Kosovë, arrestohet sërish lideri i Vetëvendosjes, Visar Ymeri

13 Prill 2016, 20:43Sociale TEMA
Kosovë, arrestohet sërish lideri i Vetëvendosjes, Visar Ymeri

Visar Ymeri, kryetari  i Lëvizjes Vetëvendosje ështe arrestuar këtë të martë nga Policia e Kosovës pas një urdhëri të nxjerrë nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

Mënjëherë pas arrestimit ka reaguar edhe Vetevendosje, e cila akuzoi qeverinë se po sulmon kundërshtarët duke përdorur ngjarje që kanë ndodhur vite më parë.

“Si rezultat i dështimit të saj në ndërtimin e shtetit dhe zhvillimin ekonomik, Qeveria e Kosovës, përmes drejtësisë që e ka kapur, ka riaktualizuar raste të para shumë viteve, vetëm sa për të shtypur kundërshtarët politikë. Në mungesë të çdo legjitmiteti, pushteti po synon të qeveris duke montuar raste dhe duke burgosur opozitën” eshte shprehur Vetevendosje.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje