Mandatet e dy deputetëve socialistë dhe mobilizimi për mbrojtjen e Sali Berishës nga përjashtimi nga Parlamenti, kanë dominuar dje mbledhjen e grupi parlamentar të Partisë Demokratike, ku nuk kanë munguar debatet.
Deputetët e Partisë Demokratike janë udhëzuar që të mbronin me çdo kusht liderin historik, Sali Berishën, nga një përjashtim i mundshëm nga punimet e Parlamentit.
Direktivat u dhanë kryesisht për dy anëtarët e Byrosë së Kuvendit, Shrefedin Shehun dhe Edmond Spahos, por porosi kanë marrë edhe deputetë të tjerë, pjesë e linjës radikale, raporton Shqiptarja.com.
Po gjatë ditës së djeshme, janë diskutuar gjithashtu skenarë nga më radikalët, nëse Byroja do të vendoste për përjashtimin e Berishës nga Parlamenti, për një periudhë të caktuar kohore.
Skenarët varionin që nga bojkoti i plotë, rrethimi i Parlamentit dhe deri tek dorëzimi i mandateve.
Nga ana tjetër, shumica në pushtet, për të mos polarizuar klimën politike në prag të votimit të reformës në drejtësi, është mjaftuar vetëm me një vërejtje për Sali Berishën.
Natyrisht, për këtë vendim është gjetur edhe një bazë ligjore.
…PD nuk eshte parti…duhet ti drejtohen per konsulence blushit..
Mazhorancë frikacake, dhiakse.
Nese je i drejte dhe kerkon qe te thuhet vetem e verteta do duhej te thoshje”Mjere shqiperia per opoziten qe ka!”Sepse nje parti e tere mbron me cdo kusht nje lider te saj.sepse s.mund ta quajme ate lider te demokracise.Dhe ky lider eshte i vertetuar si vrases,hajdut.hakmarres etj.Kjo eshte njesoj si ata qe ende mbrojne Diktaturen dhe liderin e saj Enverin.Dhe po keta synojne te rivine ne pushtet me te njejtat ide qe kishin kur i rrezuan.A thua valle do behet ndonjehere ky vend?!<<<
Nuk ka nevoje se ai mbrohet nga rama.une mendoj se rama ben plotesisht lojen e berishes per te mbrojtur poshtersirat e berishes dhe per te shkaterruar partine socialiste.turp dhe skandal.