Shtëpia e Bardhë: Reformat, me rëndësi për integrimin e Shqipërisë në BE

15 Prill 2016, 09:01Politika TEMA

Presidenti i SHBA-se Barak Obama dhe nën presidenti, Xho Bajden, përshëndetën Shqipërinë për rolin e saj udhëheqës në nxitjen e tolerancës fetare, për ndihmesën e rëndësishme të Shqipërisë në koalicionin ndërkombëtar kundër grupit ISIS dhe për hapat e rëndësishëm që Shqipëria ka ndërmarrë kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm”.

Kështu thuhet në njoftimin për shtyp të zyrës së nën presidentit amerikan pas takimit mes kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama të enjten e 14 prillit në Shtëpinë e Bardhë.

Presidenti, zv.presidenti dhe kryeministri theksuan rëndësinë e partneritetit të Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara.

Presidenti dhe zv.presidenti shprehën vlerësimin e tyre për rolin kritik që luan Shqipëria për çuarjen përpara të sigurisë në rajon dhe ripohuan rëndësinë e mbajtjes hapur të dyerve të integrimit Euro-Atlantik për stabilitetin në Ballkan.

Presidenti, zv.presidenti dhe kryeministri ranë dakort për rëndësinë e vazhdimit të reformave në mënyrë që Shqipëria të përparojë në integrimin europian”, përfundon njoftimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje