE MJAFTON.