Po bëhen dy a tri javë, që temë e ditës është bërë futja e edukimit fetar ndër shkolla. Janë tjerrë shumë teori e leksione për këtë çështje, nga të dyja palët, nga ata që janë kundër a që janë pro ndaj, për të mos u bërë i mërzitshëm, do donja të jap vetëm nja dy shembuj se pse them se është e domosdoshme edukata fetare ndër shqiptarët e rinj.
Nja 10 vjet të shkuara, diku në në qendër të Tiranës, aty në atë që kish qenë dikur lulishte dhe ku më pas ishte vrarë Azem Hajdari, nisi të ngrihej kulla e rradhës. E veçanta e kësaj kulle, nuk ishte që zinte një tjetër lulishte, se këtu nuk ndryshonte fare nga të tjerat. E veçanta e saj ishte në faktin se një pjesë e kësaj godine po ngrihej mu përsipër tyrbes (varrit monumental) të Kapllan pashë Toptanit. Për ata që nuk e dijnë, Kapllan pashë Toptani është figura më e rëndësishme e mesjetës osmane në Tiranë, ndaj të ndërtosh sipër varrit të tij (që sidozot është edhe Monument Kulture) ishte si me thënë të shkosh te varri i Filipit të Maqedonisë në Selanik apo varri i Dantes në Ravenë dhe t’u ndërtosh përsipër.
Po prapë nuk është ky thelbi. Së fundmi merret vesh – dhe kushdo që kalon asaj ane mund ta shohë – që pjesa që u ndërtua sipër tyrbes, nuk do shërbejë thjesht si mbulese moderne për monumentin (siç u justifikuan me të madhe vite të shkuara kur morën lejen e ndërtimit), por do të jetë në fakt një kat i tërë i shfrytëzueshëm që, nga forma ngjan të jetë klub, a bar, a restorant, a ndonjë tjetër gjë e këtillë.
Tyrbja e Kapllan pashës (ishte kush ishte pashai në të gjallë) është varr, ku brenda të cilit si në çdo varr, prehen eshra njeriu dhe, s’ka fe e Krisht e Muhamet në botë, që të lejojë që t’i prishet qetësia të vdekurve nga të gjallët që do i rrijnë përsipër. I bie që përsipër do pihet alkool e raki, do hahet mish e do bjerë muzika, pa do shkohet edhe në banjo, se domosdo ha e ha atje do sosë, ndërsa poshtë është varr e varrezë mbi 200 vjeçare. Atje sipër djem e vajza do ulen në banjo, dhe ulur aty me pak gjeometri mund të përcaktojnë që egzaktësisht disa metra nën vendin ku janë ulur për atë punë, gjenden varre ku flenë gjumin e përjetshëm besimtarë të gjorë që ja besuan përjetësinë njerëzve që lanë pas, e që tani po jua bëjnë përsipër.
Duke menduar që xheç marr vesh nga bota sa për të nxjerrë konkluzion, e them me bindje që mund t’i bini globit mbarë, nga Alaska në Australi dhe nga Uganda deri në Siberi; dhe nuk do të gjeni dot një shembull barbarie të këtillë si ky që së afërmi po shohim në Tiranë. Ndaj ngul këmbë që një i tillë popull e ka të domosdoshme edukatën fetare, që të paktën të mos dhj… mbi varre.
Që shqiptarët askurrë nuk kanë patur rrespekt për të vdekurit, nuk është sekret. Mjafton të shkosh në një varrezë shqiposh e të shohësh se si lulëzon tregëtia e varreve, sesi i hipin varret sipër njëri-tjetrit, të rrethuar me kangjella një nga një që të mos vidhen, por të parrethuar me mur të gjithë bashkë, sesi kullosin lopët duke bajgosur mermerin e kujtimit të përjetshëm. Mjafton pastaj të kujtojmë se si ju vërsulëm e çu bëmë varreve më 67-ën.
Edhe legjenda se demek varrin Skënderbeut ja hapën turqit, zor t’i qëndrojë dot një analize të mirëfilltë shkencore, po s’është vendi këtu të merrem me këtë punë, e të le pa gjumë shqipëtarët e trungut arbëror.
Për ata patriotë mëmëdhetarë që do inatosen keqazi, thjesht do t’u kujtoja se nja 5 shekuj më pas, shqiptarët e Kosinës në Përmet bënë të njëtën gjë, ju shitën grekërve me euro në dorë, eshtrat e gjyshërve për eshtra ushtarësh grekë. Kësaj rradhe eshtrat nuk përfunduan në Vjosë vetëm se pazari vajti mbarë dhe u bitis.
E pra, edhe kjo e Kosinës është një arsye pse shqiptarët, muhamedanë e të krishterë, me zot e pa zot, kanë nevojë të marrin edukatë fetare.
Por jo vetëm shqiptarët e thjeshtë, ata të shkretët që nga padija shkelin mësimet shenjta që as i dijnë hiç dhe për të cilët Krishti thotë ende sot: “fali zot se s’dijnë ç’bëjnë”. Edhe barinjtë fetarë të tyre, kanë të njëjtën nevojë ulëritëse për edukatë fetare. S’do harruar se atje në Kosinë s’qenë vetëm fukarenjtë e fshatit që hapën varret dhe shitën kockat. Në krye të tyre dhe të gjithë këtij pazari kafkash e kokallash, ishte vetë prifti i fshatit, bariu i grigjës, i cili me ç’më kujtohet vazhdoi të gënjejë edhe në gjyq për këto punë.
Ndërsa këtu, në rastin e këtij klubit dhe banjove mbi varre që po ndërtohen midis Tiranës, s’do harruar që firmën për t’u ndërtuar e ka dhënë në kohë të vet vetë Komuniteti Mysliman Shqiptar, pra vetë institucioni të cilit ia beson trupin çdo muhamedan i mirë pas vdekjes.
Fali Zot se s’dijnë ç’bëjnë dhe çoji sa më shpejt në shkollë të edukatës fetare që, me shpresë të Zotit, një ditë të turpërohen për atë turp që po ndërtohet sot.
Edukata fetare nuk do na shpëtojë nga fanatikët e nga terroristët. Katër a pesë të çmëndur mes gjithë të urtëve do gjenden gjithmonë. Por edukata fetare shërben fare mirë – dhe e ka bërë këtë punë për mijëra vjet – për t’u ngulitur të egjërve e të paditurve, të pangopurve e pasunarëve, ca parime morale nga ato që edhe sot e gjithë ditën janë në bazë e në themel të jetës së qytetëruar.
Rezistoftë tyrbja e gjorë deri në ditën që bijtë e atyre që po e bëjnë atë përdhosje të ligjit të shtetit e moralit të fesë, të amanetit të të vdekurve e të qytetërimit të të gjallëve, të kenë kuptuar aq nga edukata fetare, sa të shkojnë e ta ndreqin atë hata.
Nuk mjafton të bësh pakt me Djallin për të hapur udhën në t’a pastë zënë, një ditë duhet t’i kthehesh paktit me njerëzit për të shijuar mirësinë e tyre.
Lame, qe te mos perdhosen monumentet jam dakord, por ke bere nje rremuje me muhamutane, hale arabe, pordhe islamike, edukate fetare, etj.
Vertete me edukate fetare meson mos te dhjesesh mbi varre (edhe pse nuk ka nevoje per fè qe te mos besh veprime te tilla) por feja te meson gjithashtu si te urresh gjakun tend nese eshte i fese se kundert, si te perdhosesh figurat kombetare, etj, dhe prova me e mire per kete jane bajgat islamike (dhe levozhgat grekqire).
Ne nje vend te eger si Shqiperia feja eshte shkaterruese, jo ure lidhese. Keshtu qe tyrbja apo varri i atij muhamutit le te dhitet me mut, ne vend te saj mos te ndertohet kulle 20 kateshe, por ndonje monument ilir ose arberor, qe te mesojme historine tone te lashte.. Na duhet edukate njeresore, jo thjesht fetare, popujt e tjere moderne jane zhvilluar jo me kryq apo gjysem hene, por me kulture te larte dhe me mbrojtje dhe dashuri te historise se tyre.. Ne nuk dime qe jemi pasardhes te ilireve te lashte, por dikemi shume per mutra dhe hale arabe dhe turke. Kemi problem identiteti..
Nuk dua te merrem me Artan Lamen.E dija qendrimin e tij.Eshte i atyre,qe Kadareja i quan me perbuzje “albanologe te rinj”.
Por edhe per respektin qe kam per udhetimin e shkurter qe pati ne boten tjater,ku mesa duket dic ka biseduar me te amshuemin.
Dua te shpreh shqetesimin e madh,qe ka trazuar mbare kombin shqiptar e qe ka te beje me bemen me te madhe antishqiptare te sociopatit Rama:futjen e fese ne shkolle.
Ajo qe me ngroh zemren,eshte se shumica e shqiptareve jane kunder kesaj nisme kobzeze.Ta pakten tani per tani,se manipulatoret e opinionit publik ,bashibozuket e Rames,po punojne ethshem.
Me ngroh zemren,gjithashtu,edhe qendrimi kunder i pjeses me te madhe te botes intelektuale dhe akademike.Edhe per kete them tani per tani,sepse edhe keta mund ta manipulohen politikisht.Ku i dihet.Gjithcka mund te ndodhe ne kete rrumpallhane ediramiane.
Duke pare vendosmerine sociopateske te Rames,per ta cuar te tijen,si gjithmone,deri ne fund,u bej thirrje te gjithe akademikeve shqiptare,te gjithe intelektualeve shqiptare,qe te behen bashke,pa dallim bindjeje te cfaredollojshme per t’i thene STOP ketij kobi.
Fqinjet tane jugore,greket,kane nje JO qe e festojne cdo vit me krenari.Eshte JO-ja ndaj pushtimit fashist.
Eshte pikerisht koha qe ne shqiptaret te kemi JO-ne tone.Jo-ja jone duhet te jete kunder pushtimit fetar.
U bej thirrje gjithe akademikeve,studiuesve,intelektualeve,opinionisteve e gjithe figurave te tjera publike,qe kane dale kunder idese ogurzeze se psikopatit Rama,qe te mos intimidohen nga taktika dinake qe po ndjekin bashibozuket e tij ,duke bere aluzione ne lidhje me ateizmin.
I bej thirrje opozites shqiptare,ne vecanti zotit Basha,te dale publikisht kunder ,duke e cilesuar idene cmendurake te sociopatit Rama,si antikombetare.Megjithese,po kam dyshime te forta.
I them te dale kunder,e te mos nxjerre Grida Dumen,qe duke sulmuar Ramen se po e ben per llogari politike,ne te njejton kohe mbron idene e tij antishqiptare.I them kesaj zonje,qe deri me tani kam pasur respekt maksimal,te terhiqet nga ai qendrim,e te mos keput brockulla alla Iris Luarasi,e te thote qe “skandalizohet kur veren se studentet e saj nuk e dine se si e kishte emrin nena e Muhamedit”…!
O pika qe s’te bie!Po a i ke pyetur ndonjehere,moj c’te te them moj, studentet e tu nese e dine emrin e nenes se Naim Frasherit apo asaj te Ismail Qemalit?!E meqe ra llafi,ti vete a i di?!
Nese zoti Basha,largqofte,do te ishte dakordues me Ramen ne kete pike,atehere,me gjithe shpirt ,do t’i thosha: te befsha kkaken mu ne opozite!
U bej thirrje ambasadoreve te vendeve europiane ne Shqiperi,qe te mos inkurajojne publikisht idene cmendurake te Rames ,qe mesa duket qenka edhe e ndoca zuzareve nderkombetare qe po duan te bejne ekpserimente me Shqiperine.
Ju zoterinj te nderuar,qe ju kemi lejuar me gjithe zemer te nderhyni ne punet tona politike,ekonomike etje,madje edhe ju jemi lutur per kete,NUK duhet te nderhyni ne ceshtje te fese se shqiptareve.Nderhyni ne gjithcka,jepni mendim e keshilla per gjithcka,por JO per ceshtje te fese.Aq me shume kur as nuk ia keni idene e traditave e zakoneve shqiptare.Hic,hic s’ja keni.
Argumentet se pse nuk duhet lejuar feja ne shkolla,pervec atij me kryesorit qe thjesht nuk duhet lejuar,po na i japin dite per dite bashibozuket e Rames,qe jane hedhur ne sulm per te vene ne jete kobin.C’e thote njeri,se thote tjetri.Njeri e mohon kete ,kurse tjetri,si Artan Lame me siper,jo vetem qe e pranon,por lutet per kete!
Duke pershendetur qendrimin e mbremshem te prof.dr. Pellumb Xhufit,megjithate nuk jam dakord me idene e tij per referendum.Dhe,ja se pse.
I nderuar profesor,nuk jemi nje shoqeri e tille e emancipuar per referendume te ketij lloji.
I nderuar e respektuar profesor,vetem te mendoni sesi e manipuloi opinionin publik nje analfabet si Haxhi Qamili!
Jemi ne kohe te reja,po.Nuk kemi Haxhi Qamil,po.
Por kemi Edi Rame,i nderuar profesor.Edi Rama eshte Haxhi Qamili i kohes sone.Eshte manipulator i jashtezakonshem.Mund te manipuloje ,jo vetem njerezit e thjeshte,por deri edhe koleget tuaj!
Shikojeni sesi analistet e tij,qe presupozohet te jene nder njerezit me te shkolluar e te kenduar ,sesi e mbrojne futjen e fese ne shkolla.Shiko Andrea Stefanin,Iris Luarasin,Mentor Nazarkon,Artan Lamen etj etj.Te gjithe ata qe e mbeshtesin ate politikisht,po e mbeshtesin edhe per fene ne shkolla.
Une jam mese i sigurte,100% i sigurte,se po ta kishte hedhur kete ide Berisha,te gjithe keta paliaco qe permenda me siper,do te ishin kundershtaret me te egjer te tij,e do te na shurdhonin veshet duke bertitur kunder.Por eshte Edi Rama.Dhe jane pro.
Prandaj referendumi eshte ide e gabuar.
Duhet ndalur e keqja duke bera bashke forcat,te gjithe.Eshte rasti kur te majte e te djathte,demokrate e socialiste.pa dallim bindjesh e idesh,te behen bashke.E nese behet,do te ishte me te vertete nje gje shume e bukur.
Fundja do te vertetohej ajo me te cilen mburremi: qe per hir te kombit,shqiptaret lene menjane fene.
ESHTE HERA E PARE , QE BIE DAKORD ME TY SKYPION . ATEHERE KUR DO , TI I THUA GJERAT SE MBARI . KESAJ RADHE JAM PLOTESISHT DAKORD ME TY , PAVARESISHT SE NA NDAJNE SHUME TE TJERA , POR NA BASHKON AJO ME KRYESORJA……….,
QE JEMI SHQIPTARE DHE MBI INTERESAT KOMBETARE , NUK DUHET TE VEME ASGJE TJETER . KESHTU DO TE MUND TE MBIJETOJE KY POPULL I RRETHUAR NGA FQINJET DINAKE E KEQDASHES , PA FOLUR PER MJAFT TE TJERE .
E mor Skypion….Salizmi te ka hyre kaq thelle ne gjak, sa gjithshka qe bejne te tjeret ne kete vend dhe nuk e ben Sali serbi eshte krim.
Kaq shume pasuri ke bere nen hyqmin e Saliut ?
Brockullit se cdo i ndodhe Shqiperise nga Rama,dhe nuk flet se c’i ka ndodhur nen Sali serbin.
O Skypionar-notar! Eshte zgjidhje strategjike! Ose do depertoje feja ne shkolle (siç po ben Erdogan ne Turqi) ose shkolla tek feja (kjo eshte largpamesi)! Gjithsesi ti mbaj shpresat tek partia islamiko-demoNkratike e Xenit, Gites dhe Lulushes, se ndoshta te bejne president!
O Lame, e ka fajin ministrja jote, per ndertimin mbi monument, nuk hyn feja ketu fare. Ministrja jote shkel ligjin, lejon te ndertohet aty ku sduhet, ti me thua qe po te mesonte fe ne shkolle do korruptohej me pak
Hajde rilindas hajde. Sherohu nje here, se pastaj keput mufka si kjo e sotmja. Me permend edhe Danten, lere fare me mire . Ku monumentet ku feja. Ajatullai i Teheranit i mbuloi nudot e museumeve te Romes kur i ra rruga andej, do me thuash zoterote qe ai nuk eshte i kenduar ne fe.
jo edukata fetare por morale si e kishim ne kohen e Xhaxhit…. feja eshte perde para syve sepse te ishte per fene, akoma do ishim qendra e kozmosit dhe dielli do vinte verdalle nesh dhe do ngrinim mure te lara se mos binim se toka ishte pllake, per te mos thene qe nuk ka patur dinosaur etj etj. Po qe se ka mesime feje, futim legjendat ne shkolla… mbyllni kishat e xhamit atehere se jane kot pastaj.
Lame i ke pir ilaçet se ke fillu te shkrush jem.
E ke fillu me Kapllanin e madh qi na çudite se qonka si Leka i Maqedonise dhe do perfundosh me Suden qi ka qone ma e modhja e Stanit te Piramidave.
Nga toka vijm, toke hame dhe ne toke do tretena o Lame.
Mos harrxho kohen kot me te tilla paçavure po shiko boj nonji pun te hajrit.
Feja asht diçka private,e individit dhe shteti modern ka per detye tu krijoj besimtarve kushte dhe te kujdeset per nje harmoni fetare.
Feja asht po aq e ransishme dhe po aq dhe e rrezikshme.
Ne nje vend me shum besime si Albanistani ,ne nji kohe kur njrezimi po fluturon ne stratosfere duhet nji qasje ma e kthjellet me Perendite.
Ia ke futur kot fare. Nuk na ben feja me te mire. Ajo na ndan e na perçan. Kujto inkuzicionin, kryqezatat, talebanet e sotem etj etj. Me ke zhgenjyer keqas me keto budallalliqe me oke qe ke shkruar.
Bravo, Lame…
Jan fjale shume te mira ata qe ke shkrujt..
Dua te shtoj vetem dy llafe po nuk te ngeli qejfi.
1- Te paret qe kan nevoje per EDUKIM FETAR jan DEPUTETET E PARLAMENTIT TE SHQIPERISE.
2- Te dytet qe kan me shume nevoje per EDUKIMIN FETAR jan TE GJITHE POLITIKANET DHE TE ASHT’QUAJTURIT “BISNESMENET” = (HAJDUTET, TE KORRUPTUMIT DHE NJERZIT E TJERE TE PISLLIKUT)…
Ket e thash sepse mendova, ne qofte se ne edukojme femijet sot kur te rriten jene me te mire te urte e te dashur, se ne…
Deri ktu, c’do gje ne rregull..
THEM SE TE GJITHE JAN DAKORD (shpresoj)
A mund te me thush prindrit e ketyre femijeve qe nuk kan bo EDUKIM FETAR, si duhet te ndjehen..!?
Si duhet te sillen? (SI NE PARLAMENT)?
Une mendoj: ok per femijet..
Por shtoj duhet dhe nje “EDUKIM FETAR” per (POLITIKANET)
Qe mos:
1 te vjedhin
2 te vjedhin
3 korruptohen
4 mos te jene parazite qe e hajn buken kot
3 mos jene te paedukuar
5 te punojne per SHQIPERINE DHE SHQIPETARET..
ETJ…..
Habib pashe Toptan,”figure e rendesisme” osmone m’Tirone……!!!!???
ja dhe plehra turkoshqipfolese e radhes Lame……………………..ptuuuuuu!
Per te mos pshurrur varreve mjafton edukata qytetare, respektimi i ligjeve dhe sidomos i prones publike. Nuk ka nevoje per fe rinia shqiptare por per qyteterim!
Hahahaha! Osmani Kapllan pashe Toptani, administratori i xhamije, nje hamani, nje furri buke dhe pese shtepive prej balte(!!!!!!) na doli figura me e ndritur e kultures mesjetare “shqiptare”!!!!! Aq sa Artan “djali” varrin e osmanit Kapllan na i barazon me varrin e Filipit te Maqedonise se Lashte, mbret i nje prej civilizimeve me te medha te historise njerezore dhe varrin e poetit Dante, nje nga poetet me te medhenj te historise boterore, te atij qe po i fuste shqelmin mesjetes se erresires 500 vjet para se osmani “yne” ne keto troje te na ndertonte muret e mesjetes islamike mbi themelet dhe kollonat e mermerta te civilizimit greko-romak!!!!!!!!!
Dhe dalin keto fytyra te na flasin per “edukaten fetare”, per faljen e Zotit!!!!!! Keta qe jane Djalli i vertete, keta qe per gjashte shekuj me radhe e kane perdhunuar e shurrosur keto troje pa pushim!!!!
Akoma su kenaqet me perdhunim???!!! Deshironi edhe bekimin e Zotit???!!! Kush??!! Ju??!! “Pellaszgo-paganet”????!!!! Hahahahaha!!!!!!!!!!!!!!!!
Amin Klimax, ketu te jap te drejte..
Po tani Tirana nji fshat i humbur ka qene, ky me ato 2 , 3 gjera ka qene i pari i fshatit. Cfare prite te ishte ky ka qene i pari dhe i rendesishem per katundaret e vet tiranas. Jam dakort qe paralelizmat jane pak te egzagjeruara por fundja maqedonia nxori filipin , tirana toptanin. Gjthss Lames i them Bravo shkrimi me pelqeu shume !
…dhe nga e ke mesuar ti o rilindas se feja duhet mesuar ne shkolle publike? Pak medresera dhe te tjera shkolla teologjike ka ku mund te pergatiten imame, prifterinj e soj e sorollop ?! Edukata per te mos dhjere mbi varre jepet nga familja.Pse nuk ndodhnin edhe me pare te tilla veprime makabre,biles as komunizmi nuk guxoi ti prekte disa prej tyre megjithse neper shkolla edukohej ateizmi!?! Por sot eshte shthurrur familja dhe shoqeria.Sot ligjin e bejne” te fortet” . Shikoni te kapni demin nga briret dhe jo te zhysni popullin ne erresire. Mos valle mungojne mesimet ne shkollat mbi menyren se si duhet te sillemi ne shoqeri, si te mbajme paster ambientin,si te mos vjsdhim si te ndihmojme njeri tjetrin,si te drejtojme makinat etj ,etj.Te tilla mesime nuk mungojne por ne jeten e perdishme verehet e kunderta.Dhe sipas teje me futjen e mesimit te fese ne shkolla do largoni te rinjte nga jeta e shthurrur?
Silluni mire ju ne parlament, denoni te pandeshkueshmit,u vini fre te forteve nga te dyja krahet beni gjithshka te mire qe keni ne dore per kete popull qe populli tju ndjeke nga pas.
Fakti qe ti Lame per fare pak nuk shkove te krijuesi te ka frymezuar sot te na japesh ca mesime fetarishte se si ne shqiptaret duhet te respektojme me shume vdekjen duke haruar qe edhe ti i perket asaj rrace te qelbur rilindase qe nuk respektojne aspak JETEN , jo tuajen kursesi , por te te tjereve . Ti ben pjese te ai ekip i pa shpirt e kriminal qe e ka zhytur kete popull ne mjerim . TI je ne te njejtin ekip edhe me ate plehren kryebashkiak te Lushnjes qe nj nene heroine qe i ka falur jetes dhe vendit 12 femij , dhe po i rit me djersen e ballit ,dhe kerkon vetem gjene me elementare : te punoje , ky plehre kryebashkiak ,bashkluftetari yt do ti futi portofolin ne goje . Ti je ne te njejtin ekip me te gjithe plehrat qe po e zhvatin perdite kete vend me tendera e koncesione pa fund ,e nuk pyesin per mesimet e tua fetarishte , e nuk pjerdhin as per ZOTIN vete . Kushtoju me shume shendetit tend e mos na caj shume trapin me moralizime.
Ja ke dhane pergjigjen si ska si bahet ma e sakte Illyrians.
Jane mufkat qe keput shefi jot o njeri. Gdhihet me hene allasoj e ca nuk shpik, njehere gurre varri anash rruges, nganjehere palma dubay, e lufte e parreshtur kunder gjelberimit. E tani ne fund feja ne shkolle ne nje shtet laik.
Pirdh të shfryhesh o Lame. Ti po krahason një halldup me Danten është vërtet fyerje e zgjuarësis së të tjerëve. Për ti paraprirë asaj që ti e di shumë mirë se do të përmendet, ke thën se dhunimi i eshtrave të Gjergjit nuk dihet ka ndodhur apo jo. Ti po na thua se kush nuk është besimtarë qenka i egër , qenka pa moral e qenka i paditur etj etj ndyrësi që ti hedh mbi ta. Suedia është vendi i parë që përqindja e ateistëve të deklaruar ka kaluar përqindjen e besimtarëve në vendet e perëndimit e në shumë vende të tjerë përqindja e ateistëve shtohet përditë. Pra Lame halldupi dërdëllitjet e tua janë pa vlerë ashtu si është edhe feja dhe morali i saj pa vlerë për kë do që të eci para.
Thjesht shkrim prej servili asnje nje argument bindes. Lereni arsimin publik laik, zoterinje qeveritare.Merruni me problemet dhe hallet qe ka populli.
Shkolla laike eshte nje e arritur e popullit shqiptar. Ai qe propagon futjen e perrallave levantine ne shkolla eshte anti-shqiptar. Pike.
Nese Rama e ben kete gafe do te ja kaloj Sales per gafen me anetaresimin ne organizaten e vendeve islamike. Nuk eshte e vertete se kjo do te ule radikalizmin, por do te fus radikalizmin, percarjen dhe obskurantizmin mesjetar ne jetet e njoma te femijeve shqiptar. Ky eshte krim.
Tance, ministria e ka bere te qarte qe projekti ka te beje me historine e feve dhe jo me edukaten fetare dhe ketu ato kane plotesisht te drejte, perderisa behet fjale per detyra te nje shteti laik. Megjithekete persiatjet e tua rreth nevojes se edukates fetare nder njerez ne kete shoqerine e sotme gjithmone e me shume materialiste nuk e humbin vleren. Vetem nje gje do doja te theksoja se me duket qe nuk del qarte nga shkrimi: edukimi fetar eshte hapi i pare drejt besimit, por ashtu sic e ka provuar historia, vetem lecitja nuk mjafton (sa te lecitur dhe mosbesimtar ka, apo jo), keshtu qe te mos genjejme veten se thjesht informacioni do na beje me te mire… mesim ky qe gjendet besoj ne cdo edukim te mirefillte fetar. Te gjitha besimet ne Zot (duke perfshire edhe ate Islam ku une bej pjese) kete e theksojne me te madhe: besimi dhe besimtari i vertete nuk merren te mireqene thjesht nga sasia i informacionit, por duhet marre ne konsiderate edhe nje komponente transhdentale qe eshte veshtire per ta shpjeguar, por jo edhe per ta perqafuar…prej ketu edhe mosperputhjet qe ti me te drejte ve re ne sjelljet e perfaqesuesve te besimit te krishtere apo musliman …
E për këtë arsye do të fusësh gjarpërin e fesë në shtëpinë e dijes?
Unë propozoj predikimin e “Evolucionit përmes përzgjedhjes natyrore” të Darwinit në xhami dhe në kishë. Pastaj shohim e bëjmë për ti treguar kalamajve në shkollë se çfarë budallallëqesh besonin njerëzit dikur.
Gjalle mbete ti mor koqe. E paske marre direktiven per te bere vendin si Libanin
Shkruan dhe si burre i pjekur ti mor bole e djathte e rames.
Madje me edukate fetare Evini i Roms me Lamen do ndertojne raketa edhe do i cojne nipcet e kapllan pashait ne hene. Sic dihet ne hene ka qene i dyti kapllani, (i pari ka qene metja me gamile fluturuese ne shekullin e 6-te).
Ja ke fut kot o plako. Merru me legalizimet se nuk mund te jesh specialiste per cdo gje. Qe ti servilosesh Rames ka rruge te tjera qe ti i din shume mire.Arsyetimi eshte fare i thjeshte: cilat vende te evropes perendimore ku duam te integrohemi pao SHBA qe i kemi kaq miq bejne mesime fetare ne shkolle. Apo perseri po na ktheni si ne kohen kur Shqiperia shkelte ne rruge te pashkelura. Po te vazhdoni keshtu duhet te zhdukeni nje ore e me pare nga pushteti se nuk nevoje Shqiperia per mendte tuaja “origjinale’ por per eksperiencat me te mira te botes….
O top feja eshte vetem per ne ale kur zihesh kaps,mbidh mendjen sa nuk je vone.
Jam dakort me parashkruaresin. Feja le te mesohet per ata qe duan neper institucionet fetare dhe edukata njerezore neper ato shteterore apo private familjare apo shoqerore. Nje dicka duhet te jete e qarte te mos politizohet kjo ceshtje sikurse beri Salishtja me historine si lende shkollore. Ka njerez te kualifikuar per lendet e mesimit ne Shqiperi si kudo tjeter te cilet kane nje ministri perkatese qe konsultohen dhe vendos. Dhe nese vendoset per nje lende fetare qe me siguri do te sjelle me shume Konflikte sesa te mira te merret parasysh se lenda fetare ne vendet e zhvillimit demokratik ku edhe ne duam te jemi pjese e saj, eshte e lire dhe jo me detyrim. Kjo te merret parasysh pra jo me detyrim pasi vete kushtetuta i jep te drejten cdo njeriu te kete apo mos te kete nje besim fetar cfare do qofte te lire.
Ne Siri ka universitete teologjike qindra vjecare por kjo nuk pengoi te shkaterroget e as te behet nje genocid i papare…
Nese duhet nje edukim fetar, bejeni per liderit politike e per ata qe kane dhene e japin leje te tilla ndertimi barbaresh si kjo qe permend zt. Lame.
Ore seriozisht e kini marre kete teme !? Lereni se nuk ben per neve ? Imagjino te ngelesh ne klase ne tetevjecare se nuk ke mesuar kete lende! tung
Hahaha dhe imagjino po te jesh ne te njejten kohe djali i nje imami..
Pafytyresi! Paudhesi! Njihet ky fenomen ne historine e fese.
Une nuk ka pare as ne zonen me te thelle te Shqiperise te “dhjese” njeri mbi varre. Edhe ne ’67, dhe ne qender te Tiranes tani, eshte klasa qe ju perfaqesoni qe e ka bere kete gje. Edhe ne varrezat e Tiranes eshte prape kjo klase qe nga keqmenazhimi ka cuar ne kete katraure.
Pra ju keni bere nje analize te bazuar mbi nje fakt te rreme. Shqiptaret nuk kane bere edukate fetare edhe na vjen turp per ate qe po ngrihet sot.
Pafytyresia me e madhe eshte qe paudhesite e veta tiu a veshes te tjereve dhe me keq akoma nje kombi. Turp
Disa leksione per besimin:
– Eva dhe Adami hengren frutin e te mires dhe te keqes qe do te thote qe nuk ka gjallese ne kete toke qe nuk e din cfare eshte e mira dhe e keqa.
Cdo njeri qe ben nje veprim te keq menjehere fillon procesin e justifikimit. Pra njeriu si qenie komplekse e di te keqen por tundimi e con ne mekat menjere kerkon te shfajesohet. (rasti klases qe perfaqesoni qe, kur japin leje per kabare siper varrit, betonizojne hapesirat publike
keqmenaxhojne fondet publike, kaqmenaxhojne deri hapesirat e varrezave……. e nje sere paudhesi, nga tundimi per te perfituar , gjejne justifikime pafund, nga me te sofistikuarat per te pasur edhe nje “qetesi me shpirtin e tyre”
-Feja eshte nje institucion qe ka deshtuar. Midis zotit dhe shpirtit te njeriut nuk ka ndermjetes. Historia ka treguar qe feja e ka manipuluar njeriun deri ne lufte ne emer te zotit. Institucionalizimi I besimit eshte nje proces ku njeriu kerkon qe justifikoje paudhesite e tij nepermjet nje llogjike njerezore kjo per qellim te manipulimit te njerezve dhe te justifikimit . Eshte I njejti proces qe po beni edhe ju. Populli e di mire rrugen e lirise, demokracise,drejtesise, por me institucionet qe ju keni krijuar justifikoni perfitimet tuaja nga keto procese dhe deshtimin e tyre. Pra ju doni tu mesoni femijeve se veshtiresia nuk eshte te berja e nje veprimi por te aftesia qe ata do kene per ta justifikuar. Pra te rrisim nje brez te pa-besim te e mira.
Besimi nuk mund mesohet ne shkolle.
Ja pra se si Lamja e hedh poshte futjen e edukates fetare ne shkolla. Lejen per prishjen e tyrbes te Toptanit, e dha vete Komuniteti Mysliman, thote Lamja. Dmth ata qe pretendojne se kane edukate fetare. Pra edukata fetare nuk bene pune per respektimin e rregullave shoqerore. Ben pune vetem zbatimi i rrepte i ligjit.
Historia eshte si ushqimi,po hengre shume dhe pa cilesi,mbaron.
Qe te mendosh drejte duhet jo vetem dije por edhe pak respekt.
Imagjinoni ju qe po te ishte p.sh Amerika ne kufij te Albanistanit dhe pa pashaporta apo Viza do mbetej nje shqipetare ne kete vend?
Keshtu ka qene edhe Greqia atehere ne krahasim me Varvaros popola,atehere si ka mundesi per qindra vjet mos te them mijera,kishim Romen mbi krye,Bizantin e Jeorgios Kastriotis dhe nuk kemi nje figure Historike deri sa erdhi Turqia?
