Një grup qytetarësh që prej javësh protestojnë kundër ndërtimit të parkut për fëmijë tek liqeni u vizituan sot nga presidenti i Republikës, në vendin ku bashkia e Tiranës vazhdon punimet për këndin e lojërave. Pas protestës të thirrur nga Partia Demokratike dhe përplasjeve me policinë, aktivistët u përpoqën t’i rezistonin politizimit të cështjes, duke mos ju bashkuar aksionit kundërshtues të politikës. Por në të kundërt, ata iu bashkuan mbështetjes që i dha Presidenti i Republikës, mbase për arsyen se ky i fundit mban peshën e unitetit të popullit.
Por siç ndodh rëndom në kauza të diskutueshme, një pjesë e aktivistëve që thonë se po e ruajnë parkun duke fjetur me batanije pranë zonës së punimeve, u përfshinë në axhendën presidenciale, fillimisht me një takim dhe më pas me një vizitë të kreut të shtetit. Angazhimi i institucionit të Presidentit të Republikës, që me Kushtetutë qëndron mbi palët nuk është një lajm i mirë për qytetarët e përfshirë në këtë aksion civil.
Pavarësisht se mburoja kësaj radhe nuk është politike por vjen nga kryetari i shtetit, do të kishte qenë më mirë që, Presidenti i Republikës të mos mbante anë në aksionet e tij duke qenë se në të njëjtën mënyrë duhet të përfaqësojë edhe qytetarët që e duan dhe janë pritje të inagurimit të parkut.
Përfshirja e Presidentit rrezikon ta kthejë, ashtu siç ndodhi me replikat Veliaj – Nishani në një betejë politike. Në vend të mbrojtjes, aktivistët rrezikojnë të kthehen në qytetarë me kauzë të pengmarrë sërish nga deklaratat politike që do të pasojnë në lidhje me këtë mbështetje. Mbështetja që ata kërkojnë apo ndoshta ua sugjerojnë, duhet të vijë nga pjesa tjetër e shoqërisë dhe jo nga institucione që duhet të kenë për zemër interesat e të gjithë shqiptarëve, edhe të atyre që e duan parkun, madje e duan pikërisht aty po ndërtohet. Dhe këtu nuk përfshihen vetëm votuesit e kryetarit aktual të bashkisë së Tiranës, por të gjithë ata që mendojnë ndryshe nga një grup njerëzish të angazhuar kundër parkut. Ata mund ta shfrytëzojnë mbështetjen e çdo institucioni shtetëror, por duhet t’i qëndrojnë larg nëse duan ta mbajnë këtë aksion me titullin ‘qytetar’.
Nuk dihet sesi e kanë pritur marrjen në mbrojtje të kauzës, aktivistët që e gdhijnë jashtë duke protesuar në mënyrë kreative më recitime e këndime, por nëse kanë qenë të sinqertë në kundërshtinë e tyre duhet të shtonin përpjekjet të bindin pjesën tjetër të shoqërisë, që qartazi nuk i është bashkuar dhe që nuk mendon se me atë park lodrash po i vjen fundi Tiranës.
institucioni i protestës është shumë më i vlerësuar dhe fisnik sesa përdorimi nga aktorë politikë, shtetërorë, apo edhe kundërshtarë konceptualë për një cështje që i përket mbarë shoqërisë dhe jo vetëm një grupi të caktuar me apo pa axhendë të caktuar. Do të kishte qenë shumë më bukur që aktivistët ta prisnin edhe inaugurimin e këndit të lojërave duke protestuar dhe duke i qëndruar besnik idealit që besojnë.
Javanews.al
Me ne fund dicka te sakte nga Ilva! Urime! President nuk duhet te mbaje ane! Supozohet qe ai eshte per unitetin e popullit! Por jo berishiani Bujar!
Ajo Levizja gjoja Qytetare, te shkoje te protestoje tek Ndertesat qe po ben Deputeti i PD Ulaj, njekohesisht pronari pallatit ku ka zyren Berisha.
Ose me sakte ortaku i Berishes.
Levizja qytetare te shkoje tek Gjykata te protestoje pse u lirua Imami, Prendi, Frroku dhe gjithe kriminelet.
Keta e ndotin ambjentin, jo nje park femijesh, kur bota ka disa Lodra femijesh qe i sherbejne qytetareve.
Ilva ti mire e ke por,,..
Jari i Odetes si nje kukull komandohet nga SHQUP-pisat.
Jar-Kapteri asht nishani i Turpit qi ju vu Presidences shqiptare nga Partia Demone e Berishes.
Pilo, sa per parkun apo per mafian ne pushtet nuk merr vesh ti i shkrete, ik bej pilafin se te kane ardhur klientet !
Presidenti nuk perfaqeson unitetin por vetem PD dhe aty jo te gjithe .Ne na ka zene rrota bishtin me kete te ashtuquajtur president ,i cili qe kur ishte zog i kishin dale puplat e blu dhe tani qe u plak ato pupla qe i kane mbetur jane bere blu e erret ..
Ne te vertete kjo perplasja ju intereson te dy politikaneve ne fjale. Jari po perpiqet te siguroje nje vend deputeti ne parlamentin e ardhshem nga pedeja ,ndersa erioni forcon pozitat e tij ne lidershipin e ps. Megjithate shumica e qytetareve te tiranes jane qe parku i lodrave te behet dhe mendoj se do perfundoje ne afat ,megjithe angazhimin e saliut dhe ushtareve te tij te “shoqerise civile ” dhe neper institucione per ta penguar.
Me e keqja e presidentit shqiptar eshte se vepron si ushtare i bindur i nje diktatori te urryer nga i gjithe populli
shqiptar,me perjashtim te atyreve qe me berishizmin vodhen ,grabiten,plackiten dhe vrane shqiptaret ………..!!!!
Zonja Tare, merre dhe atë tët shoq e bjere këndej nga nahija jonë, se aty te PDeja nuk del gjë për të, duhen zuzarë aty. Sikur edhe pa punë të rrijë, është më mirë sesa të përlyhet aty.
Nishani ka hyre ne aksion me urdher nga te tjere, te cilet bejne sikur e duan dhe ne fakt po i bejne pucin. Nishani nuk e kupton lojen, keshtu i ve minat vetes nen kembe.
Po kjo kërma e dashnores se Birishes pse nuk del ne proteste?!
Ky nuke eshte president por eshte nje servil batakci i K.S S BERISHES
bukur….
Respekt per kete zonje!
Imagjinoni kë president kemi!
Per çdo gje qe ben ky defiçent psikik me gjithe doktorrin e tij dément sénile, mundet vetem te thuhet; Vari Jarin ose Varuni Jaret!
Besoj, Ilva Tare dhe kushdo,do te ishte nje President me dinjitoz e perfaqsues se ky Turp kombetar, kamikaze qe na la peshqesh per pese vjet dementi senil doktorr talebani!
Pse nuk protestojne keta aktivistet zemerbardhe per shkkollen private wilson qe e ndertoi nje karderr i pd-se mu ne mes te parkut te liqenit, ose per ate ndertesen shemtire qe u be mu te ish- parku i gjelber para ish-pd-se. Lejen e kesaj e dha lul basha. Apo kan frike se mos u thyen koken cim babasi, dhjaksat e dreqit.
Shkrim i perkryer persa i perket presidentit vetem president i shqiptareve ska qene kurre JARI AI ka qene president i PD dhe kapterri i Sali Berishes me kete dalje qe beri ke parku e tregoi dhe nje here fytyren se sa i bindur eshte per te zbatuar urdhetat qe i vijne nga PDky vec president nuk mund te jete por merreni dhe vereni ndonje cope magazinjere se dhe ate pune nuk di ta baje por si invalite qe eshte mbajeni pak me hater
Pa dashur te marre ne analize artikullin, I cili ne nje veshtrim te shpejte eshte nje terheqje e kujdeseshme vemendje per Kryetarin e Shtetit, lufta per ndertimin ose jo te parkut te lojrave per femije, eshte nje loje kalamajesh nga e ashtuquajtura shoqeri civile e udhehequr ne kete rast nga PD. Pra, shkurt, Berisha u thote atyre qe drejtojne PD, dilni dhe lozni andej nga parku I liqenit, qe te mund te shtyjme sa te shtyjem per te mbajtur gjalle shpresen e perkrahesve tane. Aksioni nuk eshte gje tjeter, vec nje sherbese per nje te semur ne gjendje kome, qe ne kete rast eshte shpresa e perkrahesve te PD. Por ajo qe te bene me teper pershtypje jane perpjekjet e qarta te Ilves keto kohet e fundit per t’u perfshire ne politike. Ndoshta ka deshire te jete ne grupin e ardhshem te deputeteve te PD, ose, pse jo, nje deshire e fshehur ne thellesi te shpirtit per te qene ne nje te ardhme “Zonja e Pare e vendit”. Kandidature me te mire se bashkeshorti i saj PD nuk mund te gjeje.
Marja me kendin e lojrave per femije te Nishani si president i republikes, tregon mjerimin e Nishanit, cveftesimin e tije si fgure e pajtimit kombetare, qe duhet te qendroi mbi palet edhe pse e ka vendosur Saliu ne ate poste. Si ka fytyre te dale para medjeve dhe publikisht ky president, kure kendin e lojrave e duan thuajse me shume se gjysma e qytetareve te Tiranes dhe gjithe SHqiperise se ai eshte park kombetar, A e di ky qe de juro perfaqeson gjithe shqiptaret brenda e jshte vendit dhe seshte perfaqesus i pd, deri sa eshte president. Nishani gjate kesaj kohe ka bere shume gafa dhe shkelje ligjore e ndoshta edhe kushtetuse, pore marja me kendin e lojrave, jo vetem qe dikrediton ne syte e qyteareve tane, pore cudit dhe boten , qe si ka mundesi nje president republike, pamvaresisht se kush e ka emeruar ne ate poste te meret me nje kend lojrash e sidomos kure vendi yne ka aq shume probleme madhore, si rreforma e drejtesi, permbushja e detyrimeve per hapjen e negosjatave per antaresim ne BE etj. Anashkalimi i problemeve madhore dhe marja me kendin e lojrave tregon mjerimin e institucjonit te presidentit dhe vete te Bujar Nishanit, qe seshte ne gjendje te bej detyren qe ja ngarkuan. Po te ishte ne nje vend tjeter , jo vetem do ishte bere objekt tallje gazetareska, pore edhe nje fare diskreditimi per gjithe shoqerine shqiptare ne syte e botes, se cfare presidenti i perfaqeson. Turp i madh.
Pavaresisht shkrimit te mesiperm , nje shkrim ekselent , Ilva Tare , hyn ne eliten e gazetarise shqiptare , eshte ndoshta edhe moderatorja me e mire e medias vizive . Ilva nuk shpreh mendimin e saj me ndonje paramendim perfitimi , siç u shpreh ndonjeri . Jo , ajo , si gjithmone shpreh ate qe mendon , siç ka bere vazhdimisht .