Naftëtarët e Ballshit, protestë duke marshuar në Fier

13 Prill 2016, 17:11Sociale TEMA
Naftëtarët e Ballshit, protestë duke marshuar në Fier

800 punonjës të kombinatit të përpunimit të naftës në Ballsh kanë protestuar mëngjesin e sotëm para prefekturës Fier. Skenat e kësaj protestë kanë risjellë në mëndje protestat e firmave piramidale të vitit 1997. Thirrjet që kanë shoqëruar këtë protestë kanë qenë kundër qeverisë dhe duam “lekët tona” pasi punonjësit nuk kanë marrë pagat prej 9 muajsh.

Protesta e sotme është vijim i indinjatës së thellë dhe kalvarit të gjatë të vështirësive ekonomike financiare që po kalojnë 800 punonjës të uzinës së përpunimit të naftës në Ballsh, Mallakastër të cilët nuk paguhen prej 9 muaj. Ata kanë bllokuar për disa orë sheshin para institucionit të prefekturës si dhe trafikun e lëvizjes së automjeteve në drejtim të qytetit të Vlorës si dhe kanë marshuar në drejtim të kësaj rruge me thirrjet duam lëkët tona.

Protestuesit kanë shkuar deri kercënime duke bërë të ditur se zvarritjet dhe vonesat e dhënies së pagave do shkojnë deri në vendime ekstreme.

5 komente në “Naftëtarët e Ballshit, protestë duke marshuar në Fier”

  1. Pilo Lala says:

    Shkoni ja kerkoni leket Argita Berishes, ortakes se Tacit.
    Qeverija e kaluar e shiti, futi leket ne xhep Taci dhe Argita, tani ju beni xhiro ne Nulevard.

  2. engjell says:

    Ja kerkoni Saliut qe e privatizoi ARMON dhe e la ne duart e Taçit dhe gangstereve te tjere ,Ne kohen qe 700 naftetaret e hequr nga ARMO mbeten si ju rrugeve duke kerkuar ,si ju leket e djerses se tyre ju gezonit me rrogat e majme te cilat ju a jepte Rezarti dhe hoxha qe ju solli per drejtor dhe asnje prej jush nuk doli ne mbeshtetje te rreth 1200 naftetareve te larguar nga puna ne vitin 2006 – 2007 e mbani mend ,atehere ishte qeveria e Berishes dhe nje pjese e juaja ishit militante qe vendosnit parrulla neper mure si debatikasit e vegjel sepse kishit marre premtimin se do te zevendesonit naftetaret e tjere siu vellezerit tuaj, po qe se do te largoheshim, jo si puna juaj se falimentuat ,por thjesht per suporte politike .Ne na vjen me te vertete keq qe ju zuri edhe juve kjo fatkeqesi ,por mos ja kerkoni leket qeverise por pronareve tuaj deri ne Azerbaxhan ,Elbasan ,Fier Vlore ,Sarande Korçe ,Tirane etj kudo ku i kane futur sepse nuk ka borxhe populli shqiptar te paguaje edhe per ju edhe per shtepite qe permbyten sepse i ndertojne pa leje brenda argjinaturave apo ne zonat me rreshqitje dherash etj etj .Gjeni Taçin,Dariun me Mediun e shoke qe ju drejtuan dhe ropen dhe ju perdoren si dhe te tjere drejtues te te gjitha koherave dhe u kerkoni borxhin qe ju kane ..

  3. NYC says:

    Kur do ta kuptojne shqiptaret qe kane 25 vjet qe jetojne ne kapitaliem. Shteti nuk ka pergjegjesi per rrogat qe nuk paguan privati.

  4. Mallakastrioti i Fyer says:

    Turp me i madhe nuk Behet
    1-E para ne funde vitet e 80-ta Uzina e Balleshit munde te Quhej me Plote Gojen KOMBINAT SE ne te Punonin 10.000-mije Te Punesuar
    kurese sote ka arritur numri ne 800-te…..Bej Mutin, po me keq se eren e Mutit Mallakastriotet po thithin Gazerat qe shfryjne nga “Bytha” e Furrave te Kokesit, si dhe gjithe Zona eshte e Helmuar, jo vetem Balleshi dhe Fshatrat Perreth, por sapo kalon Qafen e Balleshit per te hyre ne Mallakastren e “Eger”:::Cfryjne PUSET e Naftes,deri ne afersi te Povles…lere me pastaj Zona e quajtur “Officine” QE ESHTE Historikisht e Helmuar…
    2-Po te leshe Punetoret pa RROGA,???Po Qeveria Rama c´bene???Po Lule BASHA, qe para do kohe na beri nje “Vizite te fshete” NE Ballesh,c´fare u Premtoj Hallexhinjeve???
    ESHTE me se e dhimbshme kur shikojme Njerezit tane qe te kerkojne Djeresen e tyre, dhe ne vendin e tyre, dhe nuk e marrin…me keqe se nje Shqipetare i punesuar ne te “Zeze” ne Greqi, apo Itali….
    Ne Shqipetaret e thjeshte jemi te Tradhetuar, Poshterura, nga Qeveritaret tane….qe na Perdorin nga Politikanet tane pa Dallime nga te Majte apo te Djathte,kujtoj se AB-pETROLI u shite u Stershite u vodhe dhe u stervodhe disa Here…….Qija nene themi ne kendej nga Jugu..po me mire ju Q..nene atyre qe e katandisen Vendin ne kete Gjendje…..

  5. I zhgenjyeri says:

    Ata e dine mire qe vetem ne kohen e Tacit i merrnin rrogat. Pas detyrimit per shitje “fale” gjobave dhe bllokimeve te pafundme, Taci u kerkua te rikthehej nga vete naftetaret.
    Ju si gazetare mund ti pyesni se c’mendojne per ish pronarin e tyre dhe nese e konsiderojne shkaktare te gjendjes se tyre aktuale.
    Do te surprizoheni. Asnjehere e verteta nuk del ne kete vend. Ne te kundert, shtremberohet, tjetersohet dhe anashkalohet per qindra interesa te ndryshme. Gjynah populli i shkrete. Dhe sa kohe do vuaj akoma??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje