Partia Demokratike akuzoi dy ditë më parë kryeministrin Edi Rama se i ka dhënë një miku të tij një tender pa garë për mirëmbajtjen e rrjetit dixhital në RTSH. Sekretarja për marrëdhëniet me publikun, Grida Duma tha se kompania IDEA-Tel, e cila është një firmë e afërt me ministra dhe deputetë të mazhorancës përfitoi 8.8 milionë euro.
Në fakt, në lidhje me këtë skandal pritej një reagim i fortë nga Genc Pollo, duke qenë se është njeriu që ka bërë tenderin e digjitalizimit dhe është kryetari i Komisionit parlamentar të Medias.
Por, pse hesht Genc Pollo për vjedhjen e 8.8 milionë euro ?
Genc Pollo bëri tenderin e digjitalizimit, tender që u dyshua si abuziv. Në publikimet e tij, disa vite më parë Agron Arianitasi, Drejtori Teknik i RTSH-së ka renditur fakte dhe akuza të rënda për Genc Pollon në lidhje me këtë tender.
“Sot, për këdo, nuk përbën sekret se kompania Ericsson AB, është kompania e përzgjedhur prej ministrit Genc Pollo”
“Erion Berisha nuk ishte gjë tjetër veçse një nga endësit e rrjetës së korrupsionit”
“Dokumentet e tenderit u hartuan sic deshte ministri dhe stafi i bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë. Megjithëse kompania e tij më e preferuar nuk fitoi”
“Pasi përmbys rezultatin, ministri Pollo arrin të kërkojë, që të bëjë një kontratë me dy kompanitë e radhitura në dy vendet e para, “për të pasur një rezultat më të mirë” siç shprehet në urdhrin e radhës”
“Kjo ishte një lojë e ministrit Pollo për të gjunjëzuar kompaninë gjermane”
“Kontrolli i Lartë i Shtetit duhet ta kontrollojë këtë tender dhe nuk duhet të kishte asnjë vështirësi të dallonte gjithë paudhësitë e Ministrisë së Inovacionit dhe Teknologjisë dhe drejtuesve të saj”
Për tu rikthyer në rastin në fjalë, vjedhja e 8.8 milionë euro duket se nuk e ka shqetësuar aspak Pollon. Ai është kryetar i Komisionit të Mediave. Pollo ka folur gjithmonë për problemet e medias, që nga më të voglat e deri tek ato të rëndësishme. Por, sot, kur Grida Duma denoncon vjedhjen prej 8.8 milionë euro, Pollo hesht. Kryetari i komisionit të Medias është nejriu përgjegjës për monitorimin e medias i parlamentit, por ai nuk flet.
Ndoshta Pollo është i përfshirë vetë në këtë aferë. Kjo shpjegon edhe arsyen e heshtjes së tij.
Kush e ka blerë heshtjen e Genc Pollon ?
Cfarë e frenon kryetarin e Komisionit të Mediave të vazhdojë denoncimin e Grida Dumës? A është klient i Ramës ortaku i Pollos ?
Përgjigjet e këtyre pyetjeve mund të zbulojnë arsyen e vërtetë të heshtjes së Genc Pollos për vjedhjen e 8.8 milionë eurove./citynews
Nuk me pelen ky shkrim
ca do te thote autori ketu?? qe meqe vodhi pollua mund te vjedhin dhe te tjeret???
kjo eshte loja qe vazhdon ne shqiperi prej 15 vjetesh, kur vodhe ti une heshta, tani hesht ti kur te vjedh une. ose po nuk heshtem tw pakten sdo bejme dosje gati per prokurorine
Ky eshte nje shkrim shume i mire
Ku qendron e mira e ketij shkrimi ? Ai merr si te mireqene deklaraten e G. Dumes se ky tender eshte vjedhje , bile zonja ne fjale, permend edhe cila eshte firma fituese, gje qe nuk eshte e vertete. Grida & Co shkojne me teorine e njohur ” Shpif, shpif se diçka do mbetet “
Fol kuqo pse hesht
Fol kuqo pse hesht
PECO DI MERDA POSTOJ KOMENTET.
Ne formim Byroja Kombetare e Hetimit (BKH) per vjedhjen e milion euro nga Genc Pollo te arrestoj dhe BKH te hetoj ne Banka Qipriote llogarite bankare te Genc Pollos…!
E vuaj shume gjendjen tone shoqerore pas cdo te enjte , kur degjoj ndonje seance kuvendi. Ku valle jane gjetur kaq shume injorante dhe idjote te mbledhur ne nje vend ? Kur i degjoj se cfare flasin dhe menyren se si i dergojne tek ne ato qe mendojne me vjen te uleras, po po te Uleras . Po kur jane dhe gra , dhe ulin e ngrene koken mbi leter per cdo fjale qe lexojne ne pacavuren qe ju kane pergatutur.. . Eshte e padurueshme kjo gjendje ! Nuk e meritojme , JO
Shkrimi eshte shantazh i paster ndaj pollos, jo se pollo eshte i paster se po te ishte i tille nuk e shantazhonin dot. terthorazi pollos i kerkohet te vazhdoje te heshti dhe ti mbylli gojen kujdo qe kerkon te shkoje me thelle. nje nga rastet kur e pozite e opozite jane bashke ne nje afer dhe ku klienti i djeshem i pollos sot eshte klient i rames.
Këta të PD-së edhe vjedhin dhe ta lën dobiçin në derë.
Z. Duma eshte, e pakta, e painformuar mire. Eshte e dyta here qe flet per projektin e dixhitalizimit te RTSH dhe flet gabim.
Heren e pare tha se vendimi i Pollos, per te shpallur dy fitues ishte varianti me i mire per projektin e RTSH. Ketu tregoi se nuk njeh ligjin mbi tenderimet ne Republiken e Shqiperise.
Tani thote se vlera prej 8,8 milione euro eshte dhene pa tender e pa gare. Dhe i eshte dhene nje kompanie te perzgjedhur nga qeveria.
Kompania fituese eshte kompania gjermane Rohde&Schwarz. Eshte kompania fituese e tenderit te zhvilluar ne maj te vitit 2013. Fitoi te drejtat e saj edhe me dy gjyqe, nje kunder Ministrit Pollo dhe nje kunder Ministres Milena Harrito.
Ne baze te ligjit mbi Service Level Agreement (SLA, qe do te thote sherbimi i mirembajtjes), te hartuar gjate qeverisjes demokrate, kete detyrim e ka kompania qe furnizon pajisjet dhe nderton rrjetin dixhital te RTSH. Vlera e nje SLA, sic sugjeron dhe AKSHI, shkon deri ne 18% te vleres totale te projektit ne nje vit. Ne rastin e RTSH, vlera eshte fiks 10%.
Pas nje diskutimi teper te gjate, Keshilli Drejtues i RTSH votoi me 7 vota pro dhe nje kunder, pra me nje votim te cilesuar.
Besoj se z. Pollo, qe e njeh problemin shume me mire se z. Duma, ka mbajtur qendrim te pjekur, prandaj nuk e ka perkrahur.
Nuk ka asnje aresye te provokohet nga askush.
Ne kohen e Pollos, kjo gjeja do i kushtonte 21 milione euro taksa-paguesve Shqiptare. Tani, me keto marifietet e ketyre te tjereve do veje nja 30 milione (imagjinoni qe gjeja s’eshte vene ne pune akoma dhe bejne pazar per mirembajtje)
O Mero, hiqeni fare kete gjene e komenteve… se s’e ke seriozisht!