Nëna e çoi drejt ISIS, babai kërkon djalin 6-vjeçar

15 Prill 2016, 20:09Sociale TEMA
Nëna e çoi drejt ISIS, babai kërkon djalin 6-vjeçar

Emisioni televiziv Italian, “Le Iene” i ka kushtuar së fundmi vëmendje një ngjarje tronditëse nga Kosova. 6-vjeçari Alvin Berisha është dërguar nga nëna e tij në Siri, për t’iu bashkuar grupit militant të ISIS.

Historia është e pabesueshme, por siç kanë treguar pamjet e transmetuara nga Italia Uno, fatkeqësisht është e vërtetë.

Koha e nisjes së fëmijës drejt zonave të luftës në Siri është 12 dhjetori i vitit 2014: kamerat e sigurisë në aeroportin Orio al Serio të Bergamos kanë kapur vogëlushin Alvin Berisha, në shoqërimin e nënës së tij, 32-vjeçares Valbona Berisha, para nisjes me një çantë shpine drejt vendit ku ai nuk e di se çfarë e prêt.

Historia është treguar nga babai i 6 vjeçarit, Afrim Berisha. Ai jeton në në Barzago (Leço).

Ai ka thënë se familja e tij nuk është fundamentaliste, por se bashkëshortja e tij ka ndryshuar, pasi ka dëgjuar njerëz të çuditshëm në internet dhe pasi ka rënë në kontakt me imamë kosovarë.

3 komente në “Nëna e çoi drejt ISIS, babai kërkon djalin 6-vjeçar”

  1. F.K says:

    Kur ishte bumi i madh i martesave mes vajzave shqiptare nga veriu , me maqedonas apo serbe ,mediat kosovare ,shoqata ,dhe deri ne njerez te thjeshte u ngriten ne kembe per te protestuar per kete fenomen ,biles biles ka edhe disa video ne you tube me titullin “ne shtrat me armikun “.Kur fundi i fundit behej fjale per vajza qe kishin prekur nje moshe kritike per te gjetur burre ,por mbi te gjitha zgjodhen serbe dhe maqedonas per ti shpetuar dhunes se mashkullit shqiptar ,,,ndersa tani qe grate e kosovareve po ja mbathin me xhihadistin e pare qe gjejne ,mediat ,shoqatat dhe patriotet matane kufirit i ka ikur zeri me kohe .Asnjeri nuk di gje ,asnjeri nuk e mori vesh pse ky , ai apo ajo moren rrugen e sirise ,te gjithe djem dhe vajza te mire qe nuk kishin prekur kuran me dore ,dhe nuk ishin mbuluar as edhe njehere ,cudi e madhe kjo puna e qeflijeve te kosoves .Apo me mire me arab se sa me shkije ?

  2. tfgs1 says:

    nje tjeter fakt/pergjigje per gjithe dylberat myslimon brodhers ne Shqiperi e Kosovo qe tregon gjakun arab tuajin……ptuuu!

  3. undefined says:

    kush tha qe ajo nona ishte shqiptare, e boni ket gje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje