INTERVISTA/ Rama: Takimi me Obamën, moment i rëndësishëm

14 Prill 2016, 19:04Politika TEMA

Intervistë e Kryeministrit Edi Rama dhënë për Zërin e Amerikës përpara takimit në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Barack Obama dhe Zëvendëspresidentin Joe Biden:

Kryeministri Edi Rama: E para që duhet thënë është se është një moment shumë i rëndësishëm në marrëdhëniet tona. Është një kulmim që nuk ndodh çdo ditë, pasi vizita në Shtëpinë e Bardhe takimi me Presidentin Obama dhe Zëvendespresidentin Biden, përben një moment ku bëhet një rezyme e gjërave që kanë ndodhur dhe ku flitet për bashkëpunimin e mëtejshëm, duke vënë theksin në ato pika që janë me rëndësi të përbashkët strategjike. Unë e marr si një moment të një rëndësie të veçantë për vendin tonë, pasi është një marrëdhënie shumë speciale. Vizita në shtëpinë e bardhë përbën edhe një vlerësim të posaçëm për këtë fazë në të cilën vendi po kalon dhe për rolin e Shqipërisë në rajon. Ashtu sikundër edhe si një parter i ngushtë i SHBA-ve, besnikërisht prej 25 vitesh.

-A mendoni se çështjet e sigurisë që përmendet dhe situata botërore, pra roli i Shqipërisë dhe i Ballkanit do të kenë një vend të rëndësishëm?

Kryeministri Edi Rama: Padyshim edhe nga përgatitjet e takimit ka dalë fare qartë që nga njëra anë reformat e rëndësishme që ne kemi ndërmarrë dhe nga ana tjetër, në mënyrë të veçantë, roli ynë në rajon, politika jonë e jashtme në raport me rajonin, transformimi i madh që ka ndodhur si rezultat i një dinamike të re të rajonit, ku politika jonë e jashtme ka luajtur një rol të dorës së parë, përbëjnë edhe arsyet themelore të kësaj vizite dhe diskutimeve me presidentin. Padyshim edhe çfarë Shqipëria mund të bëjë me tutje në përballimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe ekstremizmit në tërësi.

-Dje ka dalë raporti i përvitshëm i departamentit të shtetit për të drejtat e njeriut. Kapitulli për Shqipërinë flet për të njëjtat shqetësime që kanë qënë edhe me parë. Shqetësim kryesor është korrupsioni, sidomos në sistemin e drejtësisë dhe atë shëndetësor dhe pandëshkueshmëria. Cili është reagimi juaj ndaj këtij raporti?

Kryeministri Rama: Së pari raporti është një raport pozitiv për Shqipërinë. Korrupsioni është një problem me të cilin ne përballemi çdo ditë dhe nëse do të ishte fshirë nga raporti, do të kishim të bënim me një magji që faktikisht nuk i takon jetës konkrete. Ne nuk kemi marrë përsipër të bëjmë ndonjë magji. Ne kemi marrë përsipër të modernizojmë shtetin dhe modernizmi i shtetit, modernizmi i institucioneve, modernizimi i sistemeve të funksionimit të brendshëm të shtetit do të sjellë një ulje të vazhdueshme të korrupsionit.

Nga ana tjetër dua të theksoj se raporti flet shumë qartë se pika problematike që ne dimë të gjithë është drejtësia dhe pandëshkueshmëria që vjen  si rezultat i mungesës së një sistemi drejtësie të besueshëm. Kjo është dhe arsyeja pse ne po bëjmë çdo gjë për të kaluar një reformë rrënjësore për sistemin e drejtësisë dhe kjo është arsyeja pse SHBA-e kanë mbështetur këtë reformë me të gjitha mënyrat dhe e duam me patjetër që kjo të ndodhe edhe si një shprehje kuptimplotë e seriozitetit në Shqipëri dhe të gjithë palëve në Shqipëri, në këtë partneritet,  ku padyshim vlerat e demokracisë janë themeli.

3 komente në “INTERVISTA/ Rama: Takimi me Obamën, moment i rëndësishëm”

  1. Hysni Dajaku says:

    Shume e mire dhe teper dinjitoze kjo vizite, pa servilizem tipik te modelit Berisha.
    Mbas kesaj vizite, mos shko te shperndash tapi ne Kamez ,jo per gje ,po! sikur nuk ka lezet.

  2. sokrati i ri says:

    menjifjal,korrupsjoni nuk do vdes kurr!
    kshtu del nga kjo thenije e rames.
    dhe si rrjedhim do ta hajn te vegjlit,ata do kapen dhe do denohen si me magji,te pafuqishmit pra,kurse te medhenjt dhe te fuqishmit do vazhdojn pa u prek nga “magjija” e zez te bejn pare me korrupsjon!
    rroft demokracija pra!
    qe na la pa brek ne byth dhe pa pare e pa shpija!
    gjithandej behet kerrdija
    korrupsjon krim baterdija
    pird o pirdh se vje magjija!!!

  3. kusari indijan says:

    kta amerikanasit po qeshin si kinezet dikur ,mor burr!
    kurse edi rri I ngrysur si I fort shqipnije!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje