Akuza ndaj AKSHI: Paracakton fituesin e tenderit

13 Prill 2016, 17:49Sociale TEMA

Një projekt për sigurinë në shkolla ku do të instalohen kamera dhe pajisje regjistruese, është shndërruar në një aferë të dyshimtë dhe ka sjellë hetimin nga disa institucione të rëndësishme të pavarura të shtetit.

Kjo ka ardhur pasi Autoriteti Kombëtar i Shoqërisë së Informacionit AKSHI ka hartuar kushte fiktive për kompanitë në garë, duke hedhur dyshimin për favorizim të kompanive të tjera.

Një kompani e huaj, nëpërmjet një letre që ia ka dërguar edhe organeve të larta shqiptare shpjegon në mënyrë të hollësishme gjithë abuzimin e bërë në kushtet e tenderit të AKSHI. Sipas kompanisë në fjalë, edhe materialet që kërkohen, përcaktimet teknike por edhe shuma e vënë për këtë qëllim nuk i përgjigjen qëllimit pra pajisjes me kamera vëzhgimi.

1 komente në “Akuza ndaj AKSHI: Paracakton fituesin e tenderit”

  1. Mandi says:

    AKSHI nuk eshte autoriteti i komunikimeve, por agjencia kombetare. Ska gje, pa emer mos e lini, po ska gje se ja mbeshtillni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje