Lu: Takimi Obama-Rama, vlerësim për gjithë shqiptarët dhe bashkëpunimin e palëkundur midis qeverive tona

14 Prill 2016, 16:59Politika TEMA

Ditën e sotme kryeministri Rama do të takohet me presidentin amerikan Barack Obama, dhe lidhur me këtë takim ka reaguar edhe ambasadori amerikan në Shqipëri Donald Lu.

“Jam i lumtur që Presidenti Barack Obama do të takohet me Kryeministrin Edi Rama në Uashington sot. Në frymën e 25-vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike, dhe pas vizitës shumë të suksesshme të Sekretarit Kerry në Tiranë, kjo vizitë paraqet një tjetër mundësi për të shprehur vlerësimin për të gjithë shqiptarët për miqësinë e fortë dhe bashkëpunimin e palëkundur midis qeverive tona dhe popujve tanë në lidhje me një gamë të gjerë çështjesh të rëndësishme, të tilla si kundërvënia ndaj ekstremizmit të dhunshëm, koalicioni kundër ISIS dhe reforma historike në drejtësi.”, shkruan Lu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje