Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka marrë një mesazh falënderimi nga zëvendës presidenti Rajonal për Evropën dhe Azinë Qendrore i Bankës Botërore, Cyril Muller i cili ka theksuar se është i impresionuar për angazhimin e tij në çështjen e Reformës në Drejtësi.
Në letër, Muller vlerëson shkëmbimin e pikëpamjeve dhe diskutimin mbi trajektoren e zhvillimit të vendit dhe reformave kyçe.
“Do të dëshiroja t’ju falënderoja për shtjellimin e pikëpamjeve tuaja, përfshirë progresin për Reformën në Drejtësi, kritike për rrugën e integrimit në BE të Shqipërisë. Jam i impresionuar nga angazhimi juaj i fortë për të çuar përpara këtë punë të rëndësishme, e cila është e domosdoshme për rritjen e transparencës, luftën kundër korrupsionit dhe përmirësimin e klimës së biznesit. Vëmendja e vazhdueshme për implementimin e reformave është kritike për rritjen ekonomike të Shqipërisë dhe rimëkëmbjen e saj. Sikurse diskutuam, progresi në zbatimin e kontratave dhe ekzekutimin e kolateraleve është kritik për thellimin e stabilizimit të sektorit financiar dhe rritjes së kredisë”, – thotë Muller.
Muller shprehet se ndihet i inkurajuar nga progresi i bërë nëpërmjet projekteve të financuara nga Banka Botërore dhe shpreh kënaqësinë që disa çështje të implementimit që u diskutuan gjatë takimit vitin e shkuar në Ëashington, tashmë janë zgjidhur.
“Mbështetja juaj e vazhdueshme për implementimin e suksesshëm të projekteve të financuara nga Banka Botërore është tejet e vlerësuar. Përfitoj gjithashtu nga ky rast të evidentoj me kënaqësi lidershipin tuaj për të ndërtuar konsensus në Parlament, mbi çështje të rëndësishme të legjislacionit që lidhen me agjendën e reformave të qeverisë në mjaft fusha që janë gjithashtu të mbështetura nga Banka Botërore”, – theksohet në mesazhin e z. Cyril Muller, Zëvendës President Rajonal për Evropën dhe Azinë Qendrore i Bankës Botërore.
Ja dhe nje Artikull ‘impresionues’ me Mete Floririrn. Ky eshte lajmi me i mire i dites ne Tema.
‘Angazhimi’ i TEMES per Ilir Meten po aq impresionues.
HA HA HA ; EPO KY ESHTE KULMI I IRONISE; TE FALENDEROSH ILIR METEN PER ´ANGAZHIMIN´E TIJ
PER REFORMEN ZGJEDHORE !!
KU E DIN KY MULER-I SE ME KE KA TE BEJE ! AS NUK E IMAGJINON DOT KY MULERI DHE TE TJERE EUROPIANE SE ME CFARE HAJDUTI PO FLASIN !
ILIR META ESHTE PO AQ I INTERSUAR SA EDHE BERISHA QE ; REFORMA NE DREJTESI TE MOS BEHET KURRE !
Mos bre e shani temen se merr pare nga meta nuk e kuptoni! Kemi femije per te shkolluar ne Angli!