Kryeministria zbardh detajet e takimit Rama-Obama

14 Prill 2016, 21:14Politika TEMA

Kryeministria ka bërë me dije detajet e takimit të Ramës me Obaman dhe bisedën që ata kanë zhvilluar.

Njoftimi:

Kryeministri Edi Rama u prit sot, në Shtëpinë e Bardhë nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama  dhe zëvendëspresidenti Joe Biden.

Në një atmosferë miqësore u fol për marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve, procesin e reformave dhe rolin e kontributin e Shqipërisë në rajon.

“Shqipëria është një aleat i jashtëzakonshëm. Unë dua t’ju falenderoj për çfarë ju keni bërë.

Nën lidershipin tuaj, Shqipëria është tani një pikë referimi në Ballkan dhe një nga aktorët më të përgjegjshëm në rajon. Ne vlerësojmë rolin tuaj dhe ju mbështesim plotësisht,” u shpreh presidenti Obama.

Kryeministri Rama falenderoi presidentin Obama për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për Shqipërinë dhe rajonin, duke e konsideruar Ballkanin e sotëm një histori suksesi të politikës së jashtme amerikane.

“Shqipëria është një vend pro amerikan, është një partner serioz në NATO dhe ajo që ne sot po bëjmë në Ballkan, duke çelur një faqe të re në historinë e bashkëpunimit në rajon, është edhe falë asaj çka SHBA ka bërë për rajonin. Ballkani sot është një histori suksesi e politikës së jashtme të SHBA-së,” – nënvizoi kryeministri Rama.

Kryeministri Rama e njohu presidentin Obama dhe zëvendëspresidentin Biden me reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare, duke u ndalur kryesisht në reformën në drejtësi, ndërkohë që prezantoi edhe nismën për të hapur në Tiranë, Qendrën Rajonale për Luftën kundër Ekstremizmit të Dhunshëm.

3 komente në “Kryeministria zbardh detajet e takimit Rama-Obama”

  1. dasht perenia nuk i ka ngarku si detare Obama el komandantes tone Rama ,
    me pranu kontigjentin prej 10.000 zezakesh per me cliru pak Geto-t problematike ,
    se vallahi bilahi ,do na duhet mi ndryshu emnin shQypnise ton te dashtun me e qujt
    shtetet e bashkue te plehrave multietnike

  2. Gjovalini says:

    Bravo Rama. Ky eshte nje sukses per popullin shqiptar, ku ju keni kontributin direkt dhe vleresimet e Obames per Ju, na bejne edhe neve shqiptaret krenar. Te lumte. Ky eshte Burre Shteti. Nuk eshte pritur asnje personalitet shqiptar ne Shtepine e Bardhe sic eshte pritur Rama.

    Ec Rama, mos u ndal, ta thote Amerika qe je ne drejtimin e duhur.

    Te fala shume Blushit prej meje.

  3. Edi says:

    Ja nje ilustrim i politikes antikombetare te Rame: Shqieria merr nga SHBA 3000 muxhaidine arabo-islamike qe asnje vend tjeter i botes nuk ka pranuar ti marre. Perse? Sepse jane ketu vetem e vetem te bejne çarcaf vendin tone te pjerdhur, ku ekulibrat fetar dhe shoqerore jane shume te lekundur. Kush fiton nga kjo sakrifice e popullit shqipetar: vetem nje individ qe eshte kryministeri psikopat i cili i kane vene vetes si qellim shkaterrimin e Shqiperise. Ky shkaterrim eshte jo vetem ekonomik, shoqeror, politik dhe moral por edhe fizik e historik. A nuk duhet te quhet edhe ky kryeminister po aq tradhetar sa edhe Berisha e Zogu?
    Perse ne kembim te ketij sherbimi nuk i kerkoi SHBA-se dhe BE integrimin imediat ne BE? Perse nuk i kerkoi SHBA-se investime strategike ne Shqiperi? Perse nuk i korkoi SHBA-se ndihme ekonomike per sherbimet qe anje vend-kosh plehrash nuk ben per superfuqine e botes? Perse nuk mendoi pas per popullin, por kerkoi si shperblim vetem te beje nje foto me Obamen dhe Biden??? C’eshte ky kryeminister kaq i ceket… kaq i poshter… kaq antikombetar??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje