Në një intervistë nga Uashingtoni për Ora News, kryeministri shqiptar Edi Rama ka zbuluar tema të takimeve si me presidentin Obama dhe zv/presidentin Joe Biden përfshiu dhe premtimin për të vizituar Tiranën brenda mandatit të tij presidencial
Gazetarja : Sapo keni përfunduar takimin më të rëndësishëm në karrierën tuaj dhe mandatin tuaj si kryeministër. Cilat ishin garancitë, mbështetja që ju dha presidenti Obama në realizimin e reformave, veçanërisht në atë të reformës në drejtësi
Edi Rama: Sigurisht që reformën në drejtësi do e bëjmë ne, por ajo që është e sigurtë është se kjo është një temë e rëndësishme në Shtëpinë e Bardhë kur flitet për Shqipërinë.
Nga ana tjetër sot ishte një moment kulmor, padyshim për Shqipërinë e shqiptarët. Nuk ndodh përditë dhe në çdo mandat, ai që drejton vendin të kalojë përmes Shtëpisë së Bardhë. Vlerësimet që ne morëm ishin shumë inkurajuese, energjia positive shumë e madhe. Besoj se nuk na mbetet tjetër veçse të vazhdojmë të punojmë fort në rrugën e këtij partneriteti strategjik kaq të rëndësishëm në rrugën e reformave që i kanë dhënë Shqipërisë një emër të mirë, një vend të respektuar dhe mbi të gjitha një njohje të dinjitetit tonë, për shkak të një politike të jashtme, gjithashtu që ka marrë një dinamikë të re dhe rolit që ne kemi luajtur në rajon. Patjetër të vazhdimësisë së angazhimeve tona në kuadër të NATO-s dhe më gjerë.
Gazetarja : A u është kërkuar në Shtëpinë e Bardhë pritja e më shumë muxhahedinëve në Tiranë?
Edi Rama: Nuk ka qenë temë për të cilën u diskutua. Kemi marrë një falenderim dhe kaq. Kjo është një histori që në Tiranë është kthyer në një nga mitet urbane dhe përrallat që tregohen në një kafene province. Por e vërteta është se kemi të bëjmë me një histori që është nisur nga qeveria e mëparshme dhe vazhdon me krenari nga qeveria jonë, si transmetuese e një mesazhi të qartë. Shqiptarët ishin ata që shpëtuan hebrenjtë në Luftën e Dytë Botërore dhe mbeten po ata që kur vjen puna për shpëtimin e jetës së njerëzve e bëjnë me dinjitet dhe me shumë solidaritet
Gazetari: Në fotot që u shpërndanë pas takimit u dukët në një bisedë miqësore me presidentin. A do të jetë ai në Shqipëri. I keni bërë një ftesë?
Edi Rama: Sigurisht i kam bërë një ftesë. Ai ka dhe 10 muaj në zyrë. Padyshim që axhenda e një presidenti në SHBA është shumë e ngjeshur. Ai më ka premtuar që do të vijë pa më premtuar se kur, por ajo që është se Shtëpia e Bardhë ka një memorie, dhe sot është hedhur një tjetër hap në rrugën e forcimit të marrëdhënieve të ngushta me SHBA. Jam shumë krenar që jam kryeministër i një qeverie që ka merituar këtë vlerësim
Zoti Rama ka bere krenar cdo shqiptar. Na tregoi edhe njehere qe eshte personalitet, njeri me vizion dhe di te prezantoj veten, vendin dhe gjithe shqiptaret .
Respekte zoti kryeminister.
skemi nevoje per ardhjen e Obames por per largimin e LU lU…….
VIZITA DO JETE E SHTRENJTE O NJEREZ, JANE PARATE E POPULLIT…DHE DO harxhohen kot, hiqni dore nga servilizmi dhe dashuria e pakuptimte per te huajt….qe na i kane pas gjithmone me hile… ja, ke perfaqson LU lu? a nuk eshte njeriu i Obames…me urdhra nga Uashingtoni?
Obama i duhet Eedrama qe shqiptaret te mos votojne per Trumps. Mjere ju qe ndiqni Ramen apo ndonje tjeter bajge te politikes shqiptare….
Qofte I mirseardhur Presidenti Obama,kurdo qe te vije ne token e shqiptareve.
Tani qe e deshirove edhe ti Lola ashtu u befte! Me sa servillek qe shkruan mi goce-burre! Hajd nje gojore edhe nga ty ne fund te mandatit te Obames doe mbante mend dhe do e fuste ne memuaret e tij! Kintim nga Lola
Je ne rruge te mbare zoti Rama per tu bere burre shtepi…
me pare duhet te arrestohet shpellari me banden e shpelles ,
sepse mundette kryjn ndonji sulm Terrorist Maloku islamut