Meta: Reformat, kryefjala e mesazhit të Uashingtonit

15 Prill 2016, 12:45Politika TEMA

Mesazhet e mbërritura nga Uashingtoni në vizitën e kryeministrit Edi Rama janë të qarta edhe për kreun e LSI-së, Ilir Meta dhe ato kanë vetëm një kryefjalë; reformat.

“SHBA mbështet rrugën e reformave dhe bëjnë thirrje për thellimin e tyre veçanërisht në drejtësi”, deklaroi në një dalje të shkurtër për mediat kreu i Kuvendit.

Meta komentoi edhe rezolutën e Parlamentit Europian, një rezolutë që sipas tij, ngarkon me përgjegjësi politikën shqiptare për të ecur përpara me reformat.

“Mbështes miratimin e rezolutës në PE, që njeh progresin e vazhdueshëm në rrugën e reformave, kërkon zbatimin e tyre dhe është përgjegjësia jonë ta lexojmë ashtu siç duhet dhe që duhet të na bashkoje për të çuar përpara reformat dhe për të lënë menjanë retorikën e panevojshme”, u shpreh ai.

Kreu i Kuvendit përshëndeti gjithashtu edhe vendimin e Partisë Demokratike për t’i dhënë fund qëndrimit të kushtëzuar me Kuvendin.

“Është një vendim me rëndësi për të ecur përpara me reformën në drejtësi dhe që do t’i shërbejë ecjes në rrugën e duhur të reformave”, deklaroi Meta.

2 komente në “Meta: Reformat, kryefjala e mesazhit të Uashingtonit”

  1. e verteta says:

    “kryefjalala “e metes, reforma ne drejtesi…….

    e kush a ai budall qe se beson like floririn…

    botoheni o te shitur te Meta…gazeta Tema apo Meta

  2. Treviso says:

    Kur hyn ne rreth rrotullim qe i ka te gjitha daljet e bllokuara çfar do besh? Patjeter do te rrotullohesh brenda, derisa te hapen rruget. Keshtu ka mesuar dhe koke lopa. Sa do te zgjase kjo?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje