Bulqizë/ I plagosi burrin që tentoi ta përdhunonte, fqinja lajmëroi gruan: Hajde merre se do t’ja pres....

13 Prill 2016, 09:52Politika TEMA

Gruaja e divorcuar që plagosi me thikë dhe dëmtoi në organet gjenitale ish-punonjësi i CEZ-it, që tentoi ta përdhunonte, i telefonoi fill pas ngjarjes gruas së dhunuesit.

Gruaja, e cila është e moshës rreth 35 vjeçe, pasi e goditi disa herë me thikë H. B. ka njoftuar me telefon bashkëshorten e tij, duke i kërkuar të mbërrijë në shtëpinë e saj dhe ta largojë nga aty, ndryshe do t’i priste organet gjenitale.

“Panorama” shkruan se autori është iniciale H.B., rreth 60 vjeç dhe i ka shpëtuar për mrekulli nga pasojat e goditjeve me thikë dhe mjete të tjera mprehëse nga gruaja e re.

Mësohet se ai, në gjendje të dehur, ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me një femër në lagjen “Gjeologu” të Bulqizës, por jo vetëm ka hasur në rezistencën e gruas së divorcuar, por është qëlluar disa herë me thikë, madje mendohet se është tentuar prerja e organeve gjenitale të agresorit.

Ngjarja e rëndë është mbajtur sekret nga mjekët e spitalit të qytetit Bulqizës dhe policia lokale për mediat, por burime jozyrtare kanë arritur të nxjerrin në dritë ngjarjen e rëndë të ndodhur në qytetin e Bulqizës, pak ditë më parë.

Mësohet se, në momentin kur ish-punonjësi i CEZ-it ka mbërritur në spital, në gjendje kritike, me plagë të rënda në dy kofshë, mjekët e urgjencës i kanë telefonuar Komisariatit të Policisë dhe kanë informuar se një shtetas me plagë të shkaktuara nga mjete prerëse ndodhet në spitalin e qytetit.

Oficerë të Policisë Gjyqësore kanë mbërritur menjëherë në spitalin e Bulqizës.

Kanë kontaktuar me shtetasin me inicialet H.B. dhe kanë kërkuar prej tij të tregojë rrethanat e ngjarjes.

I plagosuri nuk ka treguar kush e kishte dëmtuar me thikë në gjymtyrët e poshtme, por pas hetimeve është mësuar se ky person kishte hyrë në banesën e ishgruas së T.H. dhe kishte tentuar ta përdhunonte.

Policia lokale po heton nëse është 35-vjeçarja G.H. apo dikush tjetër që e ka goditur disa herë me thikë shtetasin H.B., fqinj me gruan e re.

Mjekë të spitalit të Bulqizës, që kanë qenë të pranishëm gjatë mjekimit të të dëmtuarit, nuk thonë se kush e ka sulmuar këtë person dhe as se cilat janë pjesët e dëmtuara të trupit, por thonë se ai është mjekuar prej disa ditësh në spitalin e qytetit.

Ndërsa efektivë të Policisë Bulqizë thanë se çështja është në hetim e sipër, por nuk është bërë publike për arsye etike.

Autorja e ngjarjes rezulton të jetë e divorcuar dy herë dhe është nënë e tre fëmijëve.

Me burrin e dytë ajo është ndarë rreth 1 vit më parë, pasi ai e denoncoi për dhunë.

Madje, në atë kohë, i shoqi i saj kishte marrë edhe urdhër mbrojtjeje nga Policia e Bulqizës.

6 komente në “Bulqizë/ I plagosi burrin që tentoi ta përdhunonte, fqinja lajmëroi gruan: Hajde merre se do t’ja pres….”

  1. harpangoni says:

    kjo qenka si nora e kelmendit qe vrau pashan turk se ai desh ta perdhunonte
    ose si ato grat e krahines se sulit qe hidheshin nga shkembi qe t mos binin ne duart e jenicerve turq te etur per te pallu..

    1. tfgs1 says:

      flitet per te njejten rrace arabesh,soi i Zike dylberit………..

      1. Karatafutis Pashas Bushates says:

        Ku e sheh ti ndryshimin e rraces greqe dhe asaj verio-afrikane apo turke?
        Une them qe s’ka ndryshim me perjashtim te vllaho-rumuneve dhe arvanitaseve qe jane shtetas greq, kryqi pordhodox s’ta ndryshon rracen, kot e ke, a more vesh mori sorre bytheqime greqe? Hahahahahahahaha, kopa t’u keshe!

  2. A.P.S Katharina die Große.Madona prej Sauku says:

    Hall ja boft Zot ksaj grue trimneshi.
    Keta meshku maskarenj duhen pjek ne hell.
    As kafsha nuk te len me e perdhunu.
    Jan turbullue xhindja,kan dal si gomaret me pallen ne dore.
    Forca Bulqiza

  3. mirel says:

    kete person nuk e paska sulmuar njeri. Ai paska sulmuar nje grua

  4. aqif tahipi says:

    Te nderuar ,paidhi osht i majer. Por mbi te gjitha qendron suma e janulles dhe gopi i grave greke .Emigrantet e shkrete u shemben tuj pallu dhip grek.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje