Thjesht nuk duan të votojnë reformën në drejtësi: PD do vijojë bojkotin, edhe pas kërkesave që iu plotësuan

12 Prill 2016, 18:30Politika TEMA

Mandati i dy deputetëve socialistë, Valentina Leskaj dhe Rakip Suli, nuk është i vetmi kusht i vënë nga opozita për rikthimin në tryezën e dialogut politik për reformën në drejtësi.

Sekretari i Përgjithshëm në Partinë Demokratike, Arben Ristani thotë se zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese do të jetë një hap i mirë në favor të bashkëpunimit mes palëve, por nuk mjafton.

Dekriminalzimi është një tjetër gur themeli në këtë proces, nga ku opozita, sipas Ristanit, nuk heq dorë.

“Duhet të shoqërohen edhe me amendamentin tonë për dekriminalizimin.

Kjo është një pikë tjetër që ne e kemi në bazën e kushteve, shpresoj që mazhoranca do heqë dorë nga kjo arrogancë.

Ka sinjale që mazhoranca do e zbatojë vendimin e Kushtetueses dhe ky do jetë hap i mirë bashkëpunimi, por nuk është e mjaftueshme, sepse shprehja e vullnetit të deputetit se zgjidh, duhet vendimarrje e parlamentit për ta çuar në Kushtetuese”, thotë Ristani për Klan.

Pas kërkesave të dy deputetëve socialistë, Leskaj e Suli, kreu i kuvendit Ilir Meta vendosi të mbledhë Këshillin e Mandateve dhe më pas çështja të kalojë për votim në seancën plenare të së enjtes.

Por Konferenca e Kryetarëve e mbledhur në mesditë nuk e diskutoi këtë çështje.

1 komente në “Thjesht nuk duan të votojnë reformën në drejtësi: PD do vijojë bojkotin, edhe pas kërkesave që iu plotësuan”

  1. Treviso says:

    Mos humni kohe me skuadren mafjoze por hidheni ne referendum reformen e drejtesise. Ku ka vend ne bote qe kriminelet dhe mafjozet te perkrahin reformat e drejtesie.Kriminelet jane te vendosur qe t’ju lene dobjo-gjashten ne tavoline. Koha do ta tregoje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje