Ish-ministrja e kulturës e Francës Aureli Filipeti aktualisht deputete e krahinës se Mozeles mohon qe te këtë pasur parasysh Partine Socialiste te Shqipërisë, kur tha se e majte franceze nuk duhet te beje zgjedhje sipas modelit shqiptar. Vizion Plus kontaktoi me zonjën Filipeti. Ne përgjigjen e saj, deputetja e parlamentit francez thotë se deklarata e saj është deformuar dhe se krahasimin e ka bere jo me PS, por me periudhën e sistemit diktatorial.
Çfare keni parasysh saktësisht?
“I dashur zotëri me vjen keq per këtë keqkuptim, por kur ne politiken franceze përdorim shprehjen zgjedhje shqiptare, me këtë kemi parasysh periudhën e diktaturës, kohen kur kishte vetëm nje parti dhe kandidati i saj merrte 99 % te votave
A kishte ndonjë lidhje fjala juaj me Partine Socialiste te Shqipërisë?
“Nuk kisha parasysh Partine Socialiste te Shqipërisë dhe me vjen shume keq qe kjo gjë është keqinterpretuar”.
E majta franceze është ne prag te zgjedhjeve dhe ne qëndrimin e saj te publikuar nga gazeta “Le Parisien”, zonja Filipeti shprehej se socialistet qe mbështesin Fransua Hollonde kërkojnë qe ai te rilegjitimohet dhe te forcoje me tej pozitat, duke mos pranuar garën reale. Partia e socialisteve franceze e ka shtyre për ne muajin qershor marrjen e vendimit, nëse do te ketë nje apo disa kandidate ne zgjedhje për kreun e saj.
kjo duhet te vije ne shqiperi te bashkohet me BLUSHIN dhe te formojne nje parti
Beni me sa duket nuk di frengjisht…Gjynah!
Kjo zonja franceze eshte teper e re per t’iu referuar asaj kohe. Nuk kishte pse zgjidhte Shqiperine komuniste per zgjedhjen e Enverit me 100% te votave…kishte Morris Torezin, ne Francen e sa,j qe tere kohen, edhe pse komunistet nuk ishin ne pushtet, zgjidhej njezeri si i pari i Partise Komuniste Franceze.
Ajo qe me shqeteson vertet, eshte fakti pse Vizion+ u shqetesua kaq shume dhe vrapoi te intervistoje zonjen ne fjale per theniet e saj. Une e di qe Vizion+ eshte televizion i pavarur (aq sa mund te jesh ne Shqiperi), por ky veprim i gazetareve te saj mban ere jo te mire.
Çudi, pse marrin si shembull diktaturen ne Shqiperi?
Po, ne Riusi, vend i lindjes se Komunizmit modern, sa parti kishte ne zgjedhje ?
Ja pra, qe shfajesimi i Filipetit eshe i rreme .
është e mundur që të ketë thënë atë që thotë sepse nuk i njeh rezulatatet e fundit!!
tregojini se enveri është ngjallur dhe ajo do të flasë për sot!!
nuk ke nevojë ti referohes së kaluarës së largët!!kemi të afërtën!!si ka bër dy javë!!
97% fitoi rama apo jo??
paska gabu motra për 2%!?asnjë problem!!