Luftë nervash mes Tiranës e Athinës, Kathimerini: Jemi në pikën zero

14 Prill 2016, 12:12Politika TEMA

Vizita e ministrit shqiptar të Jashtëm, Dmitmir Bushati, në Athinë më 21 mars nuk ka prodhuar progres në marrëdhëniet shqiptaro-greke. Të paktën kështu thotë gazeta  “Kathimerini”, duke iu referuar burimeve diplomatike.  Sipas saj, Tirana insiston në një paketë propozimesh që nuk mund të pranohet nga qeveria greke, ndërsa shqetësimështë përjashtimi  diplomatik i Greqisë nga  proceset në  shumë vende të Evropës dhe Ballkanin Perëndimor. Kjo paketë, sipas burimeve të besueshme diplomatike, propozon bisedime nga e para për zonat detare dhe ndalimin e  kërkimeve për naftë në detin Jon  deri në arritjen e një  marrëveshje, heqjen e gjendjes së luftës dhe nisjen e bisedimeve për pronat e shqiptarëve të dëbuar nga Greqia pas Dytë Lufta e Parë Botërore.

Athina nuk pranon diskutim nga e para të çështjes së kufirit detar, ndërsa çështjet e mbetura mund të diskutohen me kusht që Tirana të tregojë vullnet pozitiv për të bërë lëshimet e saj. Sidomos për çështjen e pronave të shqiptarëve të dëbuar pas Luftës së Dytë Botërore  asnjë qeveri greke nuk ka vënë në diskutim faktin që kjo çështje mbetet vetëm nën juridiksionin e Gjykatave.

Ministri shqiptar tha në Athinë  se të dy palët po kërkojnë “të gjejnë një  mekanizëm, pa u imponuar ndaj njëri-tjetrit”, ndërsa homologu i tij grek theksoi se “ka një mekanizëm, një metodë për të zgjidhur problemet  që kanë lindur në një mënyrë që u shërben interesave të dy palëve”.

Një diplomat i tha gazetës “Kathimerini” se  marrëdhëniet greko-shqiptare nuk janë një çështje e mekanizmit, por vullneti politik, sidomos nga ana e Tiranës. Planet e fundit të qeverisë greke për të filluar kërkimet për hidrokarburet në detin Jon janë stopuar pasi Shqipëria mohon sovranitetin grek në veriperëndim të ishujve Diapontian dhe kjo përplasje mund ta thellojë krizën mes dy vendeve

Përveç këtyre problemeve, marrëdhëniet greko-shqiptare kanë marrë goditje të reja kohët e fundit. Pjesëmarrja e të gjitha takimeve ministrore të Ballkanit Perëndimor dhe samitet në kuadër të iniciativës Berlinit për Ballkanin Perëndimor ka shkaktuar probleme serioze për interesat greke, ndërkohë që dihet se Athina ka qenë e përjashtuar nga këto procese./ Respublica

7 komente në “Luftë nervash mes Tiranës e Athinës, Kathimerini: Jemi në pikën zero”

  1. Rapishi says:

    Me ceshtjen e detit e bem budallallekun me firmen qe vume, tani ta hame ne byth. Gjithmone shqiperia ka pasur politikane kerpace qe dine vetem te kullosin loper. Ndersa fqinjet tane kan pasur gjithmone politikane te hedhur e te zgjuar duke ruajtur interesat e popullite e duke shikuar ne fitime afatgjata.

  2. Giasou Janulatos pederasti says:

    E ç’mund te presësh nga grekët kurva. Popull që pederastia, pabesia e dredhia u lëvron ne gjak !
    E mira eshte qe ne shqiptaret u kemi bere koken e i njohim mire se kush jane

  3. zef says:

    Ditmir Bushati duhet te fuse ndermjetes per mardheniet
    me Greqine, Aurel PlasKARIN.

  4. Illyrian says:

    Vullnet pozitiv për të bere lëshime…

  5. Shiaksi says:

    Do ju a q…m robt po cenuat kufijt Tan fuck greqia

  6. kuq e zi says:

    akoma nuk jemi ne piken zero
    kur te shporret janulla me te tijte atehere mendoj se jemi ne rrugen e duhur
    ballkani po zhvendos aksin e tij
    eshte me me leverdi te gjejme gjuhen e perbashket me serbine dhe fqinjet e tjere keshtu qe greqia del jashte cdo loje
    greqia ka dhe tre breza borxhe nqs cdo gje shkon mire po shkoi keq mund edhe te shperbehet vetem durim
    duhet te punojme shume per krenarine e mohuar dhe te vjedhur te arvanitesve te bashkojme kishen ortodokse te arberesheve dhe te shqiptareve te maqedonise ne nje kishe te vetme mbare kombtare

  7. malukati me grusht lugati says:

    bravo qeverija e ed rames!
    esht hera e par qe nje qeveri shqiptare mbron te drejtat e shqiptarve .,tash ne demokraci,se sala me bythqimat e tij na shiten te t hujt.
    mos leshoni pe ndaj grekve.
    kur shqipnija te futet ne BE mas nja dy tre vjetsh,atehere pasha e rendeses se ballkanit do jet Tirana.
    atehere do vijn greket te luten ne tiran per nje firm a vul qe te perfitojn dicka nga brukseli.
    Tirana do jet sulltani I ballkanit. dhe kryeministri shqiptar do jet per ballkanin ashtu sic esht presidenti amerikan per boten. boss.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje