Miratohet rezoluta për Shqipërinë, Parlamenti Europian: Pa reforma, s’ka integrim!

14 Prill 2016, 14:50Politika TEMA

Parlamenti Europian ka miratuar këtë të enjte rezolutën për Shqipërinë, në të cilën thuhet se, në vend nevojiten më shumë përpjekje për realizimin e reformave.

Dokumenti vlerëson se, është e vërtetë se reformat kyçe politike dhe administrative, “aq të nevojshme në këtë vend”, janë duke bërë progres, por nga ana tjetër thekson se, këto procese ende nuk kanë arritur në fazën që do t’i hapnin rrugë nisjes së negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian.

“Shqipëria është në rrugën e duhur drejt anëtarësimit në BE. Vendi është duke përgatitur aktualisht një reformë gjyqësore tepër ambicioze, e cila do t’u japë përgjigje shqetësimeve më kyçe të përcjella nga qytetarët dhe do të ndihmojnë në luftën kundër korrupsionit në jetën e përditshme. Qytetarët e Shqipërisë duan të bëhen gati për aderimin në bllokun europian. Tani, liderët e tyre politikë duhet ta kapin këtë moment e të vazhdojnë implementimin e reformave”, deklaroi eurodeputeti Knut Fleckenstein.

Në rezolutën për Shqipërinë thuhet se, nëse dëshiron fillimin e negociatave të anëtarësimit, duhet të intensifikojë reformat në fushat më prioritare siç janë: sundimi i ligjit, reforma gjyqësore, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, reforma në adminstratën publike, si dhe të drejtat themelore.

Eurodeputetët vazhdojnë të mbeten të shqetësuar për nivelin e lartë dhe shtrirjen e korrupsionit në arsim, shëndetësi, gjyqësor e fusha të tjera, raporton Top Channel.

Autocensura e zgjeruar mes gazetarëve nga ana tjetër, që siç thuhet në dokument janë ndonjëherë edhe fizikisht të ndaluar të mbulojnë evente të caktuara, që sulmohen apo kërcënohen për shkak të punës së tyre përben një tjetër arsye për shqetësim.

6 komente në “Miratohet rezoluta për Shqipërinë, Parlamenti Europian: Pa reforma, s’ka integrim!”

  1. tfgs1 says:

    thene ndryshe se ”i gjati” do te rrije per shume vite pas deres …………..

  2. roni says:

    Per mua as mos te mblidhen me se nuk ja vlen,,, gjerat jae te qarta ,,,, nese kjo klasa ne pushtet ka bythe ti vej shqelmen gjithe atyre qe qellimisht e shkaterruan kete vend e popull duke e rrjepur menderish e financarisht, e ketu futen edhe nga lloji i tyre brenda klait te tyre, atehere jepini se ky eshte momenti ose te hyni ne histori per mire ose te hyni ne histori si legena te klasit te pare, Ska as kuptim pse mblidhen me per ne,,nese do behet reformat ato do flasin vete,,,

  3. greku nga andolli 1922 says:

    nuk lane evgjit greqise rumanie edhe bullagria pa marre ne europe nga frika e rusise qe keto shtete mos te beheshin proruse edhe tallin lesht me ballakin qe e kane lene si geto trgfs na plasi edhe ti e urren europen me zemer je prorus po ju greket jeni me njerzit robqira ne bote ketej jeni ne nato edhe europe po ne te njejten kohe i urreni sepse zemren e keni rusi kine brazil serbi iran siri etj skeni faj pabesine e keni ne gjak

    1. tfgs1 says:

      pis sunit,e kuptoj irritimin tend………….sa keq me qen korrak,cti besh Zoti u tregua i pameshirshem me ju.

  4. SERBI says:

    Kjo eshte “Dhurata” QE PO NA BENE LUL BASHA me Sali Berishen, Klani Serbe ne Shqiperi…..lol

  5. Niko says:

    Eurodeputetët vazhdojnë të mbeten të shqetësuar për nivelin e lartë dhe shtrirjen e korrupsjonit në arsim, shëndetësi, gjyqësor, e fusha të tjera, raporton Top Qeni………. “Këtu duhet qeshur me të madhe” ahahahahahahaaa…….. Po kush ësht eurodeputet more zotri?? Ish futbollisti i Paokut të Selanikut Zagoraqis dhe një ish pastruese nga Bullgaria, emigrante në Athinë e dhunuar nga punëdhënësit grekë, që u zgjodh nga Syriza e Aleko Ciprës? Me pak fjal eurodeputetëve nuk i plas fare për korrupsjonin kudo që bëhet ai. Ata jan vetëm disa marjoneta të superpaguara që shijojnë qylin në Bruksel. Tani me pak fjalë këta po thon se hapja e negocjatave do ndodhë nga fundi i vitit 2017, ose nga 2018. Na duhet patjetër një ndërhyrje nga daj Semi përtej oqeanit, ashtu si atëherë kur na futën në NATO, se ndryshe nuk marrtain vesh kta kaqolat europjan, por edhe kjo nuk duket në horizont se Amerika ka për vete zgjedhje përpara.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje