Në qendra ditore të rehabilitmit të përdoruesve të drogës, metadoni merret lehtësisht e më pas shitet në rrugë. 3 mijë lekë 6 kokrra metadoni
3 mijë lekë të reja kushtojnë sot gjashtë kokra metadon. Përdoruesit e lëndëve narkotike që kryejnë terapinë e shkëputjes nga droga në qendrat e rehabilitimit të shesin dozat e metadonit, duke u justifikuar se një pjesë të pagesës e duan për punonjësit e qendrave ku janë të rregjistruar
Çmimi i dozave të metadonit varion sipas qyteteve ku shtrihet qendra Aksion Plus e cila merret me terapinë e përdoruesve që duan të shkëputen nga droga. Këto qendra të ofrojnë metadonin si pjesë të terapisë. Qendrat e shtrira në Tiranë, Durrës, Vlorë, Korçë dhe Elbasan janë pjesë e një organizate jofitimprurëse.
Mbrëmjen e sotme emisioni Fiks Fare bëri publike abuzimin me metadonin, substancën e cila largon përdoruesit nga drogërat ilegale. Gazetarët e Fiksit shkuan në katër qendra të tilla të shtrira pothuajse në gjithë Shqipërinë.
Në qytetin e Vlorës shpërndarja e metadonit nis në orën 15.00. Qendra ndodhet në katin e tretë të poliklinikës qëndrore të qytetit. Pranë kësaj qendre shërben vetëm një infermier gjatë gjithë javës, kurse mjeku paraqitet vetëm një herë në javë, ditën e premte. Edhe pse dihet rreziku i metadonit, qendra u jep me vete këtyre pacientëve, dozën e gjithë javës
Infermieri pranë kësaj qendre shprehet se ka pacientë që vijnë nga qytete të tjera të cilët e marrin dozën për një javë. Kjo mënyrë bën më të lehtë kalimin në mbidozë, por i jep dritë jeshile tregut të zi të kësaj lloj “droge”. Në bisedën që zhvilluan gazetarët e Fiksit me dy përdorues të metadonit u theksua se këtë substancë e merrnin për disa ditë me vete dhe se mund ta shisnin. Njëri prej tyre u siguroi gazetarëve 8 doza metadon, këto kundrejt pagesës prej 30 mijë lekë të vjetra.
Përdoruesi tregon se këtë dozë metadoni ia bleu infermierit dhe se i ka dhënë 20 mijë lekë të vjetra.
Në kryeqytet, ku janë edhe zyrat qendrore të Aksion Plus-it, psikologu dhe drejtori i qendrës u shprehën të bindur se metadoni konsumohet vetëm në qendër dhe se i dinin mjaft mirë rreziqet e dhënies me vete të metadonit një përdoruesi. Ata shprehen se përdoruesit në raste ekstreme, mund t’ia rrëmbejnë prindërve me forcë dhe të kalojnë në mbidozë.
Vetëm pak minuta pas përfundimit të bisedës ndërmjet gazetarëve të Fiksit dhe drejtorit të kësaj qendre, një përdorues në ambjentet e jashtme të qendrës u tha gazetarëve se ua shiste ai një kokër metadon për 2 mijë lekë të vjetra. Pas sigurimit të një kokre ai shprehet se është gati të siguroje edhe një sasi tjetetë metadoni, pasi si përdorues mund të merrte metadon për 3-4 ditë njëherësh pranë qendrës. Ndërkohë një tjetër përdorues pohon se mund të shkojë në qendër dhe të marrë për një javë metadon, e më pas mund ta shiste atë për 2 mijë lekë të vjetra.
Në qytetin e Korçës dhe Elbasanit hasen të njëjtat probleme. Psikologia pranë qendrës Aksion Plus në Elbasan pranon se punon e vetme dhe se e di mirë rrezikun që ka mbidoza, por edhe kur pinë heroinë apo lloj tjetër droge ajo ua jep metadonin, pasi nuk mund t’I shkëpusë nga terapia. Në këtë qendër nuk ka as mjekë dhe as infermierë. Sipas psikologes, nga të rregjistruarit në këtë qendër, 6 persona kanë vdekur nga mbidoza e metadonit. I fundit ka vdekur një vit më pare. Në teori sipas saj nuk duhet ta japë metadonin, por e jep. Edhe këtu si në qytetet e tjera përdoruesit mund ta marrin metadonin me vete edhe për një javë. Edhe në këtë rast gazetarët tentojnë të blejnë nga përdoruesit metadonin. Njëri prej tyre ua shet me 5 mijë lekë të vjetra kokrën direkt sapo e merr nga psikologia e qendrës.
Në Korçë përdoruesi shiti për 20 mijë lekë të vjetra ,5 kokra metadon. Ai pohoi edhe një herë se e merr metadonin për 5 ditë në shtëpi. Edhe pse infermieri në qendër teorikisht pohon se pacienti duhet të vijë çdo ditë dhe metadonin ta marrë në prani të mjekut.
Për të dhënë një shpjegim për të gjithë këtë situatë Fiksi i drejtohet për një përgjigje drejtorit të qendrës Aksion Plus, zotit Genci Muçollari. Ky i fundit nuk pranoi të jepte një intervistë. Pasi sipas tij puna e tyre është heroike dhe duhet vlerësuar për shkak të mungesave që kanë dhe problematikës me të cilën përballen cdo ditë.
Doni te dini pse nuk ka fonde? Verifikoni pasurin e mucollarit. nga 1 apartament modest qe ka patur ne vitin 2003, tashme ka 5 te tille, ne durres vlore dhe tirane. Pse nuk investigijne se ne cbaze e kriter arriti te privatizoje vilen qe ngriti pa leje ne toke dhe aset te shtetit. me 1000 marifete, mucollari ka bere vepren me te pa precedente ne shqiperi per OJQ. e vetma ojq qe ka titull pronesi nje vile, te ndertuar ne toke shteti pa leje e me pas te privatizuar? Po ne te tjeret kemi te drejta te tilla? Pffffffff ajo qe pate tek fiks fare ishte “asgje”! Nen petkun e gjoja “manaxhimit te shkelqyer” te metadonit mucollari ka grabitur qindra mij euro. mucollari eshte listuar edhe ne fonted e abuzuara te keshillit te europes. Lista e abuzimeve ne projekte qindra milioneshe eshte e gjate. Mucollari eshte mekanik ne profesion dhe me nje takem hallvaxhinjsh pretendojne se manaxhojne nje sherbim qe eshte ekskluzivitet i mjekesise. Ne nje shtet ka dy sherbime baze: Hsterore dhe private. Cfare eshte mucollari me aksion plusin, privat apo shtet? pse u dashka finacuar e shmangur nga taksat nje veprimtari financiare. Pse u dashka qe shteti te dorezohet e falimentoje perballe ketyre vjedhesve?? A do nderrmeret ndonjehere ndonje hetim per keta shushunja gjakpires qe nga pozicioni i bark0thatit, i gdhine milionere dhe ke vejedhur totalish fonde te caktuara per ndihme ndaj njerezve!