Takimet e Ramës në SHBA, kongresmeni demokrat e thumbon me humor për deklaratat ndaj Trump

14 Prill 2016, 18:29Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama vlerësoi mbrëmë në Uashington arritjet e komunitetit shqiptaro-amerikan, në një takim ku ishin edhe anëtarë të Kongresit. Zoti Rama vlerësoi mbështetjen e SHBA për Shqipërinë dhe ndihmën e komunitetit shqiptaro-amerikan, që ai tha se e ka shoqëruar Shqipërinë në udhëtimin e saj të vështirë gjatë 25 viteve të fundit. Njofton kolegu ynë Ilir Ikonomi.

Takimi me pjestarë të komunitetit shqiptaro-amerikan u mbajt në qendrën e vizitorëve të Kapitolit, selisë së Kongresit. Kryeministri Rama shoqërohej nga ministri i Jashtëm Ditmir Bushati dhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

“Dëshiroj ta them qartë se ne kemi qenë të bekuar që kemi patur në krah Shtetet e Bashkuara, miqtë tanë amerikanë dhe, nga ana tjetër që e filluam rrugën tonë mjaft të vështirë duke patur në krah komunitetin shqiptaro-amerikan që nga fillimi. Prandaj ne ju themi faleminderit. Është një fjalë që mund ta përsërisim qindra herë dhe përsëri nuk mjafton.”

Kryeministri Rama foli për historitë e suksesit mes shqiptarëve të Amerikës, që nga fitues të çmimit Nobel e deri te artistët e njohur që kanë fituar emër në një mjedis mjaft konkurrues:

“Ata kanë të gjithë një gjë të përbashkët, ata janë shqiptaro-amerikanë. Këta burra e gra, djem e vajza i kanë ndryshuar faqen komunitetit shqiptaro-amerikan; ata janë bërë model për të tjerët dhe një frymëzim për brezat e ardhshëm.”

Ai tha se ka ardhur koha që shqiptarët, pa asnjë dallim, pavarësisht nga mendimet e tyre, të ndërtojnë një marrëdhënie tjetër, për të përmirësuar shkëmbimet dhe komunikimin me vendin amë.

Kryeministri Rama përsëriti nismën për të mbajtur në Tiranë në muajin nëntor, samitin e parë të diasporës shqiptare. Ai tha se një nga arsyet për ta bërë këtë është për të sjellë historitë e suksesit të diasporës tek  shqiptarët në vendlindje.

Zoti Rama bëri thirrje që këto marrëdhënie të organizohen në nivelin e mekanizmave të përbashkëta.

Samiti, tha zoti Rama, do të ketë si synim të zhvillojë një dialog të vazhdueshëm dhe të vendosë një bashkëpunim të efektshëm. Ai tha se Shqipëria ka nevojë për më shumë zhvillim dhe vende pune, më shumë shkëmbime mes shkollave dhe universiteteve.

Senatori Gary Peters i shtetit Miçigan u dha të pranishmëve lajmin se tani në Senat funksionon grupi i çështjeve shqiptare, ashtu si në Dhomën e Përfaqësuesve.

Senatori tha se amerikanët e vlerësojnë shumë miqësinë me shqiptarët:

“Ne kemi një marrëdhënie shumë të veçantë me Shqipërinë, që është mikja jonë e ngushtë. Kur isha duke udhëtuar në Shqipëri në vitin 2012, vura re në fshatrat shqiptare flamurë që valviteshin mbi çatitë e shtëpive, por nuk ishin vetëm flamurë shqiptarë, por edhe amerikanë që valviteshin së bashku. Në botë nuk gjen asnjë vend tjetër me kaq shumë shtëpi ku valviten dy flamujt së bashku.”

Anëtari demokrat i Dhomës së Përfaqësuesve Charles Rangel, komentoi me humor për thirrjet e përsëritura të Kryeministrit Rama që amerikanët të mos votojnë për kandidatin republican, Donald Trump:

“Vendi ynë është aq i fortë saqë ne mund t’i tolerojmë njerëz si Donald Trump,” tha kongresmeni.

Ai tha se Amerika ka nevojë për miq.

“Populli amerikan e di se, që ne të ndihemi të sigurtë, ne kemi nevojë për miq. Kemi nevojë për miq që nuk e flasin gjuhën tonë dhe që jo dosmosdo kanë fenë tonë.”

Mark Gjonaj, anëtar i Asamblesë së shtetit Nju Jork tha se nga këto salla janë dëgjuar dhe diskutuar për vite me radhë çështjet shqiptare:

“Ne i jemi mirënjohës përjetë aleates sonë të madhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që mbrojti Shqipërinë, shpëtoi Kosovën dhe përkrah shqiptarët në Ballkan dhe në botë.”

Organizata Histori Shqiptaro-amerikane suksesi, e përfaqësuar nga Drejtorja Ekzekutive Vera Mjeku, solli në takim përvojën e saj për të nxjerrë në pah vlerat më të mira të komunitetit.

Richard Lukaj është një ndër bankierët e sukseshëm shqiptaro-amerikanë:

“Shpesh mediat tona nuk arrijnë ta pasqyrojnë dot plotësisht se çfarë është komuniteti ynë, prandaj botimet e kësaj organizate në të vërtetë u kanë hapur sytë shumë njerëzve, madje edhe brenda vetë komunitetit tonë,” tha zoti Lukaj.

Në takimin që u organizua nga ambasada e Shqipërisë në Uashington ndodheshin edhe diplomatë, zyrtarë të Departamentit të Shtetit, ambasadorë dhe personalitete të tjera./ VOA

8 komente në “Takimet e Ramës në SHBA, kongresmeni demokrat e thumbon me humor për deklaratat ndaj Trump”

  1. tfgs1 says:

    flamure amerikon neper tarraca por jihadist e kuranin ne dhomat e gjumit…………………..keta jane ”miqte sunit” te Amerikes!

    1. Goni says:

      O pallosh rri urte se greqia e ka radhen pas Fyrom,cq kujton se ka shku rama me be foto deri ne Washington? Mjere ti….

    2. Arvanites says:

      Cdo trup o mavri,ashtu siç ka trurin , syrin zemren etj po ashtu ka edhe zorren e trashe apendksin apo dhembet e prishur.Po pate ndonje dyshim per kete ,dil para pasqyres e do te me japesh te drejte !

    3. Beni says:

      Bravo, njerez me dy fytyra, simbas interesit behen edhe me dreqin jo me Ameriken, mjafton te kete uje mulliri i tyre. Kuran neper shpija, por ne qese te pa hapme.

  2. Bledi says:

    Bravo, Shqiptaret jane dhe do te mbeten miq te ngushte te Amerikes!

  3. Taulant/Tirane says:

    TFG harrove c’i bet Klintonit ne “92???
    I kapet vezet dhe domatet me te lire atehere por jane shtrenjtuar tani…
    U shperblyet sic e meritonit?

  4. Petro says:

    Nje hipokrizi pershtirosese.Ketej reklamon miqesine me perendimin , nga ana tjeter ushtron genocid ndaj te rinjve shqiptar te shkolluar ne perendim dhe te kthyer ne vend per te kontribuar.Jepi fund kryeminister i vendit tim luftes se klasave ndaj brezit te katert. Jane pak, me shkolla perendimore diplomuar shkelqyer, por njerezit e tu, injorante nuk i duan neper kembe. Jepi fund sa nuk eshte vone.Keshtu veproi dhe Enveri dhe e coi vendin ne katastrofe totale.Gjiithcka tjeter larg veprimeve konkrete qe te cojne ne perendm eshte retorike qe nuk ta beson njeri, eshte lekundja djallezore e Leninit e hapave perpara e prapa qe ben sikur shkon ne perendim dhe perfundon ne shkretetiren e Gobit.

  5. prasi says:

    Amerikanet Jane palla prasi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje