VIDEO/ "Udhëtimi i tmerrit", ja si përdoreshin helikopterët në kohën e Arben Imamit

15 Prill 2016, 13:50Politika TEMA

Gazeta shqiptarja.com ka sjellë një video ku tregohet se si përdoreshin helikopterët e ushtrisë kur ministër i Mbrojtjes ishte Arben Imami dhe kryeministër Sali Berisha.

“Opozita shqiptare bën shumë mirë që kërkon me forcë të dijë se çfarë ndodhi në fluturimin me helikopterin EC 145 të ushtrisë ku vdiqën tragjikisht dy pilotë shqiptarë.

Por vetëm e vërteta dhe ndershmëria mund të bëjë dallimin mes atyre që mendojnë për këtë popull dhe atyre që flasin kot, sa për të folur apo kaluar rradhën. Pas bllofit me shpifjen (i përfshirë vetë Berisha dhe media e tij) se Helikopteri i ushtrisë po transportonte mermer për shtëpinë e Ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli, në web, rishfaqen disa video si për të kujtuar një kohë jo shumë të largët, ku duket fare mirë koncepti dhe përdorimi i ushtrisë dhe helikopetërv e të saj nga atëherë ministri i mbrojtjes Arben Imami, pjesë e kabinetit të kryeministrit Berisha.

Në videon e parë, të quajtur nga gazetari i RTSH-së që e ka postuar në web atëherë, si “udhëtimi i tmerrit”, duken pilotët e FASH, që bëjnë një udhëtim shumë të rrezikshëm, mes të qeshurave, kabinës së mbushur plot dhe aventurës së rrezikshme.

Video e dytë, gjithnjë nën drejtimin e Ministrisë së Mbrojtjes nga Arben Imami, është videoklipi i një këngëtareje të njohur: Zajmina Vasjari. Ironia e fatit në këtë video të dytë, ku duken dhe tabelat ndaluese për t’u futur e për të përdorur mjetet e ushtrisë, nën këmbët e Zajminës, ish-ministri i Mbrojtjes Imami ka vënë çdo gjë që Ushtria Shqiptare kishte në dispozicion: Nga Helikopterët, tanket, ushtarët etj.

Opozita bën shumë mirë që sot kërkon korrektësi, por gjurmët e shëmtisë dhe vulgaritetit të përdorimit të shtetit prej saj, janë ende shumë të dukshme.”, shkruan shqiptarja.com

10 komente në “VIDEO/ “Udhëtimi i tmerrit”, ja si përdoreshin helikopterët në kohën e Arben Imamit”

  1. ballajdija surrugato says:

    Ben imam ballajdia i ka pas helikopteret privat se ja kishte lene babsaliu,ai qe e rrahu dhe i they dhembet,pastaj ai ka qene edhe gjenerali jugut si sanco pance.
    Pa le kur na del tek opinioni te japi mendime edhe ky koqe debili.

    1. ALpini says:

      Pse po na e thoni tani
      mbas rrezimit te helikopterit
      qe transportonte pllaka mermeri.
      (kutija e regjistrimit dhe
      ushtari jane pa memorje
      por dhe mund ti kthehet)

  2. Elton says:

    Po kullosnin dhite me helicopter.
    Gjeneral Arben Imami e beri ushtrine tone qe ta kishte frike dhe vete USA

  3. gasper says:

    po nuk u vra ndonje pilot e merro??????

  4. Lpl says:

    Shume moralist je Mero sepse moralizmat nuk sherbejne se moralizmat jane e kunderta e moralit.

  5. Lomi says:

    Sikur s’vdiq njeri tu bo pilotin dhe muratorin bashke??

  6. beni says:

    Ne ate kohe, ishte Ylli Zylaj dhe Dritan Demiraj dhe Xhemsi

  7. hasan says:

    Te vdisnin dhe me helikopter behej nami pastaj, pak vdiqen ne Gerdec? Mos spekuloni trimaaaaa!

  8. mirel says:

    I ra Mimit, duan tja ngecin Imamit…
    Hajde gjeje kete gjeegjeze
    ushtari smban mend fare, edhe pse doli me not ne breg.
    Fix e paspjegueshme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje