Ditën e djeshme presidenti Bujar Nishani vizitoi zonën ku po ndërtohet parku për fëmijë. Në shkelje me ligjin ai së bashku me makinën dhe eskortën e tij u futën në zonën e parkut të Liqenit Artificial.
Mirpo nuk ishte vetëm kjo shkelja e vetme e ligjit e kryer nga presidenti Nishani. Siç shihet nga fotoja në makinën e presidentit është lënë i vendosur flamuri shqiptar i cili në fakt nuk rekomandohet të ishte.
Kjo për faktin se ligji thotë që në raste vizitash jozyrtare rekomandohet se nuk duhet mbajtur në makinë flamuri shqiptar. Lexo.al pas një kërkimi të bërë ka arritur të identifikojë se çfarë thotë ligji në raste të tilla.
Kështu në kapitullin e III në faqet 12-13 në ligjin për simbolet e Republikës në Kushtetutë shkruhet: “Në raste të aktiviteteve jozyrtare, si konferenca shoqërore e shkencore, manifestime e protesta publike dhe mbledhje të ndryshme nuk rekomandohet vendosja e flamurit kombëtar dhe as e flamujve të huaj”.
A është ky problemi më i madh? Natyrisht që jo, por presidenti gjithësesi nuk ka ndjekur rekomandimet e ligjit, i cili sado i parëndësishëm mund të jetë për presidentin, mbetet ligj i Republikës së Shqipërisë.
Kujtojmë që kryebashkiaku Veliaj i ka bërë thirrje presidentit që ky i fundit të mos bëjë personazhin politik por të luajë rolin e presidentit.
Flamurin E PD duhet te vendoste!!!
Ku mer vesht nga ligjet ky kapter enverist i konvertuar ne bythlepires te kriminelit qen Sali Berisha. Beni nje analize qe nga dita e pare e deri sot per cfate ka bere ky idiot ne kete post….vetem budallalleqe dhe ka zbatuar me devocion urdherat e kriminelit qen Sali Berisha. Mire qe hoqi mustaqet debili se dukej si fshatar mesjetar.