Po te kishim nje gjuhe ne emer te “Kombit” nuk do linim nje gjurme,apo ata ishin budallenj dhe ne te zgjuar,se edhe indianet e amerikes dicka shkruajten!
Varet per cfare kombi jemi duke shkruajture,zoti lame.
Varet e Kosines edhe qellimisht disa here,tregojne qe ketu jane popull me identitet ndryshe si ai “Filipi” i Turqise qe vazhdojne akoma dhe mbajne kete popull skllav te nje besimi te ardhur me dhune,vrasje,perdhunime,pengje dhe ky Besim apo Fe eshte e denueshme nga Zoti.
Ose me Kosinen ose me “Filipin”e turqise,perndryshe do quheshe Vasil jo Lame,Kostandin jo Koco,Odhise jo Sevo,Theodhori jo Tedi apo Teodor etj.
Me duket se nuk ju pelqen e verteta,se pjesa shumice e ketij populli pa identitet ose me identitet osmane ka hedhur faren e Tij dhe ska burre nene ta ndryshoj,edhe Diktatori nxori nje liste me vitet 60te qe te krijonim nje identitet “shqipetare” duke vene emra evropiane che jo fetare sic kane qene per 1000 vjet Bizant Greke,se ketu eshte akoma Turqia,ndryshe nuk shpjegohet.
Pyetja eshte,a ishin Ilyret nje zone Greke me Apollonos,me Theatro,me Agi Saranda,me Pirron qe si mbret e Epirit pse ka lene dokumenta ne gjuhen greke dhe jo Ilyre d.m.th “Shqipetare”?
Ju nuk kini as edhe nje ndryshim nga Shkupi qe vetequhen Maqedonas dhe kane Ameriken dhe jo vetem nga pas,qe i mbeshtet kunder Grekeve.
pirdhni se liroheni, kur ne muajin tetor te 2015 ne milano u mdlodh grupimi europian qe po shtrihet dhe zgjerohet ne mbare europen me temen ” E drejta per te qene ateist “ku aderojne qindramijra apo miliona njerez qee nuk duan te trullosen nga llomotitjet fetare, shqiptaret duan mesim fetar . o e mjera shqiperi.
gramatikisht do ishte ” CA MESIME MBI FETE ! = CA MESIME FETARE = NJOHURI MBI KRIJIMIN E FEVE , SI NDAHEN ATO , SI U EMERTUAN ATO , KU DHE KUSH I KRIJOI FETE , PSE I KRIJOI ATO , SI U PERDOREN FETE NE HISTORINE NJEREZORE , CFAR ROLI KANE ATO SOT ,TE MIRAT DHE KEQIAT E TYRE DHE KUR DO MBAROI ROLI I TYRE i TE DREJTUARIT POLITIK NE BOTE !
Dua tju pergezoj per shkrimin shume bukur por kam nje verejtje per fjalen fetarishte qe ne shqiperi nuk ekziston che nuk eshte hera e pare qe kjo gazete perdor fjale te huaja si lancon aplikacionin kur ne shqip eshte hedfh apo leshon fdhe fjale te sajuara fetarishte apo ku di une.
Lamen e ka zene frika se mos i dhjesin mbi varr si hajduti me i madh i arkivave publike. Se ka per gje hipokrizine, shndrimin ne qesharak, servilizmin, avokatine e skllaverise ndaj sociopatise dhe provincializmit, dhe mos zgjatemi se sa me shume merremi me te aq me shume ky kric gjelologjie mendon se ka vlera. Po pllaken e sulltanit e merriton tja fusim ne b…
Po te thuhet e VERTETA per genocidin zhdukes e zhberes, qe ushtroi (dhe vaxhdon…)kolera turko-arabe (natyrisht dhe me vasalet e saj te pervuajtur,greko-sllave), per 500 vjet, jo vetem duhet dhj..re mbi varret e kapllaneve, subasheve, e çdo lloj fekaleje qe la prapa kjo mortaje,..por u duhet dhj..,re ne goje edhe artikullshkruesit, si perfaqesuesi me i denje e ketyre jashqitjeve benevrekesh…!!!………….
Po te thuhet e VERTETA per genocidin zhdukes e zhberes, qe ushtroi (dhe vaxhdon…)kolera turko-arabe (natyrisht dhe me vasalet e saj te pervuajtur,greko-sllave), per 500 vjet, jo vetem duhet dhj..re mbi varret e kapllaneve, subasheve, e çdo lloj fekaleje qe la prapa kjo mortaje,..por u duhet dhj..,re ne goje edhe artikullshkruesit, si perfaqesuesi me i denje e ketyre jashqitjeve benevrekesh…!!!……………..
Kjo qe prek ti lidhet me mungesen e cultures ne pergjithesi, dhe nuk ka lidhje me fete. Neper shkolla jepet mesim Edukata Qytetare, dhe nese I kushtohet me shume rendesi lendes, mjafton per te prodhur nje brez me te edukuar. Nuk ka nevoje njeri per te breza te rinj fetare fanatike!